Postmodernizmi
Nik Leshai
Ky “fund” i modernitetit ka marre nji trajte ekstrimiste ku ne vend te adhurimit te rregullit te modernitetit adhurohet çrregullimi i post-modernitetit. Proponenti ma i madhe tash-per-tash i spjegimit te modernizmit duket se asht Lyotard i cili beson se shoqnia e modernitetit mbahet ne kambe nepermjet grand-narrativave te cilet sherbejne si meta-narrativa, çka dmth narrativa qe spjegojne narrativa te tjera. P.sh grand-narrativi i Krishtit spjegon grand-narrativin e djallit, grand-narrativat socialiste/marksiste spjegojne grand narrativat kapitaliste, grand narrativat naziste spjegojne grand narrativat komuniste/marksiste. Me fjale te tjera çdo shoqni dhe çdo perspektive ka grand narrativat e saje dhe influencimi i personit nga keto besime varet shume nga kultura pjese e te ciles ajo asht.
Post-modernet akuzojne modernitetin se besonte ne narrativa te qendrueshme, te pa-ndryshueshme dhe universale, çka nuk asht e vertete sepse vete triniteti i Iluminizmit qe gjindet ne besimet e modernisteve, logjika, aresyeja, dhe racionaliteti si perbasit e rregullit dhe shkences nuk lejojne nji gja te tille ngase ato duhet me qene te pa-influencueme nga interest jo-objektive siç jane ato personale dhe qeveritare.
Shkodranet kane nji shprehje me te cilen ata definitizojne rrencin: "Ai e qet rrenen ne Bahchallek mandej e beson vete ne Rus". Bahchalleku dhe Rusi jane te lidhun me linje autobuzi, keshtuqe rrena ece ma shpjet se autobuzi simbas Shkodraneve, prandaj edhe ai qe e ka qite rrenen ne Bahchallek kur hipi ne autobuz, e gjene ate rrene "tue e prite" kur ulet ne Rus, prandaj edhe e beson.
Keshtu edhe post-modernistet e hjedhin kete akuze ne shesh, mandej e besojne vete, bajne te tjeret me e besue dhe perfundimisht ngrihen kunder kesaj akuze. Ne njifaremenyret mendimtaret post-modern, kryesisht franceze, qarkojne kunder vetvetit – pra ata akuzojne, besojne akuzat e veta, mandej çirren kunder ketyne akuzave. Çka propozojne keta mendimtare franceze? Lyotard, i cili asht deridiku centrist, dhe Baudrillard, i cili asht leftist ekstrem propozojne rregulla te reja.
Postmodernizmi, si edhe modernzimi ushqejne nji urrejtej te madhe per te verteten, te bukuren, esencialen, dominanten, te sofistikuemen, klasiken, te nalten, qe asht edhe pershkrimi i kultures perendimore te 2500 vjeteve te fundit. Postmodernizmit, ne vecanti, perfshine fusha te tilla si arti, arkitektura, muzika, filmi, literature, sociologjia, mediat, moda dhe teknologjia.
Asht e veshtire me gjete nji date egzakte te fillimi te post-modernimzmit. Disa njerez mendojne se menyra ma e mire me mendue rreth post-modernizmit asht me mendue rreth modernizmit s'parit sepse vete fjala post e definitizon postmodernizmn si dika qe asht e ndryshme ose qe ka kalue pertej modernizmit. Keshtu tue gjete se cka perfaqeson modernizmi, atehere gjindet se cka ka lane mbrapa post-modernizmit. Krejte e thjeshte apo jo! Good luck...
Postmodernizmi i permbahet shume rregullave te njajta me modernizmin
Ngjashmenia e Postmodernizmit me Modernizmin
Nuk pranion egzistencen e nji kufni ne mes te formave te nalta dhe te ulta te artit
Nuk pranon dallimet ne mes zhanreve
Pranon pasticen e zhanreve dhe formave
Pranon parodimin e klasave te nalta dhe ideve sublime
Pranon brikolazhin - krijimin e nji "vepre artistike" me cfaredo materialit qe rastesisht ndodhi me t'u sjelle neper kambe ne ate moment ne ate hapsine
Pranon ironine ndaj kujtdo e ne gjithcka
Predikon marrjen per loje ne vend te marrjes seriozisht -- te vepres artistike dhe te vetvetit -- (cka nuk aludon painteresim ose pertaci)
Favorizon vete-refllektimin. P.sh. nji imazh kameret ne nji film vete-reflekton se spektatori po shikon nji film dhe jo nji ngjarje te veretet.
