|
Artikuj mbi Ligjin
Bajraktari i Malcise nuk asht Beu i Cifligut
 |
Bajraktari
i Malcise nuk āsht Beu i Ēifligut
Nikolla Spathari
Nė pėrgjithėsi "paria" e Malcisė dhe veēanėrisht
bajraktari" nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX, u bā nji shqetėsim i madh pėr
studiuesit, historianėt, shkrimtarėt dhe publicistėt shqiptarė. Koha kėrkonte
nji deformim. Beu i Malcisė duhej tė gjėndej patjetėr. Ani se ai nuk kishte
ekzistuar kurrė. Propogandės i duhej, nė mos nji be i vėrtetė i Malcisė, sė
paku nji surrogat i beut. Dhe nėqoftėse mjeshtra portretesh ka pak, "mjeshtra" surrogatėsh ka sa tė duash. Kėta "mjeshtra" nuk kanė munguar dhe as qė
kanė ndėr mend tė mungojnė nė asnjė kohė nė Shqipni. I duhet atij qė āsht nė
krye nji surrogat? Pse tė mos ia bėjmė? Se mos āsht ndonjė punė e madhe?! Nė
fund tė fundit ē'ėshtė surrogati? Nji deformim portreti dhe aq. Megjithatė nji
deformim i leverdisshėm. Nji deformim qė mund tė tė bėjė akademik, doktor,
profesor, shkrimtar tė dėgjuar apo "eccellente giomalista". Por ama kur
deformimin e kėrkon ai qė āsht nė krye. Dhe ai qė ishte nė krye e kėrkonte,
pamvarėsisht nė se e thoshte direkt apo indirekt. Mjeshtri e nuhatėsve ishte tė
kuptoheshin ato qė thuheshin indirekt apo krejt shkarazi. Shkencėtarė dhe
shkrimtarė tė "mėdhenj" ishin pikėrisht ata qė e kuptonin kaq thellė vijėn
ideologjike. Ata qė ia merrnin udhėheqies fjalėn nė gojė dhe me tė bėnin
shkencėn "e madhe", letėrsinė "e madhe", publicistikėn "e madhe".
Pre e konjukturave tė tilla u bā bajraktari i Malcisė pėr afro nji gjysėm
shekulli. Propagandės i duhej nji ekuivalent i beut nė Malci dhe pėr ēdo gjė qė
i duhej shkenca, letėrsia dhe gazetaria ishin gati. Nga ata shkencėtarė,
shkrimtarė dhe publicistė qė materialin dhe frymėzimin e gjenin nepėr citate as
qė mund tė prisje gjė tjetėr. Dhe citatet qė e bėnin bajraktarin jo vetėm
reaksionar, por edhe shfrytėzues e feudal nuk mungonin. Bile ato hidheshin kudo
e kurdo. Nė kongrese, plenume e konferenca po e po, por edhe deri nė kujtimet e
fėminisė tė Enver Hoxhės. Nė kėto kujtime, qė nuk kanė asnjė lidhje me Malcinė
dhe malėsorėt, ēuditėrisht gjėndet nji cep, mu nė mes tė sokakėve tė
Gjirokastrės, pėr tė pėrsėritur, atė qė ishte thėnė me kohė, se si i duheshin
kohės portretet e bajraktarėve tė Malcisė sė Madhe. Nė librin e tij "Vite tė
vegjėlisė", mes tė tjerash, ai shkruan: "Nė atė kohė nė Gjirokastėr Zogu kishte
internuar nji bajraktar qė quhej Preng Cali (Prekė Cali - N.S.), nji burrė i
dukur, i gjatė, qė rrinte kurdoherė i veshur me rroba kombėtare malėsore tė
qėndisura, me kobure tė ergjentė me zinxhir tė varur nė qafė, me ēibuk prej
sermi etj. Ky ishte modeli i preferuar i profesor Marshandit. Kushedi se sa
dhjetra portrete tė dimensioneve tė ndryshme bėri pėr tė. Mė vonė kėtė bajraktar
reaksionar, qė u lidh me fashizmin dhe e ngriti pushkėn nė Kėlmend kundėr
partizanėve, ne e kapėm dhe e pushkatuam. Kėshtu nga ky feudal tradhėtar
s'ngelėn veēse portretet e Marshandit kush e di se ku nė ndonjė muze provincial
nė Francė ose nė koleksione private.
Pamvarėsisht se hė pėr hė nuk āsht objekti im pėr tė thėnė se kush ishte Prekė
Cali, fare shkurt mund t'i them Enverit se, pėrveē portreteve tė Marshandit, nga
Prekė Cali kanė mbetur edhe pėrpjekjet e tij tė suksesshme pėr t'i shpėtuar
Shqipėrisė Kėlmendin, kur mė 1913 Europa vendosi arbitrarisht kufinjtė e
padrejtė mes vendit tonė dhe Malit tė Zi e Serbisė. Kėto pėrpjekje qė u
kurorėzuan me mbetjen e "Malit" tė Kėlmendit nji- herė e pėrgjithmonė nė Shtetin
Shqiptar e rreshtuan Prek Calin nė listėn e patriotėve tė mėdhenj tė
Shqipėrisė, pamvarėsisht se nė ēfarė muzeu kanė pėrfunduar portretet qė i bėri
atij dikur piktori francez nė Gj irokastėr. Pėrsa i pėrket faktit qė patrioti
Prekė Cali, nė vitin 1945, kapi pushkėn pėr tė ndaluar forcat partizane tė
hynin nė Kėlmend, ēdo njeri qė di sado pak tė bėjė llogari, ka nji rezervė.
