News Kultura  |  Epika  |  Mitologjia  |  Kanoni  |  Gjuha  |  Letersia  |  Muzika  |  Historia  |  Shoqnia  |  Personalitetet  |  Ekonomia  |  Gjeografia  |  English

Historia e Malcise (outline)

Pėrveē lidhjes sė emnit tė Jutbinės dhe Kangėve Kalorsiake, normat, zakonet, kultura dhe ligji i Malcisė Madhe āsht shumė i ngjashėm me ato tė Malit tė Zi, Serbisė, Bosnjes, dhe Kroacisė. 

Simbas regjistrave  bizantin, sllav, venedikas, e katolik.—duke mbledhe nji cope ketu e nji cope atje—del se nė mesjetė egzistonte nji krahinė autentike dhe unike e quajtun Pulati .  Ajo perfshinte 12 fise, ose krahina Kelmendi, Hoti, Gruda, Shkreli, Kastrati, Trieshi, Pipri, Kuēi, Vasojeviēi,  Krasniqja, Gashi, Bytyēi.  Nė veri ato kufizoheshin me sllavėt, ne jug me Arbninė dhe ne prendim me Shkodrėn. 

Simbas studimeve te bame prej dialektologjistit Gjovalin Shkurtaj del se Rrancat e Malcisė (Kopliku, Grizha, Buza e Ujit, Jubica, Reēi,  Lohja e Rrjolli) jane me origjine prej Malcise Madhe, prandaj ato duhet te kene qene pjese e Malcise Malcise siē njihej ajo nga shqiptaret, ose Pulatit sic njihej Malcia nė regjistrat bizantin, sllav, venedikas, e katolik perpara ndamjes se 12 Maleve nė Malci tė Madhe dhe Malci tė Vogėl (ose Malci tė Gjakovės)

Origjina e Malcisė

Shumė studjues mendojnė se dyndja e Sllavėve nė jug i shtyni Malcorėt nga krahina e Udbinės ne Kroaci (1) ose Bosnje (2) drejt Shqipnisė.  Udbina, ose Jutbina, āsht emni i pėrbashkėt i Lugjeve tė Verdha ne kangėt e Kalorėsve Shqiptarė (Epikes)

Pėrveē lidhjes sė emnit tė Jutbinės dhe Kangėve Kalorsiake, normat, zakonet, kultura dhe ligji i Malcisė Madhe āsht shumė i ngjashėm me ato tė Malit tė Zi, Serbisė, Bosnjes, dhe Kroacisė. 

Malcia nė Shqipninė Mesjetare

Pėrpiluem prej: Dr. Ludwig von Thallóczy-t

Āsht pėr t'u shėnue nji gojdhānė mbas sė cilės disa fise shqiptare e sėrbe rrjedhin prej sė parėsh tė pėrbashkėt, b.f. si Vasojeviēi, Piprri, Ozriniqi, tė cilėt sod janė sėrb, dhe Krasniqi e Hoti, shqiptarė, dalė prej pesė vllaznish. Kuēėt nė Lindje tė Malit tė Zi sod janė sėrb orthodoks, por Mariano di Bolizza nga Katorri i pėrmźnd nė pėrshkrimin qi i bān vźndit tė tyne nė 1614 si "Chuzzi Albanesi", "del rito romano". Nė krahinėn e Prizrenit e tė Pejės gjźjmė ndėr letrat e kryepeshkopit t'Ohrit, Demetrios Chomatianos (rreth 1230-s) e nė dokumentat shumė tė hollsishėm tė monastirevet sėrbe, sidomos tė Deēanit (1330) dhe tė monastirit tė Kryźngjėllit nė Prizren, nji popullsķ tė dźndun bulqish me qinda emnash personalė slavishtje tė vjetėr, ndėr tė cilėt vetėm disa janė shqiptarė, si Llesh, Gjon ase Gjin et.

Familjet Fisnike te Mesjetes
Nik Leshai

Simbas shume studjuesve, Balshajt jetonin ose ne qytetin Balessium, afer Rrjollit, ose ne Bajze.  Megjithese ka studjues te cilet i nxjerrin Balshajt me prejardhje Sllave, Rumune dhe deri Franceze. 

