STRUKTURALIZMI
Nik Leshai
Strukturalizmi e ka origjinen ne strukturalizmin lingustik te Ferdinand de Saussure, nji zviceran i cili konsiderohet si ati i linguistikes moderne s'bashku me Charles S. Pearce, nji linguist tjeter ky prej Ameriket. Strukturalizmi thote se njerezit dhe elementat e tjere te natyres jane krejtesisht te parandesishem, dhe se vlera e veprimeve dhe eksperiencave ne cdo situate determinohet dhe merr kuptim vetem nepermjet te nderlidhjes qe x-person ose x-eksperience ka me te tana elementat pjesmarres ne ate situate ku personi perjetoi eksperiencen e tij. Keto sisteme, te cilat Strukturalizmi i konsideron a-politike, jane institucione te ndertueme dhe te kontrollueme mire nga ligjet, kanunet dhe rregulloret. Nderlidhja e ketyne sistemeve krijon nji super-strukture e cila asht kaq e nderlikueme dhe kerkon me kaq rigorozitet zbatimin e rregullave te ketyne strukturave saqe personi asht krejtesisht pasiv. Nji shembull i marrun shpesh qe definitizon pafuqine e njierit ndaj rregullave te strukturave asht ky: nji njeri mundet me ndertue nji porte futbollit ne kopshtin e tij dhe mundet me ba gola ne kete port gjithe diten, por ata jane te pavlefshem sepse strukturat qe mbikeqyrin rregullat e lojes se futbollit, si UEFA e FIFA, nuk e aprovojne kete situate apo eksperience, megjithese porta e tij mundet me qene e ndertueme simbas standardeve egzakt te FIFA's. Ajo qe asht edhe ma e keqe asht se individuali s'mundet me i influencue keto sisteme. Ky sistem hjedhe dyshim mbi herojte dhe liberatoret e medhenj te kombeve dhe botes, nji ide te cilen post-strukturalizmi do t'a çonte edhe ma ne ekstrem.
Strukturalizmit” rryme e cila vazhdon me qene dominuese tash nji shekull hodhi bazat shkencore te linguistikes. Gjuha ne sistemin strukturalist te Saussure shihet si nji strukture e cila funksionon nepermjet nocionit te ndryshimit, p. sh. ne e dallojme fjalen molle nga fjala dardhe sepse keto dy fjale kane forme te ndryshme. Me forme te ndryshme Saussure nuk nen-kupton ndryshimin ne mes te frutit te molles e atij te dardhes, por ndryshimin ne mes fjaleve te shkrueme moll dhe dardhe dhe ndryshimin ne konceptet e ketyne dy frutave qe egziston ne mendjen e njeriut
Saussure e quajti teorine e tije “semiologji, qe dmth “shkenca a shejave”. Ekspert ne fonologji, ai zbuloi se ashtu siç dallohet fjala e shkrueme molle nga fjala e shkrueme dardhe sepse ato jane vizualisht te ndryshme, njeriu asht i pajisun me nji sistem te mbrendeshem i cili ban te mujtun diferencimin e tingujve. Ai e quajti kete sistem “opozitat binare” dhe mendoi se kjo e ban “kuptimin te mundshem”. Per shembull njisia ma e vogel e kontrastit akustik e cila quhet “allopheme” mundeson dallimin ne mes fjaleve te te tilla asht (âsht) dhe asht (pyll) dhe pak. Ne kete rast allofemet e fonemit "a" jane si ma poshte:
asht (folja me qene) asht (pyll i dendun) pak âsht aasht pʌk (a e shkurte)
Njeriu ka aftesi jo vetem me i shqiptue ndryshe fjalet e masiperme por edhe me dallue ndryshimin ne mes ketyne fjaleve kur dikush tjeter i thote ato. Aftesia asht biologjike, sepse ne kena mundesi me prodhue nji tingull specifik dhe akustike sepse kena mundesi me dallue nji tingull nga nji tjeter. Kjo tregon, simbas Saussure, se gjuha asht nji sistem vet-rregullues
Nji prej ideve krysore te Saussure asht se gjuha dhe ligjerata jane te ndryshme. Gjuhen ai e pa si totaliteti i nji sistemi abstrakt te drejtuem nga rregullat e gjuhesise te cilat shfaqen individualisht ne çdo person gjate perdorimit vetjak te ligjeratave ose uterancave. Ligjeratat duhen kuptue ne varesi te kontekstit te folesit dhe situates dhe jo simbas rregullave te gramatikes. Keshtuqe gjuha asht nji fenomen shoqnor, ma teper sesa nji fenomen gramatikor apo drejteshkrimit i shprehun nga linguista te izoluem ne laboratoret e linguistikes. Ne perputhje me kete pikepamje asht zhvillue edhe pragmatika e cila i qenderon perkrah sematikes, por ka randesi primare per gjuhe-perdoruesit.
Gjuha asht “paraprakisht-aty” per perdoruesin e saje. Njeriu nuk shpike gjuhen as rregullat e saje. Ajo vetem asht pjestare e kultivimit dhe zhvillimit te matejshem semantik e pragmatik. Maredhanja ne mes personit dhe gjuhes, simbas Saussure, asht maredhanje e pjeses me te ploten dhe do te ishte ma e dobishme me egzaminue format strukturale sesa me ju referue permbajtjes.
Saussure mendoi se konceptet jane arbitrare, por kjo s’dmth se kushdo mundet me i emnue objektet simbas deshires. Me fjalen arbitrare ai ka ne mendje fjalen konvencione. Menjifjale ne jemi marre vesh me e shkrue ose me shqiptue fjalen molle ne nji menyre te caktueme, kurse konvencioni i gjuhes angleze asht apple. Prishja e konvencioneve sjelle keqkuptime dhe veshtiresina ne komunikim, prandaj edhe rregullat artificiale mbi gjuhen sjallin disavatazh ne masen e gjane te popullesise ngaqe ata qe vene rregulla jane zakonisht linguistat ose organizatat politike. Ky çrregullim vjen si rezultat i nevojes se popullates me ndryshue ate te cilen ajo e ka pervetesue ne menyre te pavetedijeshme, qe asht edhe nji nga idete ma themelore te linguistikes moderne.
Nji shembull i tille asht standardi i gjuhes shqipe ku edhe mbas tri gjeneratash shkollimi ne universitet me kete standard, geget prape-se-prape flasin gegnisht. Permateper edhe ata toske te cilet erdhen ne Gegni, si p.sh. ne Tirane, Durres e Elbasan, dhe e flitnin lehtesisht standardin, po vene re se femijet e tyne te rritun ne Shqipnine e Mesme flasin gegnisht.
Kjo forme gjuhesore e cila aplikohet ne Shqipni asht ajo perspektive e cila quhet Preskriptivizem dhe rrjedhe jo vetem prej filozofise Deterministe. Nji kandveshtrim tjeter ne gjuhesi, i cili asht edhe kandveshtrimi dominues ne perendimit sot-per-sot, quhet Deskrpitivizmi i cili rrjedhe ma teper nga menyra e te menduemit post-strukturalist dhe asht influencue nga filozofia e Relativizmit. Kjo perfshine ata shqiptare qe kerkojne integrimin e gegnishtes ne standardin e sotem shqiptar.