Partia komuniste kishte vendosur pushtetin e saj nė tėrė Shqipėrinė, ndaj
Kėlmendi nuk mund tė mbetej mė vete si nji "ishull" demokratik. Them ishull se
edhe nga kufiri ishte i rrethuar nga Jugosllavia komuniste. Pastaj tre tė
mėdhenjtė e Botės sė atėherėshme, qė ishin fitimtarėt e Luftės sė Dytė
Botėrore, Rusvelti, Ēėrēilli dhe Stalini kishin vendosur nė Jaltė qė Shqipėria e
vogėl tė mbetej nė "Bllokun Lindor Komunist". E ē'mund tė bėnte Prekė Cali me
disa kėlmėndas nė kėto kushte? Por ai mund tė jepte jetėn dhe e dha, sigurisht i
prekur thellė nė zemėr qė u derdh kot gjak shqiptari, ngaqė llogaritė nuk ishin
bėrė siē duhej. Pėr kėtė veprim tė fundit tė jetės sė tij, nuk āsht e drejtė qė
Prekė Cali tė gjykohet jashtė qėnies sė tij analfabet, ndonėse nji analfabet
shumė i mėnēur, shumė trim dhe patriQt i shquar. Nuk di se si do ta gjykojnė
historianėt e paanshėm kėtė veprim tė fundit tė Prekė Calit, por, sido qė tė
gjykohet ai, meritat e kėtij burri tė rrallė pėr ruajtjen e tėrėsisė
territoriale tė Shqipėrisė janė ato qė e kanė ngritur pėrgjithmonė kėtė figurė
tė shquar nė pjedestalin e patriotit tė paharruar.
Prekė Cali ishte nji burrė i dėgjuar nė Malcinė e Madhe dhe mė gjėrė. Nuk
gabojmė aspak po tė themi se ai ishte mė i dėgjuari dhe mė i respektuari i kohės
sė vet nė kėtė trevė tė lashtė. Zėri i tij i kishte kaluar kufinjtė e Malcisė.
Sidomos pas Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr mė 1913 emri i Prekė Calit i
pėrkiste atdheut po aq sa ē'i pėrkiste edhe Malcisė sė Madhe. Bile ai qe i
vetmi malėsor qė u bā i njohur deri nė selitė e krajlive europiane. Ndue Gjon
Smajli, nji plak shumė i vjetėr kėlmendas, i cili nė vitet shtatėdhjetė ishte
akoma gjallė, kishte qenė njeriu mė i afėrt i Prekė Calit nė veprimtarinė e tij
pėr ēėshtjen e kufinjve veriorė. Ai mė pati folur edhe pėr nji dokument
identiteti tė Prekė Calit, tė firmosur dhe tė vulosur nga shtatė krajla.67)
Sipas kėtij dokumenti Prekė Cali konsiderohej njeri i paprekshėm nga shtatė
krajlitė. Nji lloj imuniteti i veēantė qė zor ta ketė pasur ndonjė shqiptar
tjetėr. Mbase ishte pikėrisht ky imunitet, tek i cili besonte Prekė Cali, qė e
shtyu tė dorėzohej i gjallė pas dėshtimit tė kryengritjes sė Kėlmendit.
Enver Hoxha nė pėrshkrimin e tij e quan Prekė Calin "bajraktar reaksionar" dhe
"feudal". Nė fakt Prekė Cali nuk ishte as bajraktar as feudal. As qė mund tė
mendohet nji feudal midis maleve tė larta tė Vermoshit. A mund tė quhet feudal
nji malėsor qė ka pak dynym tokė, e cila rritė mirė vetėm pataten? Por kėsaj
analize as qė i hynte njeri. Nuk kishte rėndėsi nėse Prekė Cali ishte apo nuk
ishte bajraktar, ishte apo nuk ishte feudal. Duhej nji model bajraktari qė tė
ishte pak a shumė feudal, pak a shumė bej. Nji model i tillė bajraktari
justifikonte masat represive tė marra gjatė viteve kundėr bajraktarėve nė
pėrgjithėsi. Ky model i sajuar i bajrajtarit kishte kohė qė ishte skicuar. Nji
model ideologjik qė nė librin "Vite tė vegjėlisė" vjen si pėrgjithėsim logjik i
gjithė asaj qė ishte fokusuar nė mėnyrė iluzive, mė parė nė literaturėn e
partisė, dhe nėn shembullin e saj, nė gjithė literaturėn shkencore, letrare e
publicistike shqiptare.
Ishte nji pėrpjekje titanike pėr tė krijuar, sėpaku nė botėn shpirtėrore
shqiptare, beun e "Maleve", S 'ka gjė se as bajraktari as krerėt e tjerė tė
Malcisė sė Madhe nuk kishin asnjė tė drejtė ekonomike mbi malėsorėt e thjeshtė.
Por ky fakt real nuk i pengoi aspak studjuesit tanė qė bajraktarit dhe krerėve
tė tjerė tė Malcisė t'u venė "vulėn shkencore" tė beut tė "Maleve". Libri "E
Drejta Zakonore Shqiptare l", botim i Akademisė sė Shkencave tė RPS tė
Shqipėrisė, Tiranė 1989, ka nji hyrje prej 45 faqesh. Edhe nga vetė pėrmasat e
saj, duket qartė se kjo hyrje ka pretendimin ambicioz pėr tė interpretuar
shkencėrisht tė drejtėn zakonore shqiptare. Meqenėse kjo hyrje nuk ka autor tė
shėnuar nė fund, tė lė tė dyshosh se ēdo konkluzion i nxjerrė āsht jo i nji
individi, por konkluzion i "Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė".
