![]() |
|
|
|
|
Marin Sirdani
Per me mśjt me énd e me kuptue aq sa duhet kontributin e elementit katolik shqyptar nė lįm t'atdhetarķs, duhet me pįs parasysh gjendjen e kombit tón, si nė pikpamje politike, ashtu edhe nė pikpamje fetare qysh nder kóhėt e para tė kristjanizmit e deri nder kóhėt tona. Lypet nji traktim i atķll sepse ēeshtja komtare shqyptare, si ka me u pa, ka qén perhér nė ma tė madhen lidhni me ēeshtjen fetare-katolike. Sikur flirtja e vjeter, thót Shuflai, kje si nji kufi nė pikpamje besimi. Kėtu kufizóhen sot katolicizmi, ortodoksizmi e islamizmi". Āsht pra kjo nji ēeshtje jo vetem e dobishme por edhe e nevojshme me u skjarue mbi veprėn qė zhvilluen nė favor tė komit pjestarėt e njanės nder tri besimet e respekėtueme prej Statutit tė Mbretnis Són. Po nė nji peshim kohe aq tė gjįt, ku duhen zhvillue jo vetem ndodhķt e rrethanat, por ndonjihér edhe situata e vendit, per mos me shkue teper gjįt, kemi me pershkrue vetem pikat qė vķjn me qķt nė shesh aktivitetin e katolikut shqyptar nė lįm t' atdhetarķs per rreth tė sa shekujve, deri nė kohen e Turqve tė Ri. Prej asįj kohe deri nder ditėt e sodit kemi me e vijue nė nji numer tjeter tė ksįj riviste. Do dijt se qysh nder kóh tė para tė kristjanizmit edhe nji numer i mirė shqyptarėsh e mori mbrapa ket besim. Ky numer shkoi gjithnji tuj u shtue, kshtuqi nė shekujt e parė tė ktij besimi nder shum gjytete kjenė ngrehė seli ipeshkvnore si per tregim, - n' Amante (ngjat· Vlone) nė vjetė 344; nė Shkoder, 392; nė Matje, 392; nė Durėc, 424; n' Apolonje, 431; nė Bylis, 431; nė Djokle, 451; nė Vlonė, 458; nė Skampa, 458; nė Prezrend, 458; nė Shurdha Sarda, 592,18. Mbas rregullimit politikuer nė shekullrr tė IV e tė V, Salona e ba metropolija e Dalmacis, Shkodra / per krahinen Prevalis, e Durrci per krahinen e Epirit tė Ri. Ipeshkvij e lliris e t' Epirit duken shpesh nė historin e shtatė shekujve tė parė tė kristjanizmit, e sidomos nė historin e Koncileve, si antarė tė fortė tė fes katolike kundra crezive
Rexhep Qosja ka l é mė 1936 nė Vuthaj te Kelmenit, Malci e Madhe. Shkollėn fillore e ka krye nė Vuthaj, tetėvjeēaren nė Guci, dhe shkollėn normale nė Prishtinė. Mė 1964 Qosja u diplomue nė Gjuhė-Letėrsi prej Universitetit tė Prishtinės. Studimet pasuniversitare Qosja i kreu nė Universitetin e Beogradit ku nė vjetin 1971 mori graden "Doktor i Shkencave Filologjike".
Fillimisht, Qosja pati qellim te studjonte Gjergj Fishten, por meqe politika nacionaliste jugosllave nuk e lejonte kete, ai studjoi Asdrenin (Aleksander Stavri Drenova). Tema e disertacionit te Qosjes ishte "Asdreni, Jeta dhe Veprat".
Qosja ishte punues shkencorė nė Institutin Albanologjik tė Universitetit tė Prishtinės dhe drejtor i kėtij Instituti prej vjetit 1972 deri ne vjetin 1981. Qysh ne fillim te karieres se tije si kritik dhe shkrimtarė, Qosja pati shprehė idenė se "realizmi socialist nuk ėshtė realizėm, por romantizėm". Veprat e Qosjes i permbahen kesaje ideje.
Studimet dhe kritikat letrare te Qosjes, si p.sh., ne Trilogjine "Historia e Letersise Shqipe, I, II, III, Antologjia Historike e Letersise Shqipe, Antologjia e Lirikes Shqiptare, etj, e kane ba atė kritikun ma te madh te letersise shqipe ne historine tone.
Libri "Mite te Zhveshura, 1978" e ven Qosjen ne krye te atij grupi te vogel shkrimtaresh shqiptare te cilet jane kryesisht prej Kosovet ose paten shkrue ne Diaspore, te cilet kane levrue postmodernizmin. Ky liber hape nji shteg te ri ne letersine shqipe qe mund te quhet "Letersia postMitike Shqipe".
