Modernizmi
Nik Leshai
Jean-Francois Lyotard: modernizmi apelon eksplicitisht narrativat grandioze, si p.sh. Dialektika e Shpirtit , Hermeneutika e Kuptimit ose Krijimi i Pasunise.
Modernizmi i referohet rrymave te gjana aestetike te shekullit njizete, ndersa "moderniteti" u referohet ideve filozofike, politike dhe etike, te cilat jane baza e aspektit aestetik te modernizmit
Per disa, nji hulumtim i mirefillte i modernizmit duhet me hulumtue disa rryma te shekullit 19te dhe ne vacanti poezite e Baudelaire dhe Teatrin Muzikor te Wagnerit (edhe nji vote pro prishjes se Nietzsche me Wagnerin). Modernizmi ka nji pulratitet kaq te madh saqe disa preferojne termin shumes modernizmat ne vend te termit njajes modern. Modernizmi hulumton ceshtje te tilla si natyra e qenjes vetjake, roli i artit dhe artisti, tjetersimi dhe t'huejtja i njierit ne nji kohe te dominueme prej teknologjise dhe rrymave rebele te drejtueme kunder pikepamjes se stabilizueme e domunuese perendimore. Imagizmi i Ezra Pound, meditimi abstrak i T.S. Eliot, logjika poetike e maredhanjes midis subjektit dhe objektit to Wallace Stevens, dhe ne vacanti Rrymat e Vetdijes te James Joyce i cili u dha randesi si ndersimeve kognitive ashtu edhe atyne te ndjenjave e sjelljes--te cilat sebashku influencohen aq sa nga bota e mbrendeshme e personazhit aq edhe nga bota e jashtem ku personazhi jeton, si edhe politika feministe e Virgjinia Woolf, jane disa pika kulminante te arritjes se letersise se modernizmit ne gjuhen angleze.
Modernisti, deperton ma thelle ne boten e narrativit, narrativistit dhe konsumuesit te tregimit sesa paraardhesit e tij. Ai i jep randesi zanit te atij personazhi i cile veren, shenjon dhe projekton perspektiven e tij mbi ngjarjet dhe objektet te cilat ai i ka zgjedhe per tregimin e vet. Modernistit dvete pyetjen "Zani i kuj po ndigjohet?" Modernisti gjithashtu dvete pyetjen Kush asht ai person qe po flet ne menyre qe me dite perspektiven e folesit. Ai i jep randesi te madhe kohes dhe kohezimit te projekteve te cilat ai besonte se do te arriheshin ne nji linje te drejte progresive, linje e cila ece perpara ne histori.
Ne anen filozofike modernizmi gjen pefaqesuesit e saj ne idene e Vullnetit dhe te Pavetedijes te Schopenhauer dhe Nietzsche. Ndersa Vullneti merr formen e vullnetit personal dhe keshtu u krijue ideja se artisti asht i shtyme perj forcave qe nuk jane ne doren e tij, por gjithashtu se artisti ashte i predispozuem prej natyres me kenaqe vullnetin e vet. Ne anen tjeter Pavetedija asht forca shtyse e vullnetit. Kjo perpsektive e pavetdijes i shtyni artistet me mendue se rregullat the percaktimet e formes se artit perendimor ishin intelektualizma sterile, prandaj ata u nxituen me gjete frymezimin e ardhun "direkt" prej pa-vetdijes te paperlyem me teorite dhe politikat e kohes, çka ishe nji ide shume e mire ne parim, por e pa-realizueshme ne praktike.
Ne shume pikpamje, mendimi modernist asht pjese e tradites Iluministe. Ai preokupohet me kontrollin racional te jetes, besimeve, vlerave dhe sensibiliteteve aesthetike. Modrenizmi, ashtu si Iluminizmi e bazon perspektiven e tij ne grand/metanarrativat e perboteshme. Megjitheate, shkrimtaret moderniste u distancuen prej tradites duke shpike forma te reja narrative. Simbas modernisteve parimet iluministe lypen realitete absolute te universit, botes, personalitetit te njierit, ligjit, shoqnise, moralit dhe lista asht e pafund. Asht ky absolutizem dhe autoriteti mbi idete themelore te botes perendimore qe modernistet luftojne. Idete e Nietzsches me ri-vleresue te gjitha vlerat dhe me i ba vend Dionisit (ndjenjave) pekrah Apolonit (ideve) moren nji karakter anti-autoritare ne veprat e modernisteve. Sidoqofte, mohimi i vlerave te tradites prej modernisteve nganjihere asht aq larg prej idese se ri-vleresimit sa asht edhe prej parimeve ilumuniste, keshtuqe disa njerez e perdorin etiketen modernist nen nji kontekst negativ, qe dmth siperfaqesor dhe eksperimental.