Favorizon vet-konshiencen. Autori duhet me qene i vetedijshem se ai po nderton nji veper artit ose letersiet dhe mos me e konsiderue vetvetin si zot ose gjeni
Ne vend te nji historie te mirefillte me fillim midis dhe mbarim, postmodernizmi favorizon fragmentimn e tregimit
Ne vend te nji forme te strukturueme, postmodrnizmi prefeorn nji forme te destrukturueme, decentrueme dhe ku personazhi nuk asht anthropo-centrik ose euro-centrik ose race-centrik, por nji pjesetar i katundit botnor (global village)
Ndryshimi i Postmodernizmit me Modernizmin
Ne te gjitha pikat e masiperme, postmodernizmi duket e perafert me modernizmin por ai ndryshon ne perspektiven ndaj ketyne pikave te njajta me modernizmin.
Modernizmi
Postmodernizmi
Ndersa modernizmi dhe post-modernizmi prezentojne nji perspektie te fragmentueme te subjektivitetit te njierit dhe te historise, modernizmi e paraqet kete pikepamje si dicka tragjike, si dicka qe duhet me te ardhe keq, me vajtue per te, artisti modernist i ven vetit detyren me perfaqesue ate qe institucionet dhe politika e kohes refuzon ose s'ka mundesi me e prezentue. Ata e shofin vetvetin si te destinuem me percue unitetin, koherencen dhe kuptimin i cili ka humbe ne jeten moderne ku urbanizmi dhe teknologjia shkaterrojne e perdhosin perluhen e jetes shoqnore.
Postmodernisti, ne anen tjeter, nuk shqetesohet se subjektiviteti dhe historia jane te fragmentueme, provizionale dhe jo-koherente. Permateper, postmodernisti feston egzistencen e ketyne veçunive te njierit.
Modernisti don me i kthye botes kuptimin dhe sensin e humbun nepermjet artit
Post-modernisti beson se modernisti s'mundet me e krye kete detyre, dhe se vete natyra njerezore asht e tille, pra e fragmentueme, jo-lineare, jo-kohezive, e paparashikueshme. Me fjale te tjera jetes-i-mungon-sensi dhe le te mos pretendojme se arti ke me i sjelle jetes sensin (ne kuptimin e racionalitetit jo seneve) prandaj le te luajme me idene se jetes-i-mungon-sensi/racionaliteti.
Cka asht Postmodernizmi?
Postmodernizmi asht i preokupuem me menyren sesi dutunia organizohet ne nji shoqni. Per shoqnite moderne ditunia shihej si pjese e shkences dhe u kontrastonte me narrativet ose kuptimin e gjindet ne veprat e artit. Ditunia ishte ne njifare menyret dituni-per-hater-te-ditunise ndersa artistet konsideroheshin si shtresa te t'huajuna prej shoqnise ose si mendimtare te ceket. E gjitha kjo nderron ne perspektiven postmoderniste ku ditunia mesohet me qellim me u aplikue ne jeten praktike. Edukimi dhe shkollat e sotme i jep perparesi aftesive prodhuese the deksteritetit me perspektive prodhuese dhe jo nji edukimit te pergjithshe, te paqarte e idealistik .
Perdorimi i kompjuterit, cka nuk njihet prej shumices se njerezve ne republiken shqiptare - ne vacanti ne ato zona ku regjimi i Enver Hoxhes e Fatos Nanos refuzoi me investue per 60 vjet, asht nji aspekt i koheve postmoderne sepse teknologjia e re ka krijue nji menyre te re nepermjet te ciles shperndahet, depozitohet dhe rregullohet perdorimi i informacionit. Disa shkojne aq larg sa me thane se nji informacion qe s'asht i digjitizueshem, pra qe s'mundet me u depozitue dhe shpernda ne kompjuter, s'asht informacion. Ku e ven Shqipnine, sidomos ate mbrenda Republikes qe i mungojne edhe kompjuterat edhe drita, kjo perspektive? -- ne boten e shtate?