Tani pa e zgjatur le tė shohim konkretisht se ēfarė thotė kjo hyrje pėr krerėt
dhe bajraktarėt e "Maleve". Qė nė faqet e para ajo ngutet tė japė kėtė
definicion: "Nė kushtet e diferencimit ekonomiko-shoqėror qė veproi edhe nė
shoqėrinė shqiptare, e drejta zakonore, si pjesė e supėrstrukturės sė nji rendi
shfrytėzues, sanksiononte edhe kėrkesat mė tė egra tė krerėve dhe bajraktarėve
tė bashkėsive ndaj shtresave tė vegjelisė, i shėrbente konsolidimit tė
marrėdhėnieve patriarkore-feudale, tė cilat sikurse e ka theksuar F.Engelsi, nė
Lindje ishin bazė e rėndėsishme pėr zhvillimin e despotizmit".
Nuk e kuptoj se si mund t'i bėhet koment i paanshėm shkencor sė drejtės
zakonore shqiptare duke kėrkuar ndihmėn e Engėlsit. T' a ketė njohur Engėlsi tė
drejtėn tonė zakonore? Apo me qė Engėlsi nė veprėn e tij flet pėr organizimin e
disa fiseve tė lashta, sigurisht shumė larg Shqipėrisė, mund tė bėhet analogji?
Megjithatė, meqenėse autorėt e kėsaj analize e kanė nė qejf tė bėjnė analogji
mes atyre qė thotė Engėlsi (pėr fise tė largėta e tė panjohura pėr shqiptarėt e
aq mė tepėr pėr malėsorėt) dhe sė drejtės sonė zakonore, po i rrijmė kėsaj
dėshire tė tyre.
Nė librin e tij "Origjina e familjes, e pronės private dhe e shtetit", F. Engėls
merr nė shqyrtim fisin "Seneka" tė irokezėve. Po atė fis qė kishte marrė mė parė
edhe Morgani. Bile pretendimi i Engėlsit nė kėt~ pikė āsht qė tė ēojė mė tej
dhe tė saktėsojė pikėrisht ato qė thotė Morgani. Por le tė shohim se ēfarė
shkruan Engėlsi pėr krerėt e fisit, tė cilin ata e thėrresin nė ndihmė pėr t'i
kthyer bajraktarėt dhe krerėt e Malcisė nė feudalė e despotė: "Gjinia zgjedh
sahemin e vet (plakun nė kohė paqeje) dhe prijsin e vet (prijsin ushtarak)".69)
Dhe mė tej Engėlsi sqaron edhe se deri ku shkonte pushteti i kėtyre sahemėve apo
pleqėve, siē i quan ai nė kllapa. Ja se ēfarė thotė ai pėr kėtė pushtet tė
Sahemit (plakut): "Pushteti i Sahemit brenda gjinisė ishte nji pushtet atėror, i
nji natyre thjesht morale; ai nuk kishte mjete detyrimi".70) Ndėrsa pėr kohėra
mė tė reja, pėr kohėn e qytetėrimit, Engėlsi pohon: "Rendit gjinor i kaloi koha.
Ai II shpartallua nga ndarja e punės dhe nga pasoja e saj - nga ndarja e
shoqėrisė nė klasa. Ai u zevendėsua nga shteti".71 ) Mirėpo nė Malcitė tona as
nė pesėqind vjetėt e robėrisė turke, e drejta zakonore nuk u zevendėsua dot nga
shteti. Nė Malci tė Madhe edhe sot e kėsaj dite mosmarrėveshjet e ndryshme
rregullohen me norma kanunore dhe me pleq. Edhe nė kohėn tonė kėto sheshime janė
sheshimet mė tė qėndrueshme. Pamvarėsisht se tashti malėsori e njeh dhe e
respekton shtetin e tij modern.
Autorėt e "hyrjes" nė :fjalė tė librit "E Drejta Zakonore Shqiptare, l" mund tė
thonė se Engėlsi flet pėr fise dhe pleq shumė tė lashtė dhe atėherė ashtu ka
qenė edhe kėtu nė Shqipni, por mė vonė ... Pėr tė thėnė se ē'ndodhi mė vonė,
jam i detyruar tė pėrmend edhe njėherė atė qė thotė Eqrem Ēabej: "Atje ku, si nė
Shgqipėrinė e Veriut, male tė pakalueshme pothuajse e mbyllin dhe e veēojnė
banorin nga bota qė e rrethon, institucionet e vjetra kanė mundur tė ruhen gati
tė pavdara. Pėrfundime tė tilla qė vulosin nė mėnyrė dinjitoze dhe pa asnjė
ekuivok atė qė thonė, nuk bėhen tė mėrzitshme edhe kur pėrsėriten pėr herė tė
dytė, siē bėra unė me kėtė thėnie tė Ēabejt. Pra institucionet e vjetra janė
ruajtur pa u kthyer nė institucione feudale e despotike. Kėtė gjė e pranojnė me
gjysėm zėri edhe vetė autorėte parathėmes. Pasi kanė marrė si dėshmitar
Engėlsin pėr tė vertetuar se nė gjirin e kėtyre institucioneve lindi feudalizmi
dhe despotizmi, pėr tė thėnė nė instancė tė fundit se bajraktarėt e Malcisė u
kėthyen nė bejlerė e despotė, ēuditėrisht fill pas kėsaj kėthehen tepėr tė
ndrojtur, sikur shkelin mbi xhama tė thyer, tek e vėrteta kur pohojnė: "Por,
megjithė karakterin klasor patriarkor qė pati e drejta zakonore, institute tė
veēanta tė saj, si: kuvendet "burrė pėr shtėpi", "vogjėlia", "stėrppleqtė" etj.
pėrmbanin edhe elemente tė qėndresės klasore tė masave kundėr shtypjes e
shfrytėzimit shoqėror".
