EGZISTENCIALIZMI
Nik Leshai

Para disa vitesh, nji i njoftun i ime ndoqi nji klase te filozofit te famshem amerikan Richard Rorti. Libri te cilin Rorti perdori per ate klase titullohet “Egzistencializmi, Shkrime Baze”. Ky liber permban pjese te zgjedhuna nga kater autore, Kierkegaard, Nietzsche, Heidegger dhe Sartre. Ne kuadrin filozofik keta kater mendimtare mund te quhen kater skajet e egzistencializmit. Por egziston edhe nji pikepamje tjeter ndaj kesa rryme, ajo e kultures masive. Simbas kesaje pikepamje, e cila reflektohet ne punen e shkrimtareve, artisteve, dhe argetuesve te ndryshem, njeriu asht i vetem dhe egziston si nji qenje te ciles i duhet me gjete shtegun e vet ne rrethana anmiqesore. Mund te thohet se pikepamja e dyte asht disi nji vulgarizim i te pares.
Egzistencializmi i perket koheve te ndryshme dhe pikepamjeve te ndryshme dhe shpesh definizohet ne menyra qe kundershtojne njana-tjetren. Si term fjala existencialist u pat aplikue sparit prej folozofit/shkrimtarit leftist Jean Paul Sartre. Ai ishte i biri i nji francezi dhe i nji gjermanje. Nana e tije quhej Anne-Marie Schweitzer dhe ishte e kusherina e fituesit te cmimit nobel Albert Schweitzer. Sartre konsiderohet si mendimetari ma popullor i kesaj rryme e cila merrini kulmin e saje ne vitet 1940te dhe 1950te. Disa figura kryesore pervec Sartre jane francezet Simone de Beauvoir, Maurice Merleau-Ponty, Gabriel Marcel, gjermanet Karl Jaspers dhe Martin Heidegger, spanjollet Hose Ortega y Gasset dhe Muguel de Unamuno, hebrejt Martin Buber dhe Karl Popper, dhe ruset Nikolai Berdiajev dhe Lev Shestov.(Disa prej ketyne figurave te egzistencializmit, si p.sh. Martin Heideger nuk e pranoi klasifikimin si mendimtar egzistencialist.

Varietiti i shkrimtareve dhe artisteve te etiketuem si egzistencialiste, megjithese disa ishin te dekun ne ate kohe dhe shume kishin mos-pelqim per kete rryme, asht i larmishem. Nji liste e shkurte:
shkrimtaret,
Dostojevski, Ibsen, Jean Genet, André Gide, André Malraux, Samuel Beckett, Knut Hamsen, Eugene Ionesco;
piktoret
Alberto Giacommeti, Jackson Pollock, Arshile Gorky, Willem de Kooning;
regjizoret,
Jean-Luc Godard, homoseksuali dhe komunsti francez
Ingmar Bergman, i cili konsiderohet nga shume kritike si regjizori ma i madh i te gjitha kohnave,
teologji,
Rudolf Bultmann, Paul Tillich, Karl Barth,
psikologji
Ludwig Binswanger, Medard Boss, Otto Rank, R. D. Laing, Viktor Frankl.
Preokupimi me egzistencen ndoshta ishte nji rryme teper e thekesueme dhe abuzueme nga disa egzistencialiste, por disa ide te kesaj rryme jane te qendrueshme edhe sot sepse ato sjellin ne diskutim idene se teorite rreth egzistences njerezore te gjetuna ne antikitet dhe kohet moderne nuk jane te mjaftueshme me spjegue apo edhe justifikue egzistencen e njeriut. Njerezit s’jane materie me atribute te fiksueme as qenje subjektive qe nderveprojne me nji bote objektive. Keshtu, as shkencat e natyres dhe ato shoqnore si psikologjia te udhehequna nga normat e te vertetes, as ligjet e moralit me normat, doket e zakonet te udhehequna prej te t’mires dhe t’drejtes, s’munden me definitizue se çka asht ajo qe me ban mue vetja ime ose cila asht esenca e vetjes time ma te thelle.
Çka asht ajo qe kerkon egzistencializi atehere? Autenciteti! Pervec te mires dhe te drejtes-e-te-vertetes, nevojitet edhe autenciteti nqs jena te interesuem me kape mbrendesine e egzistences se njeriut. Ky kandveshtrim mbeshtjelle ne vetveti idene e protestes kunder filozofise akademike, proteste kunder sistemeve shoqnore si edhe çlirim prej kafazit te hekurt te aresyes.
Egzistencializmi nuk asht kunder filozofise, por kunder pikepamjes se zhvillimit e praktikimit te filozofise si nji entiti e pavarun prej praktikes se mirefillte njerezore.
Temat kryesore te egzistencializmit si tmerri, merzia, t’huejtja, abusrditeti, liria, asgjasia, perkushtimi, kerkojne kategori te reja ne perimtimin e domethanjes se Vetjes.
|
|
|
|
|
|
Sřren Kierkegaard |
Firedrich Nietzsche |
Martin Heidegger |
Jean-Paul Sartre |
___________________________________