Ne kohet postmoderne e kunderta e ditunise nuk asht injorance - ne fakt kjo ide asht nji prej ma injoranteve simbas perspektives postmoderne
Injorance sot ne terma praktike dmth mungesa e aftesise me approprietue, depozitue dhe shpernda informacionin qe asht esencial per nevojat e personit ose te kombit. Kjo perspektive, padyshim qe e ven Shqipnin (jo Kosoven) ne rangun e shtetit ma injornat ne Europe, Lindje te Mesme dhe Azi. Shqiptaret munden me qene te gjithe gjeni, dhe ne vecanti ne Amerike ata kane tregue se kane aftesi me konkurue me cdo kombe e race ne planet, por mbrapambetja ne infrastrukturen teknologjike asht ba ma determinuese per te ardhmen e nji kombi sesa talenti natyror.
Simbas Lyotard, ajo qe ka randesi sot asht se kush vendose cka asht ditunia dhe kush din cilat ceshtje jane te hapuna dhe kane nevoje per nji vendim. E gjitha kjo, simbas Lyotard, asht nji loje linguistike ku ajo qe asht e nevojeshme asht logjike vetem mbrenda ligjeve te linguistikes dhe ndoshta vete logjikes, por keto ligje, linguistika dhe logjika, kane ligjet e veta te cilat jane te ndryshme prej ligjeve te jetes e nevojave te personit apo shoqnise. Logjika dhe linguistika ven rregulla dhe jeton simbas atyne rregullave por keto rregujja nuk jane jetesore, ato jane thjeshte te logjikeshem dhe i permbahen rregullave te linguistikes, por u mungon utiliteti. Megjitheate jane keto rregulla qe vensosin cka asht drejt dhe cka asht gabim sepse ata njerez qe vendosin, tue qene se problemet e tyne jetesore jane zgjidhe prej rrogave te nalta, pushtetit e pasunise, indulgjojne vetvetin ne rregulla te tilla te ashtuquajtuna logjike dhe lingusitike, ndersa ata qe jane te preokupuem me problemet jetesore te nji kombi mbahen jashte sistemit si te pakualifikuem. Nji shembull per ne shqiptaret asht sesi standardi i gjihes shqipe, Tosknishtja e detyrueme me u perdore si standard prej komunistave, ka influencue Shqipnine dhe shqiptaret. Jo vetem qe ne Shqipni punet ma te mira jane u jepen atyne qe dine me perdore mire gjuhen zyrtare, pra Tosknishten, qe dmth Toskeve, por edhe Bosat Gege ne amerike tentojne me marre ne pune Tosket me shkolle te mesme shqiptare ma shume sesa geget me universitet amerikan. Kjo ndodhe kur asht fjala per zyre ku nevojitet komunikimi me shqiptare sepse atyne u duken ma te edukuem tosket me shkolle te mesme ne rruga-ura se geget me universitet ne buzines management. Ne fakt tosket munden me qene krejt te pashkolluem, por gjuha e tyne tingellon ma e edukueme se ajo e gegeve qe kane diploma universitare dhe nuk u vehet faj biznesmeneve sepse ata duen me nxjerre perfitime dhe jo me marre dekorata linguistike.
Nji prej tipareve te te postmodernizmit asht aftesia me shpernda, shite dhe reklamue ate informacion qe personi pozeson, dhe menyra ma e mire asht zotnimi i nji gjuhe sa ma standarde sepse kjo gjuhe kuptohet prej ma shume njerezve. Prej kesaj rrjedhe se geget jane ne disavantazh te madh se ata jo vetem qe nuk kane gjuhe standarde te veten dhe nuk dine me e fole sic duhet gjuhen e standardit shqiptar sepse ajo asht toske, por ata edhe kane krijue percmim per vete gegnishten. Kjo s'ka te bajne me politike as me krahinizem. Kjo pikepamje asht ne menyre strikte e lidhun me bizness, qe dmth me aftesine punesuese qe ka kandidati i cili ose e cila lype pune. Cilado vajze nga Tosknia, me shkolle apo analfabete, punon ma mire si sekretare sesa nji vajze e shkollueme nga gegnia sespe zani i Toskes ne Telefon tingellon "standard". Per kete aresye edhe postmodernet qe pasojne Lyotard besojne ne mesimin e nji gjuhe te kuptueshme nga sa ma shume njerez.