Po si ish e mundur qė kuvendin, si institucion demokratik qė ishte, ta drejtonte
dhe ta thėrriste bajraktari, qė, sipas tyre, ishte shfrytėzues dhe despot?
Pastaj, si ishte e mundur qė "vogjėlia" tė kishte tagėr tė rrėzonte vendimet e
krerėve kur ata ishin "shfrytėzues" e "despotė"? Zakonisht shfrytėzuesit e
despotėt e marrin vegjėlinė pėrpara me shkop dhe as qė pranojnė t'ia dėgjojnė
zėrin, e jo mė t'i lėnė tė drejtėn ekskluzive pėr tė rrėzuar vendimet e tyre.
Āsht interesant se autorėt e librit "E Drejta Zakonore Shqiptare, 1", fill pas
kėsaj parathėnieje, botojnė tekstin e "Kanunit tė Lekė Dukagj init", tė mbledhur
dhe tė kodifikuar nga Shtjefėn K.Gjeēovi, ku thuhet krejt e kundėrta e asaj qė
pohohet nė hyrje, se bajraktari dhe krerėt na qėnkan feudalė dhe despotė. Me tė
njėjtėn dorė qė kanė shkruar hyrjen, kanė shėnuar edhe nenin 139 tė kanunit tė
mbledhur nga Gjeēovi, nė tė cilin thuhet shumė qartė: "As dera e Gjomarkut, as
krerėt e fiseve, as pleqtė e katundeve s'munden me pasė ndonjė tagėr mbi gja e
pasuni tė tjerve. Kah prona e pasunia nė fushė, bjeshkė e vėrri do tė shikohet
tagri plangēuar i secilit.
Vogjlia e fisit s'i ka detyrė as kreut, as derės sė Gjomarkut tė dhetė e
telozėn.
Kreu i fisit si ēdo nieri prej vogjlijet, mund tė gjobitet, mund tė digjet, mund
tė leēitet, mund tė sodumet, mund tė grihet e mund tė nxirret prej vendit. Pėr
tė gjobitun e tė leēitun tė nji kreu mjaftojnė pleqt, stėrpleqt e vogjlia e
fisit".
Unė nuk e pėrfytyroj dot nji feudal, qė nuk ka asnjė tė drejtė ekonomike mbi
njerėzit e feudit apo tė ēifligut tė tij. Aq mė pak mund tė pėrfytyroj nji
despot i cili mund tė gjobitet, mund tė digjet, mund tė leēitet, bile edhe mund
tė grihet (pushkatohet N.S.) dhe mund tė nxirret prej vendit.
Pra ligji i "Maleve" nuk lė shteg qė nji bajraktar, krye apo plak tė kthehet nė
nji feudal, nė nji bej apo nė nji despot. Nuk pėrjashtohet rasti qė dikush nga
bajraktarėt edhe tė ketė spekulluar duke shkelur normat kanunore, por
spekullatorė ka pasur, ka e do tė ketė gjithmonė. Kjo nuk do tė thotė se janė
spekullatorėt ata qė e pėrfaqėsojnė shtresėn shoqėrore. Nėqoftėse studjuesit
kanė gjetur nji shembull tek dera e kapidanėve tė Mirditės, kjo nuk u jep tė
drejtėn tė bėjnė etiketime pėrgjithėsuese pėr tė gjithė bajraktarėt e tė gjitha
Malcive tė Veriut. Nji, dy apo edhe tre raste nuk mund tė pėrgjithėsojnė.Ato
āsht e arėsyeshme tė trajtohen si raste tė veēanta jashtėkanunore e jo si
pėrgjithėsime tė sanksionuara nė ligjin e "Maleve".
Pra, nė lidhje me kėtė ēėshtje, duket se edhe studimet u vunė nė funksion tė
idesė fikse tė udhėheqies qė e kėrkonte b~raktarin tė mos ishte asgjė tjetėr
veēse nji bej i egėr i "Maleve", i cili rekrutonte edhe ushtarė me pagesė,
sigurisht pėr qėllime represive e shfrytėzuese ndaj malėsorėve.
"Skalitėsit" e nji figure tė tillė tė bajraktarit tė Malcisė, qė e kėrkonte
ideologjia, nuk kishte si tė mungonin. S'ka gjė se nuk bėnin dot nji bust tė
bajraktarit prej bronzi, i cili t'u qėndronte kohėrave. Mjaftonte nji bust prej
plasteline qė tė qėndronte nė kėmbė sa tė gjitha bustet prej plasteline qė bėjnė
fėmijėt nepėr shkolla.