Modernisem ka edhe nji kuptim spcifik ne lidhje me Kishen Katolike. Ne fund to shekullit 19te dhe ne fillim te shekullit 20te disa intelaktuale te ri te kishes katolike u perpoqen me interpretue doktrinen e tyne ne nji pikpamje qe do te perputhej me filozofine, kritiken, sociologjine, historiografine dhe parimet e kohes tyne. Zyrtarisht, Kisha Katolike i denoncoi keta intelakutal te ri si nji levizje e lajthitun e disa riosheve eksperimental.
Modernizmi ishte i ndikuem nga ideale te qarta. Ata kishin qellim me eliminue pikpamjet tradiacionale, me krijue nji shoqni ku probabiliteti i ngjarjeve te jetes ishte i parashikueshem, me nji hierarki te mendimit dhe politikes qe do te udheheqte masat ne rruge te “drejte”. Por, vete zhargoni i perdorun perj shkrimtareve i dha rrymes njifare natyret elitiste, gja qe e shkeputi ate nga masat e keshtu arriti qellimin e kundert te vete ideve moderniste, ate te eliminimit te perspektivave normative.
Disa kandveshtrime te modernisteve i dhane emen te keq modernizmit, si p.sh. disa çfaqje dhe eksperimente vulgare dhe pa shije te Dadaisteve, manifestot qe perkrahnin regjimin e kumunizmit te Sovieteve si ajo a surrealisteve, dhe idete frojdiste te shume artisteve te kultures masive te cilet besonin se nepermjet drogave, alkolit dhe ekstazive , artisti do te ishte i afte me zgjue frymezimet e shtypuna, te shtyme, e te ndrydhuna thelle ne pavetedijen e tij.
DISA PIKA PERSHKRUESE TE MODERNIZMIT
Modernizmi kundershtoi standardet e artit dhe letersise te mishnuem ne rregullat e botes perendimore ma s'mirit ne shoqnine Viktoreane.
Figurat kryesore te Modernizmit te Nalte, 1910-1030 jane ata krijues qe ndihmune me redefinitizue poezine dhe narrativin si, Joyce, Eliot, Pound, Proust,Woolf, Mallarme dhe Rilke.
Ne perspektiven letrare karakteristikat kryesore te modernizmit perfshijne
Theksi ma i madh u vehet pershtypjeve dhe subjektivitetit.
Pyetja SI i drejtohet subjektit ne lidhje me objektin,
Pyetja se CKA po perceptohet, menjanohet. Si p.sh. ne Rrymat e Vetedijes se James Joyce ku randesia ma e madhe i menyres se si mendon personazhi dhe jo asaje se cka mendon ai.
Multiple perspektiva i zen vendin perspektives omniscente ne veten e trete e cila prezenton pikepamje te fiksueme dhe qendrime te palekundeshme ndaj moralit. Tregimet prej multiple perspektivave/narratuesve ishin, p.sh. filmat Intoleranca e D.W. Griffith dhe "Citizen Kane" i Orsen Wells
Kufini ne mes zhanreve bahet ma i padukshem. P.sh. proza e James Joyce asht poetike ndersa poezia e T.S. Eliot i perngjet nji dokumentarit
Nji tendenci drejt narrativave te thyeme, formave te fragmentueme, dhe perziemjes se materialeve te ndryshme ne nji narrative qe i jep tregimit formen e kollazhit.
Reflektimi ose vet-konshienca rreth veprave te artit dhe letersise si prodhime, pra si dicka e konstruktueme e cila aludon te statusi i vepres si nji pune e nji personit i cili ka nji perspektive te vecnate dhe prandaj duhet konsumue ne nji menyre te vecante ne perputhje me ate perspektive, por edhe nuk duhet marre teper seriozisht ngaqe asht vetem nji perspektive e nji personit dhe jo nji perspektive universale. Kjo pike aludon te pika e dyte e cila kerkon largimin prej perspektives omnishente te tregimit.
Applikimi i formave minimaliste ne vend te formave te komplikueme.
Mohimi i influencave te teorive aestetike ne favor te influencave dhe shtymjeve te spontanitetit dhe zbulimit te domethanjes ne vete procesin krijues.
Nji mohim i egzistences se nji ndryshimi ne mes te Artit te Nalte dhe atij te kultures masive. Kjo coi edhe ne ekspoziten e fameshme te Nazisteve te titullueme Arti i Degjeneruem (Entartete Kunst). Simbas perspektives naziste -- hebre, bolshevik dhe i degjeneruem kishin te njajtin kuptim.