Ku po na con kjo tendenci drejte fragmentimit, perkohshmenise, aftesise me shite vetvetin, dhe mungeses se stabilitetit? A po e shkaterron kjo kulturen perendimore. A ka rruge me u kthye mbrapa pa ra pre e diktaturave dhe mendimeve te tendencive te ndryshme fundamentalistike, totalitare e terroriste? Personalisht une mendoj se asht e pamujtun. Modernizmi dhe post-modernizmi reflektojne ndryshimin e strukturave te fuqise ne bote. Mbrenda 100 vjeteve rraca e bardhe do te jete nji minoritet si ne Europe si ne Amerike, prandaj nji perspektive pasiguriet, e fragmentueme dhe multuperspektiviste cka edhe mbshtjelle ne vetveti dy te parat asht e domosdosheme. Ndryshimet qe kane ndodhe nuk jane teori. Ato jane ndryshime biologjike. Pra vete biologjia, rraca e njerezve, ne perendim ka nderrue prandaj edhe botkuptimi ka ndryshue. E ngjajta gja ndodhi edhe me Greket e vjeter. Sa greket ndejen afer territoreve te vete shoqnia zhvilloi standardin ma te madh te artit kultures dhe humanizmit, periudhe e cila njihet si periudha e Nalte Klasike. Kur grekia, me Aleksandrin e Madh, pushojne s'quajtunit Greke ne kuptimin e mirefillte te fjales, dhe fillojne me u quajte Helenike, cka perfshin gjithe lindjen e mesme e pjese tjera te botes, fillon fundi e grekeve. Kjo asht logjike sepse nji komb qe perfshine shume popuj duhet me applikue nji perspektive te mesatarizueme, multikulturaliste ne menyre qe me u ba sa ma pak te padrejte popujve te vegjel.
Cdo tendenci duhet me qene e bazueme ne filozofi dhe shkence. Shembulli ma sublim asht teoria e Nietzsches, ku teoria gjindet ne Ri-ramja e Perjeteshme e te Njajtes (Martin Camaj e perkthen Ri-kthimi) dhe baza biologjike e kesaj teorie gjindet ne Vullnetin per Fuqi. Teoria postmoderne ka dy figura e saje themeltare qe definitizuen kohen e ardhshme me gjenine e tyne. Te dy figurat jane shume afer te shoqnueme me Nazizmin Gjerman. Heisenberg punoi me devotshmeni si fizicist per nazizmin ndersa Heidegger e konsideroi Nazizmin si alternativa e vetme me e shpetue Gjermanine dhe Europen prej Teknologjine dhe Industrializimin qe kishte sjelle pragmatizmi vulgar i kapitalizmit.
Ashtu si modernizmi, edhe postmodernizmi mundet me u perdore me kuptim negativ, si nji rryme siperfaqesore, eksperimentale dhe rebele-per-hire te rebelizmit.
Republika Shqiptare duket se nuk ka fillue ende me zbulue postmodernistin-ne-mes-nesh. Por shkrimtaret kosovare, ne vecanti Azem Shkreli dhe Anton Pashku shkruajne ne nji menyre qe mund te quhet playful dhe ironike . Ironia e Pashkut asht krejt e rrokeshme si p.sh. ne romanin”Oh” ndersa ironia e Shkrelit asht ma e thelle, ne vecanti me rekurencen e fjales “fjale” dhe me identifikimin e fjales “fjale” me fjalen “ere” cka aludon fluiditetin dhe parrokshmenine e shenjuesit. Gjithashtu edhe me dhanjen e "fjales" personazhit ne vend qe me e pozesue vete si autor, dhe me vendosjne e personazhit tregues dhe te tregimit ne nji kandveshtrim hapsinor te caktuem. Nji shkrimtar i trete vepra e te cilit mund te quhet post-moderniste asht Martin Camaj i cili arrin nji shkrimje pothuaj perfekte te personales me shoqnoren, kombetares me individualen, te kaluemes me te ardhmen. Ndersa shkrimet e Pashkut jane qellimisht destabilizuese te formes, permbajtjes dhe vete mendimit, Shkreli dhe Camaj jane ma teper hulumtues te mirefillte te mendimit, gjuhes, destinimit, shansit, formes dhe permbajtjes. Mendimi ne keta tre shkrimtare ndjeke nji shteg jo-linear qe fillon me personin, tretet ne te kaluemen e vetdijes e historise kolektive, kthehet ne te tashmen dhe perpiqet me projektue te ardhmen nepermjet gjurmimit, hulumtimit e ri-hulumtimit te ideve. Shkrimet e tyne jane nji perpjeke me ri-mendue te kaluemen dhe menyren se si identiteti yne asht parashtrue ne narrativat e kohes