Tė vjen keq kur edhe nji historian si Stavri N.Naēi e bėn tė veten kėtė tezė pa
iu referuar asnjė materiali autentik pėr tė mundur tė konsolidojė sadopak
thėnien e tij. Nė librin "Pashalleku i Shkodrės (1796-1831)", ai shprehet: "Nuk
kishte mbetur pa pėsuar ndryshime tė duks.hme edhe struktura shoqėrore e Malcive tė vetėqeverisura. Nga gjiri i krerėve dhe i malėsorėve tė pasur kishte
dalė shtresa e bajraktarėve ose kapedanėve, tė cilėt, ashtu si bylykbashėt,
rekrutonin luftėtarė me pagesė nga shtresat e varfra tė malėsorėve nė radhėt e
tė cilėve ishte kryer nji diferencim shoqėror mjaft i thellė si pasojė e
ekzistencės sė pronės private nė themel tė ekonomisė sė tyre.
Prej kėtyre rekrutimeve bajrakjtarėt siguronin tė ardhura tė majme dhe shtonin
pasurinė vetjake. Kjo shtresė ishte bėrė tashmė e pandarė e klasės feudale
shfrytėzuese vendase, megjithėse pozitėn e vet shoqėrore e mbėshtet kryesisht
nė nji burim shfrytėzimi tė ndryshėm nga ai i pronarėve tė tokės".
Cili āsht ky burim shfrytėzimi i ndryshėm? Sipas asaj qė thuhet janė ushtarėt e
rekrutuar. Po pėr kė i rekrutonte ushtarėt bajraktari? Kemi tė drejtė tė bėjmė
kėtė pyetje, pasi studjuesi nuk e sqaron nėse i rekrutonte pėr t'i pasur vetė si
forcė represive, apo i rekrutonte pėr pashallekun, domethėnė pėr Portėn e
Lartė, pasi pashalleku ishte krijim dhe organizėm i saj, pavarėsisht se
Bushatllinjtė nė nji moment dolėn edhe kundėr sulltanatit.
Nuk marr pėrsipėr tė flas pėr bajraktarėt e Malcive tė tjera, por pėrsa u
pėrket bajraktarėve tė Malcisė sė Madhe e them me siguri tė plotė se nė asnjė
kohė nuk kanė mbajtur ushtarė tė rekrutuar pėr qėllime shfrytėzuese e represive.
Tjetėr gjė āsht "ushtria" e "Maleve" qė mblidhej nėn kushtrimin e bajraktarėve
pėr mbrojtjen e atdheut. Nė kėtė pikėpamje ēdo malėsor ishte ushtar sa herė qė
rrezikoheshin trojet. Ndėrsa, nėqoftėse āsht fjala se bajraktarėt rekrutonin
ushtarė pėr Perandorinė Osmane, atėherė na del nji problem tjetėr. Nji problem
jo i vogėl, por nji problem qė rrėzon historinė. Sepse tė gjithė tekstet e
shkruara tė "Historisė sė Shqipėrisė" thonė tė njėjtėn gjė lidhur me faktin se
malėsorėt nuk pranuan kurrė t'i japin nizamė Sulltanit. Bile as nė kohėn e
Reformave tė Tanzimatit, kur dekreti "Hat-i Sherif i Gjylhanesė" (dekreti i
shenjtė i Gjylhanesė) sanksiononte me ligj rekrutimin e pėrgjithshėm tė
detyruar. Edhe nė kėtė rast vetė Perandoria Osmane, duke ditur se nuk e zbatonte
dot kėtė dekret nė Malci, bėri lėshime. Nė "Historinė e Shqipėrisė", tekst i
Universitetit Shtetėror tė Tiranės, me redaktor pėrgjegjės historianin mė tė
shquar shqiptar, profesor Aleks Budėn, pėr kėtė lėshim tė perandorisė shkruhet:
"Porta e Lartė u detyrua tė mos ua prekte pėr disa kohė Malcive tė Shkodrės,
Dibrės, Mirditės, Himarės etj. venomet e tyre tradicionale tė vetadministrimit.
Ato mbetėn tė pėrjashtuara nga taksat e reja, si dhe nga shėrbimi ushtarak i
detyrueshėm".
Pėrveē historisė, po tė pranojmė se bajraktarėt e Malcisė rekrutonin ushtarė
pėr perandorinė, tronditet rėndė edhe folklori i pasur i "Maleve" tona, i cili,
nė nji farė mėnyre, āsht edhe kronikė edhe histori e kohrave kur evenimentet
historike nuk shkruheshin, por kėndoheshin. Ja se si shprehet vajtorja malėsore
nė nji vaj ndaj rezistencės sė malėsorėve pėr tė mos u rreshtuar ushtarė jashtė
"Ushtrisė sė Maleve":
"Ē'ka asht ma/sor e ka mundim
Me kėthye shtatin pėr talim ".
Nėqoftėse nė shkencė bajraktari i "M 'ileve" u stigmatizua si shfrytėzues e
despot mbi kokėn e malėsor~ve, nė letėrsi u shpėrfytyrua plotėsisht. Sidomos nė
dramaturitii dhe kinematografi ai mori dimensionet e beut. Bile tė nji beu shumė
mė tė egėr e mė shpirtkazėm se edhe vetė beu. Por nė kėtė pikė nuk mbetėn pas as
gjinitė e tjera tė letėrsisė. As i ashtuquajturi "foklor i ri". Edhe ky
"folklor" nuk e ndan bajraktarin nga beu e agaj. Pėr tė janė krejt njėsoj
traahėtarė e shfrytėzues:
"Fort ka vujtė poplli shqiptar
Prej tė hujvet me tradhtarė,
Pra, siē shihet edhe nga kėto vargje, bajraktari i Malcisė, kaloi pragun e
kėngės sė porositur tė rapsodit, tamam siē e kaloi kėtė prag edhe beu. Tė dy
duhej tė ishin nė tė njėjtin thes edhe nė "kėngėn e popullit".