SHENIM: Marin Sirdani e perpiloi kėt tregim simbas Prėl Tom Cubit prej Selcet dhe Gjergj Alezit prej Boget. Gojėdhanat e dy Kelmendasve pėrkojnė me shkrimet historike tė Pjeter Bogdanit, F. Lenormant-it, P.F. Arcangelo da Salto, dhe De Gubernatis-it) Nder shum pashallarė qi i lanė nji emen tė zi vedit nė Shqypnin e Verit per barbarizem e mizori njehet edhe nji farė a Vuēi Pashet. Mbasi ky nier i mbrapshtė me nji ushtri tė madhe turke i ra kryq e terthuer Kosovės mbarė, tuj ba shka i shkojte neper mend; ba at krahinė per shkop, mėsyni Kelmendin, fisin ma tė fortin e asajė kohe. Bashkue nji mori ushtrijet niset ky prej Shkodret, e tuj kalue neper Shkrel, Kastrat e Rapshė tė Hotit bjen nė Grabom. Kushtrimue Kelmendi, betohet mė shtatė e shtatdhetė, jo vetem burrat por edhe grat, mos me i ra Turkut nė dorė per sė gjalli. Nji tubė sish aty per aty me tė leta u turren e u ndeshen me terbim n'anmik mė nji lug, ku u derdh gjak i pamasė, e prandej qėme atėherė e mė sod i mbet emni Breg-gjakės.
Andrea Nargaj, PhD Padėr Andrea Nargaj, lindi nė Vukpalaj-Bajzė, treva e njohun Malsie e Madhe, qė ndodhet nė pjesėn veri-pėrindimore tė Shkodrės, aty ku arrin gjatsinė e tij liqeni i bukur i Shkodrės, dhe kufizohet me Kushėn e Hotit. Ai pati ardhė nė jetė, nė mesin e 7 fėmijve (5 Djem dhe 2 Vajza) me datė 19 Maj, 1919. U lindė nė familjen e Dedush-Marashajve me za nė Bajzė te Kastratit .Baba i tij ishte Prek Dashi i Kalaj. Nana e tij kje e nderuemja dhe mirnjoftuna Filomena Smajlaj prej derės tė ndigjueme e mjaft bujare nė Hot. Qysh nė f'mininė e tij, ai pati ēfaqė njė zhvillim shumė tė shpejtė mendor, sa shpesh nė atė mjedis familjar ishte droja, "Se ky fmi kaq i sēutė ashtė nė rrezik tė mos rritet por ta kenė jetėn e shkurtė". U pagzua nė Kishė tė Bajzės sė Kastratit me emnin Zef, nė nder kujtimi tė Shejtit Shna Zef . Shkollėn fillore 2 vjet, e pati mbarua nė Bajzė, e Mėsuesi tu e pa aftėsinė e Zefit vogėl qė po merrte aqė vlersime nė dije, i kėshilloj Prindve qė ta dėrgonin nė shkollė pėr tė vazhdue studimet mė tė larta. Familja me deshirė e dėrguen pėr studime nė kolegjin Franēeskan tė Shkodrės. Kėshtu Zefi i biri i Prek Dashit, nė moshėn 17 vjeēar bahet antar nderi i (Kuvendit Shkollės) nė Seminarin e Troshanit - Zadrimė nė vjetin 1936. Sokolesha e TriepshitMarin Sirdāni Nė vjetin 1860 Princ Mirkja i Malit tė msyni me furi Kuēin e malet tjera e ku me rrena, premtime e tradhti shkoi tuj i shtij nė dorė, e mandej, si burrė mizuer e i pabesė, shkojte tuj i plaēkitė e tuj u dhanė zjarm shpijave. Nė ket pshtellim (shi tė Merrkurren para tė gjetunit tė trupit tė Shen Shtjefnit), nji tubė nja treqind malazezėsh shkapercyen malet e Hin nė Triepshė, tuj kalue neper qafė tė Mollės mbi Budzė; ja nisen, mbas zakonit, me u dhanė zjarrnin shpijave tuj kujtue se, sikur parandej, s'kishin per tė gjetė farė kundershtimit nė katund. Por ktu ndeshi sharra nė gozhdė. Tridhetė Triepshjanė me disa burra tė katundit tė Koēės, tė betuem me besė tė Zotit, me ba deken per vend tė vet edhe pse pa shpresė fitimit, ja nisen njaj lufte sė rrebtė me malazez, qi ngjati ma se nji orė. Por tė ndeshunt ma tė fortė ndolli mė nji anė tė katundit tė quejtun Nikė-Marashi, ku t'onėt e diftuen per njimend trimnin e madhe tė veten. Tomė Prela i Bekaj, Smajl Pjetri e Mar-Gil Doshi, tė tre prej Nik-Marashit u dan nė shej posė shokėsh. Kėta tė ndeshun tė rrebėt mbaroi me kore e tė bjerrun tė malazezve, dhetė prej sė cilsh, tė xanun ngusht, tuj e pa se s'kishin kurrkund shteg tė ēilun me hikė, u rrasen nė shpl tė nji farė Lekė Mirit, faidexhi nė za. u ndrynė mrendė, e prej frengjiash, i a filluen me qitė tuj vra dy vetė prej s'onėsh. Kapiten Gjelosh Luli Ishte jo mė shumė se 34 vjeē, kur mbylli sytė nė shpellat e ftohta tė Alpeve shqiptare, pranė majes sė Veleēikut. Quhet Kapiten Gjelosh Luli, njeriu me akademi universitare, tė pėrfunduar nė Itali. Pikėrisht, pėr vlerat e larta tė atdhedashurisė, lirinė dhe shpirtin e thellė tė demokracisė perėndimore luftoi me armė nė dorė, pa iu dorėzuar Forcave tė Ndjekjes sė Sigurimit komunist. Hienat e kuqe, tė prirė asokohe nga shefi famkeq i Forcave tė Ndjekjes Toger Baba (pėr territorin e Shqipėrisė) e Bajo Stanku, Komandant i forcave tė Brigadės sė Pushkatimit nė Mal tė Zi, bėnė pėrpjekje, pėrdoren forma e dredhi staliniste, pėr tė shtėnė nė dorė tė gjallė, sokolin e shkathėt tė maleve. T R I N G AMarre ne "Lahuta e Malcķs"
Tż, o Zot, tė kjoshim
falė !
