![]() |
|||
|
|||
|
|
Kadareja tentoi me asgjesue karakterin e Rexhep Qosjes me shkrimin e tij “Pabesia e nji Polemisti”. Ai arriti njifár suksesi me shqiptarët e thjésht të cilët kuptójn vetëm gjuhën emocionale, por prej nji kandveshtrimi mâ serioz, gjuha emocionale e Kadarés e përdorun në atë esse ‘asgjeson’ Kadarén, jo Qosjen. Tue u nís prej fjalës “pabesia”, të përfshime në titullin e asaj sprove, ne shpresojme me u prezentue me nji përson negativ. Dhe Kadare nuk n’a zhgënjen. Qysh në rreshtat e pár të esés, gjuha vulgare e Ismail Kadarés i përplaset lexuesit në fëtýr. Ai e quan shkrimin e Qoses “të gját, të merzitshëm dhe po aq të pamoralshëm”. Mâ pósht, Karareja vazhdon, “Qosja përdór pikërisht dredhín e vjetër, që u përmend më lart”. Por se perse kjo dredhi âsht e vjetër dhe jo e re nuk jepet spjegim. Gjithashtu kjo "dredhi" nuk vertetohet me argumenta se në fakt âsht dredhi-- as ne rastin e pár ne rastin e dýt. Perfundimisht Kadare shperthen me akuza të pabaza si këto, “Meqénse flamuri i shëmtuem i revolucionit të vonuem demokratik më 1997 i ra dhe, meqenëse në zgjedhjet e fundit në Kosóv, i ra edhe flamuri politik, ka mendue [Qosja] së spekulimet fetare jânë të përshtatshme për t'u bâ protagonist… zgjodhi përgjigjen e shproporcionueme dhe të pamoralëshme… mosmirnjohja kur kapërcen çdo kufi dhe këthehet në atë që quhet "mosmirënjohje e zéz… një búrr i pabés âsht krijesa mâ e pështír në bót… Uncle Vanya”. Le t’i tubojmë të gjitha shprehjet e ngarkueme emocionalisht, pra fyemjet, e Kadarés ndaj Qosjes, “Mosmirnjohes i zi, krijesa mâ e peshtír në bót, i pabés, i merzitshëm, i pamoralshëm, shpifes, karrierist, spekulator, intelektual i deshtuem (Uncle Vanja)”. Gjuh e ngarkueme me teper shum ofendime edhe per nji nxânës të klasës së tét! Për ç'arsye mos me përdór nji gjúh mâ argumentative e mâ të pjekun? Vetëm Kadaré mund, dhe duhet t’u përgjigjet këtyne pyetjeve! Le t’a mbyllim “vrasjen e Qosjes” me nji shenim. Imagjino sikur debati Qosja-Kadaré të kishte ndódh në vjetin 1972 dhe sikúr Qosja të jetonte në Shqipni—me siguri që Qosja do të ishte dérgj në burg të Burrelit sëbashku me Petrit Karazin, dhe familja e tij do të internohej diku afer ndonji kenete ku ajo do të shfrytzohej ne punë skllavnuese. ________________________
Fjalor tosknisht-gegnisht
Fjalor gegnisht-tosknisht
|
Çunmulaj Prelgjokaj |
|
| Copyright © Malcia 2005-2009. All rights reserved . | |||