Fushatėn ndaj bajraktarit dhe ligjit me tė cilin ai drejtonte vetqeverimin nė
Malci - kanunit, nuk e zhvilluan vetėm shkrimtarėt mediokėr, ata qė u
stigmatizuan nė heshtje si "boritė e partisė", por edhe tė talentuarit. Pėr mė
tepėr nė kėtė fushatė, pėr fatkeqėsi, u pėrfshi edhe korifeu i letrave shqipe
Ismail Kadare. Nė romanin e tij "Dasma", qė u quajt nga kritika e kohės "hymėn i
klasės punėtore", nė mes tė tjerash thotė: "Atje nė male ishte kanuni. Ne kishim
hyrė nė luftė me tė. Ne kishim h)lrė nė luftė me kanunin dhe jo me malet. Kanuni
donte tė na merrte pėrsėri ēdo gjė qė fituam. Ashtu siē i fituam njėra pas
tjetėrs hapėsirat e atdheut, ashtu duhej t'i braktisnim pėrsėri ato".
Kadareja, si shkrimtar i madh qė āsht, (nji shkrimtar qė e ka nderuar
Shqipėrinė nė arenėn ndėrkombėtare dhe, me veprat e tij, ka bėrė qė letėrsia
jonė tė rreshtohet me dinjitet nė letėrsinė europiane dhe botėrore) nuk thotė
banalitete. Nuk shkruan, bie fjala, se bajraktarėt e "Maleve" ishin shfrytėzues
e gjakpirės sa ēdo gjė e kishin marrė pėr vete dhe malėsorėve nuk u kishin lėnė
asgjė pėrveē krahėve tė tyre. Jo, ai nuk e thotė nė mėnyrė kaq tė haptė e kaq
naive. Por aluzion i āsht i qartė: "Kan uni donte tė na merrte pėrsėri ēdo gjė
qė fituam". Dhe kujt do t'ia jepte kanuni ato qė do tė na i merrte pėrsėri?
Sigurisht nėnteksti āsht tepėr i qartė. Do t'ua jepte atyre qė, sipas kėsaj
filozofi e, i kishin pasur. Domethėnė bajraktarėve dhe krerėve.
"Ashtu siē i fituam njėra pas tjetrės hapėsirat e atdheut, ashtu duhej t'i
braktisnim pėrsėri ato". Mė qartė nuk ka se ku tė vejė. Hapėsirat e atdheut ku
kishte sunduar kanuni nuk i kishim pasur ne, populli i trojeve tė kanunit, por
ata, bajraktarėt. A mund tė kėrkosh bajraktarė qė tė jenė mė bejlerė se kaq?
Bile bejlerėt mund tė mos i kenė pasur tė tyret, absolutisht, tė gjitha
hapėsirat e pjesės sė atdheut ku jetonin, siē aludohet qartė pėr bajraktarėt e
Malcive.
Novela "Prilli i Thyer" e Kadaresė āsht nji vepėr shumė interesante si subjekt
dhe e shkėlqyer si realizim artistik. Ajo mė mahnit si lexues, por ama nuk mund
tė rri pa e thėnė se ideja qė bajraktari i Malcisė nuk āsht nji drejtues
administrativ e ligjor, por nji sipėrmarrės kapitalist fitimesh, āsht e
pranishme pothuajse nė ēdo faqe. Ja nji pasazh qė e thotė kėtė krejt pa
ndrojtje: " ... bashkė me pėrēudnimin e gjithēkaje, po pėrēudnoheshin edhe
gurėt e themelit tė kanunit si "besa", "gjakmarrja", "miku", tė cilat nga gjėra
tė mėdha e sublime nė jetėn shqiptare, me kalimin e viteve, ishin tjetėrsuar,
duke u shndėrruar dalėngadalė nė nji makinė ēnjerėzore, gjersa ishin katandisur
tashmė, sipas artikullshkruesit, nė nji sipėrmarrje kapitaliste fitimesh".
Ky ishte, sipas autorit, njėri nga shkrimet qė botoheshin dhe i prishnin gjakun
Mark Ukaējerrės, "Qahajajt tė gjakut". Mark Ukaējerrės artikuj tė tillė nė
gazeta ia prishnin gjakun, sepse kishte frikė se ata mund tė bėnin t'i humbnin
privilegjet e "qahajajt".
Nuk e di sa i vėrtetė āsht nji personazh i tillė pėr trevėn ku i ka vendosur
ngjarjet Kadare, por di se nė Malcinė e Madhe askurrė nuk ka pasur nji "Qahaja
gjaku" dhe nė asnjė kohė nuk janė pėrēudnuar gurėt e themelit tė kanunit si
"besa", "gjakmarrja", "miku". Asnjėherė ata nuk u shndrruan nė makinė ēnjerėzore
fitimi. Edhe gjobat qė vinin pleqtė si dėnim nuk shkonin nė xhepat e bajraktarit
apo tė krerėve, po ndaheshin me drejtėsi tė madhe si pėr krerėt si pėr
vogjėlinė. Kjo gjė āsht e sanksionuar nė nenin 17, pika 2, qė paraqet tagrin e
familjes. Nė kėtė pikė tė kėtij neni thuhet: "Ka tagėr nė pjesė tė gjobės sė
katundit".