E shanė, e torturuan, pastaj e vranė dhe mė nė fund e masakruan. Dhe pėr t'i
humbur gjurmėt e atij krimi monstruoz e qitėn nė shpellė.
Gjeto Coku Malcia e Madhe, nuk mund tė kuptohet pa Kelmenin, djepi i hershėm i kreshnikėve, dėshmia mā e hershme e ekzistencės sė popullit shqiptar nė trojet e veta shqiptare, tue dhėnė provėn e mbijetesės dhe tė rilindjes sė vijushme. Nė ēdo periudhė dhe brez mbas brezi ēdo shtėpi, katund, vllazni, fis, bajrak ka nxjerrė trima, mendimtarė, prijės tė luftės dhe kuvendeve nė odat e moēme tė burrave tė Alpeve tė Veriut tė Shqipėrisė. Kelmeni dhe bijtė e tij kreshnikė, kanė mund me perballue furtunat e egra tė pushtuesve shumėshekullorė turq dhe te shovinistėve fqinj, sllavėve. Autorė, studiues e albanologė te huaj, te cilet kanė vizitue e qendrue shpesh ne bjeshkė e male tė thepisuna, banesat bujare tė malėsorėve, dhe kane studjue historinė e Kelmenit, saktėsojnė origjinėn e hershme tė tij. Kėshtu, sipas albanologut kroat Dr. Milan Shuflai: Njė qytet i kėtillė ndoshta nė shek. IX shtrihej nė bregun e detit afėr Shėn Gjinit dhe shėrbente si pikė mbrojtėse kundėr piratėve arabė. (Dr. M. Shuflai: Serbėt dhe Shqiptarėt, Bargjini, 2002.). Gjatė fundit tė shekulli XX nė Kelmen janė bā zbulime te shumta arkeologjike ku jane gjete monedha bronzi tė shek. II - III mbas Krishtit, dhe gjurme vendbanimesh me njė urbanistikė tė rregullt dhe mjaft tė avancueme pėr kohėn, tė cilat jane te krahasueshme me vendbanime te sė njėjtės periudhė tė stilit romak (Itali) dhe atij helen (Greqi). Mā vonė mė epokėn e Mesjetės, Kelmeni, pati Emblemen ose Stemen e titullueme: Arma et Insignia. Ajo u pat botue pėr herė tė parė ne vjetin 1930 ne revisten prestigjioze shkencore L.E.K.A. te Kuvendit Franceskan nė qytetin e Shkodrės. Pra Kelmenasit dhe bijtė e tij, kanė luftuue brez mbas brezi, pėr liri dhe pavarėsi te tokave shqiptare nė zonat malore dhe ne zonat fusho Ceshtja shqiptare ne skenen nderkombetare u paraqit ne gjysmen e dyte te shekullit XIX dhe zgjati pa nderprerje deri ne vitin 1912, respektivisht deri te shpallja e pavaresise nga Kuvendi Kombetar, me 28 nentor 1912 ne Vlore. Njohjen e plote nderkombetare, Shqiperia e fitoi me 29 korrik 1913 ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer. Ne kuader te Krizes Lindore me 1875, ceshtja shqiptare ne vecanti dhe ceshtja ballkanike ne pergjithesi, kane terhequr vemendjen e diplomacise evropiane. Posacerisht Austro-Hungaria dhe Rusia, ne garen e tyre per supremaci, u bene faktore determinues ne zhvillimet historike te Ballkanit, te cilave me vone iu bashkangjit edhe Italia. Prandaj "ceshtja e Orientit" ze vend paresor ne historine e popullit shqiptar. Ne radhe te pare gjate kesaj krize ishin te angazhuara Rusia, Austro-Hungaria dhe Anglia. _______________________ Copyright © Malcia 2005-2009 |