Simbas Marin Sirdanit, mbas ramjes se mbretnise Serbe e cila pat dominue Shqipnine per shume shekuj, Balshajt, te cilet kishin konvertue ne ortodoks gjate sundimit sllav, konvertuen ne Katolike dhe, nė krye te Lekėve tė Malcisė, pushtuen Shkodren.  Mā vonė ata e paten zgjerue dominimin e tyne pergjate zotnimeve antike ilire.

Qyteti i Balshajve (Balessium)
Theodor Ippen, Konsulli i Austrisė

Nė rrethinat e Shkodrės ka ekzistuar nė kohėt e lashta qyteti Balessium prej tė cilit, siē thotė Barleti, qė nga viti 1448 s 'kish mbetur tjetėr gjė veē emrit.Ai ishte shkatėrruar prej barbarėve, por duket se ishte rindėrtuar, pasi pas periudhės avare pėrmenden ipeshkvė tė dioqezave Palachiensis dhe Bal1eacensis. Emri i parė del nga njė letėr qė i drejtohet arqipeshkvit tė Tivarit nė vitin 1062 nga Papa Aleksander II (Farlati, IIlyricum sacrum). Ipeshkvia ishte nė varėsinė e arqipeshkvit tė pėrmen¬dur. Mesa duket ajo kish qenė mė parė nėn mitropolinė e Dokleas, e cila mė vonė qe zhvendosur nė Tivar.

Lidhja Fisnore e Kastriotve me Balshajt

Nik Leshai

Ne vitin 1444 Gjergj Kastrioti deklaronte se prejardhja e Kastrioteve ishte nga fisi Balshaj(1).  Kjo duhet marrė si afirmimi mā i vertetė i prejardhjes sė Kastriotėve perkundėr pretendimeve te historianėve qe e nxjerrin Skanderbeun herė grek, herė serb, her maqedonas, her shqiptar, si edhe pretendimeve tė historianėve shqiptarė ku Kastriotėt dalin herė Matjanė, herė Krutanė, herė Mirditas, herė malcorė prej Kastratit, herė Dibranė, herė Kosovarė.

 

Balshajt

Marin Sirdāni

 

Mbas dekės sė Stefan Dushanit, Carit tė Serbisė, 1355, perandorija e tij u nda ndėr shum dukate e principata, qė per ndonji kohė njoften Carin serb si kryezot, por mandej seicili princ e dukė u dishmue krejt i pamvarun. Nji nder kto princni njehej edhe ajo e Dukagjinve qi pershijte Lezhen me disa krahina. Ma tė madhin tė trandun perandoris serbjane i a dha nji kryetar shqyptar i Balesit .

 

Pushtimi Ottoman
Nik Leshai

Gjate pushtimit Ottoman, Malcia e Madhe ka qenė zona me pavaresi mā tė madhe nė gjithė Shqipninė.  Edhe krahina tė tilla si Mirdita qe kishin edhe ato njifare autonomie, kishin marreveshje me Turqinė me i dergue ushtare sulltanit kur t'i kerkonte ai.  Gjithashtu, Mirdita p.sh., ka pase edhe Pashė, ēka tregon pranimin e hierarkise ushtarake te Ottomaneve.

Kryengritja e Malėsisė e vitit 1911

Gjon Fran Ivezaj

    

Malësia, një emër i hershme i trevave shqiptare, që ndër shekuj janë larë me gjak e mbi gjak, për të ruajtur tokën e të parëve. Ngado që të gërmosh, në gurët e kështjellave të natyrës, mëson për dëshmitarët e shumë ngjarjeve historike në trojet, ku ruhet ende gjaku i pastër i trimave legjendarë, që mbajtën krenar nderin e flamurin. Edhe pse armiqtë tanë shekullorë, u munduan me vite e shekuj të rrëmbejnë copë nga trojet, heronjtë legjendarë, duke filluar nga princat dhe deri tek fatosat e lirisë dëshmuan, se Atdheu, është më i shtrenjtë e i shenjtë, për të cilin, flijuan jetën e mbetën të pavdekshëm në histori.