Malcia e Madhe ka pasur kanunin e saj. Nė tė vėrtetė materiali i kėtij kanuni
āsht mbledhur nga Lazėr Mjeda, Nikollė Ashta e tė tjerė. Por meqenėse nuk ka
dalė akoma nji botim i rregullt i tij, unė referencat i kam marrė nga "Kanuni i
Lekė Dukagjinit", mbledhur nga Gjeēovi. Veē gjithmonė kam cituar ato nene qė
janė zbatuar edhe nė Malcinė e Madhe, ashtu siē i ka tė sanksionuara kanuni i
mbledhur dhe i kodifikuar nga Gjeēovi. Domosdo ka edhe nene qė nė Malci tė
Madhe nuk kanė vepruar nė analogji me Mirditėn. Nji nga kėto nene āsht edhe
neni 216 i kreut tė dytė. Ky nen flet pėr mėnyrat e pajtimit tė gjakut. Pajtimi
i gjakut, sipas kėtij neni, bėhet nė kėto dy mėnyra:
"- Me tė himė tė dashamirve tė shtėpisė sė tė vramit e tė famullitarit.
- Me tė dalun tė krenve, tė derės sė Gjomarkut e tė djelmve tė flamurit. Nė kėtė
rasė, pėr ēdo vrasė dera e Gjomarkut tė Oroshit mirrte 500 grosh".
Si derė analoge tė derės sė Gjomarkut, pėr Malcinė e Madhe, mund tė marrim
derėn e ēun Mulės sė Hotit. Kjo derė askurrė nuk i ka njohur vetes nji tė drejtė
tė tillė.
Mbase Ismail Kadare, kėtė tė vėrtetė tė sanksionuar nė "Kanunin e Lekė
Dukagjinit" e ka kėthyer nė tė vėrtetė artistike duke pėrdorur dhe bile duke i
tejkaluar pak liritė e autorit pėr tė vėrtetėn artistike. Sidoqoftė ky nen dhe
ndonjė tjetėr e veēon "princin" e Mirditės nga bajraktarėt e tjerė tė "Maleve",
prandaj ai nuk mund tė pėrdoret as nė shkencė as nė letėrsi pėr tė bėrė
pėrgjithėsime se tė gjithė bajraktarėt e "Maleve" ishin feudalė shtypės e
shfrytėzues tė popullit, me nji fjalė ishin nji lloj bejlerėsh.
Ismail Kadare ka qenė dhe āsht njėri nga idhujt e mi nė fushėn e letėrsisė. Por
nėqoftėse shembujt i solla nga ai pėr tė ilustruar tezėn time, se edhe nė
letėrsi bajraktari i "Maleve" tona āsht shndrruar nė nji farė beu, kėtė e bėra
me nji qėllim. Kadare āsht nji shkrimtar gjigand dhe unė i pėrmbahem logjikės
se, pėr tė ilustruar nji mendim, rėndėsi ka ta ilustrosh me ato qė i thonė
gjigandėt e jo me ato qė dėrdėllisin liliputėt. Shumė mė lehtė do tė gjeja
shembuj me okė nga shkrimtarė mediokėr, por kjo nu~ do tė vėrtetonte se figura e
bajraktarit ka arritur e shtrembėruar deri tek mendjet mė tė ndritura tė kombit.
Le tė shmangemi tashti nga bota e letrave dhe tė hedhim shikimin nė botėn reale
tė Malcisė pėr tė parė nėse vėrtetė bajraktari nė Malci tė Madhe ishte nji
lloj beu siē e paraqet literatura gjysėm shekullore, apo ky āsht nji
shtrembėrim i madh dhe i qėllimshėm.
Bajraktarėt janė persona realė tė njohur nga tė gjithė. Shtėpitė dhe pronat e
tyre gjithashtu. Asnjėri nga oxhakėt trashėgues tė bajrakut nė Malci nuk kishte
diemnsione feudali, e aq mė pak :iimensione desporti e shfrytėzuesi. Ata punonin
tokat e tyre dhe mbarėshtronin tufat e vogla tė bagėtive si tė gjithė malėsorėt
~ tjerė. Bile mund tė them se qėnia bajraktar e dėmtonte ekonolIlinė, sepse
shtoheshin shpenzimet, prit jet ė pėrcjelljet ishin tė :Jėrditshme. Vetė
bajraktarit, qė ishte edhe zot shtėpie, duke u lIlarrė me punėt e bajrakut, nuk
i mbetej kohė tė merrej me punėt ~ shtėpisė sė vet. Meshkujt e tjerė ishin tė
detyruar tė shtonin Junėn pėr tė mbuluar edhe mungesėn e tij nė punimin e tokės,
;hėrbimin e bimėve, kositjen e barit etj.
Nė gusht tė vitit 1960 po udhėtoj a nė kėmbė pėr nė Selcė tė Kėlmendit ku isha
emėruar mėsues. Kur arrita nė Brigje etja mė kishte shkrumbuar. U ndala te nji
kullė e madhe dhe e lartė qė ndodhej pranė rruge. Ajo na kishte qenė kulla e Mul
Delisė, bajraktarit tė Hotit dhe kryebajraktarit tė Malcisė sė Madhe. Pjesėn mė
tė madhe tė kullės e pėrdorte shteti si magazinė tė konsumit e ku di se ēfarė
tjetėr. Por nji pjesė tė vogėl tė kullės ia kishin lėshuar edhe zotit tė saj,
Kadri Delisė, qė nė mos u gabofsha ishte liruar nga burgu.