 

Nė Pėrkujtim tė Martirėve tė Flamurit, 1911

Nė fjalorėt enciklopedikė tė popujve pėr stinėn e bukur tė pranverės, gjenden me shumicė tog-fjalėt “magjike”: Pranvera e Lirisė, Pranvera e Ringjalljes, Pranvera e Shpresės, Pranvera e Dashurisė, Pranvera e Luleve dhe Bukurisė etj. Ndėrsa nė fjalorin tonė kombėtar ekziston prej kohėsh i “strukur” tog-fjalėshi domethėnės Pranvera e Flamurit. E kėtė e kemi tė trashėguar nga Pranvera e vitit 1911, kur sė bashku me kėtė stinė shqiptarėt e Veriut “sollėn”

SHKRELI  DHE  ROLI  I   TIJ  NĖ  KRYENGRITJEN  ANTIKOMUNISTE  TĖ MALCISĖ MADHE, NE VITIN 1945
Franz Llesh-Grishaj

 

Simbas Frederick Douglass, “e verteta asht e pershtatshme dhe e bukur ne cdo kohe dhe ne cdo vend.” Por per fat te keq, kjo e vertete kje e kunderta ne shtetin tone Ame dhe neper viset tjera Shqiptare nen sundimet shoviniste Greke dhe Sllavo-Komuniste-Jugosllave. E verteta historike jo vetem qe asht mohue e lane n’ erresin por asht edhe shtremnue ne nje menyre te pafalshme. Per shembull dokumenti i Shpalljes se Pamvaresise Shqiptare te vitit 1912 falsifikohet nga historiografet e Akademise se Shkencave te RPS e te Shqipnise tue mbulue firmat e Mid’hat Frasherit, Lef Nosit dhe Mustafa Merlika Krujes.1 Ne te njajten kohe, ata qe paten guximin per te fole, me shkrue ose me veprue te verteten jane denue me burg ose vra me gjyq apo pa gjyq nga pushtetmbajtsit.

 

Malcorėt nėnShkodrakė dhe Toptanėt
Marin Sirdani

 

Asht folė e shkrue nė rasen e 25 vjetorit t'indipen-dencės kombėtare per sa e sa vende tė ndryshme tė Shqypnis tė cilat e dhanė kontributin e vet per t'ia mbėrrijt me e pa atdhen tė libruem prej robnijet tė ma se katėrqindvjeēare. Nji vend qi asht lanė si mbas doret asht Gurzi e Bregu i Matės, a ma mirė me thanė, vepra e zhvillueme per lirin kombėtare prej Malcorėve tė qujtun, pse dimnojn nen Shkoder, Nėnshkodrakė.  Kėta, si tash po tregojm per tė gjatė tė kėtij artikulli, ma se nji herė rrezikuen gjanė, mallin e vun gershanė kryet per tė trajtue nji atdhe tė lirė. Mėritimi i tyne nė lamė atdhedashtnijet kje fort i madh. Vuejtjet, flijet e heroizmi i tyne ndimoj per tė trajtue e sigurue pamvarsin kombėtare, prandej me ket shkrim due tė perkujtoj vepren madhshtore tė tyne.

 

Kush e Perban Malcine e Madhe Sot?

Per mungesė studimesh nga njerėz kompetent, Malcia e Madhe konsiderohet treva gjeografike qe perfshine Hotin, Gruden, Kelmendin, Kastratin, Shkrelin.  Gjithashtu kur disa imagjinojne Malcine e Madhe, ata e mendojnė ate si katolike.  Tė dyja janė gabim.  Malcoret nuk jane katolikė. Ata jane katolikė dhe musliman.  Gabimi ketu ndodhe sepse ka krahina shqiptare te cilat jane kthye 100% ne musliman, si Postrriba, ose kane mbete 100% katolik, si Dukagjini, Mirdita, Zadrima. 

Sot -- Ku gjinden Malcorėt?

Londer, Detroit, New York.  Malcoret kane emigrue ne mase ne shum vende, por perqendrimi ma i madh i tyne duket se sot-per-sot asht ne keto tri qytete perendimore.  Etika shekullore e punes ka ba qe shume malcore te arrijn suksese netregti, art, politike, dhe studime akademike

 

_______________________

Copyright © Malcia 2005-2009. All rights reserved .