Gjėja e parė qė mė bėri pėrshtypje tek ky burrė ishin tiparet e fytyrės tė cilat
ishin tė gjitha tė mėdha. E dyta, pasi mė dha ujė dhe u ngrit vetė e mė poqi
kafe meqė nuk kishte njeri tjetėr nė shtėpi, vura re se ai ishte shumė i heshtur
dhe bile tėrėsisht hermetik nė bisedė. Pyetjeve tė mija u pėrgjigjej shumė
shkurt me nji "po" ose me nji "jo" tė thatė e krejt anemike. Kur m'u duk se
prania ime e bezdiste, e falėnderova dhe po bėhesha gati tė ngrihesha e tė
rinisja udhėn time tė gjatė. Papritmas mė pyeti se nga vija e ku shkoja. I
tregova se jam emėruar mėsues nė Kėlmend dhe se po shkoja pėr herė tė parė atje.
Pastaj mė pyeti se nga isha dhe i kujt isha. Kur i pėrmenda emrin e babait tim,
pashė se i qeshi fytyra.
- Qenke djali i mikut tonė - tha shkurt, - baba yt ka qenė nji nga miqtė mė tė
mirė tė Mul Delisė.
Mua mė iku gjaku. Kėtė emėr e kisha dėgjuar dhjetra herė nė dy forma tė
ndryshme. Nga nėna ime, qė e quante "kryebajraktar" dhe tregonte nji respekt tė
madh pėr tė, si dhe nga njerėzit e pushtetit, tė cilėt e lakonin mbarė e
mbrapėsht si "kryearmik" i popullit.
Ndėrsa unė po mendoja pėr faktin qė ky emėr ishte bėrė i njohur tek unė
diametralisht i dyzuar, por nga tė dy palėt sigurisht besoja nėnėn time, Kadriu
mė tha: "Dėgjo bir, si djali i mikut mund tė flas hapur, kjo duket sikur po tė
nxjerr jashtė, por ti nuk duhet tė kthehesh mė nė kėtė shtėpi. Unė jam kulak".
Emri kulak, nė atė kohė, ishte emri mė i rėndė. Ai binte nė bisedė si nji varre.
Megjithatė unė qė teorikisht e dija se pėr tė qenė kulak duhej tė kishe qenė
shfrytėzues, e pyeta:
- Pse, keni qenė shfrytėzues ju?
- Ēfarė shfrytėzuesi, - tha ai, - ne kemi punuar si tė gjithė
fshatarėt e tjerė. Bile mua mė takonte tė punoja edhe mė tepėr, sepse Muli
merrej me punėt e bajrakut e tė Malcisė.
Pra bajraktari i Malcisė ishte identifikuar me feudalin qė me vendimin politik
tė shpalljes kulak. "Historia", "shkenca", "letėrsia" dhe "publicistika" nuk
bėnin kurrgjė tjetėr veēse krijonin shėmbllimin e pėrthyer tė bajraktarit nė
bazė tė kėtij vendim:i politik.
Bajraktari real i Malcisė me bajraktarin e stisur tė literaturės
gjysėmshekullore kanė nė mes nji shtrembėrim monstruoz. Katėr bajraktarėt e
Kėlmendit nuk bėnin as bukėn pėr shtėpinė e vet. Tė tillė "feudalė" e
"shfrytėzues" ishin ata. Nė vėshtirsi ekonomike jetonin edhe bajraktari i Grudės
Smajl Martini edhe ai i Trieshit Ismail Marku. Nga bajraku i Grudės mund tė
sjell nji shembull edhe mė tipik. Kolė Zefi ishte nji nga krerėt mė tė
rėndėsishėm tė Grudės dhe nji nga pleqtė mė tė zgjuar e mė autoritarė tė Malcisė sė Madhe. Aq zėmadh ishte ky njeri sa Patėr Anton Harapi duke
stigmatizuar peshėn e :fjalės sė tij nė kuvend shkruan: :'Fjala e Kolės ishte
:fjala e Grudės".83) Dhe pikėrisht ky burrė, :fjala e tė cilit ishte vendim pėr
bajrakun, edhe shtėpinė e kishte pėrdhese ...
Mė gjatė e quaj tė arėsyeshme tė flas pėr bajrakun e Kastratit, pasi Bajza ishte
territori mė i gjallė ekonomikisht i Malcisė sė Madhe. Nėqoftėse bajraktarėt e
Malcisė do tė ishin feudalė shfrytėzues, siē paraqiten nė literaturė, atėherė
logjika tė thotė se shembullin mė tipik tė nji bajraktari tė tillė do ta gjesh
nė bajrakun e Kastratit. Por jo nuk gjen dot shembull. Shtėpia Dodė Preēit,
bajraktarit tė dėgjuar tė Kastratit, nė kuptimin ekonomik ishte nji familje
krejt e zakonshme malėsore. Shumė familje nė Bajzė tė Kastratit kishin toka,
bagėti e pasuri tė tjera mė tepėr se bajraktari. Bile shtėpia e bajraktarit pėr
nga pasuria as mund tė krahasohej me Marash Gjekė Malėn, Zenel Shabanin, Ēok
Zefin, Gjokė Prelė Tomėn, Kot Nikėn, Ujkė Gjeto Shytin, Dedush Marashin, Kolė
Gjeloshin e Lushajve etj. Bile edhe nė Kastratin e Epėrm ku siē thonė malėsorėt
"han pula gur", plot familje e kishin ekonominė e fortė sa tė bajraktarit tė
Kastratit, nė mos edhe mė tė fortė.
Ajo qė flet mė shumė, pėr mosqėnien e bajraktarėve shtypės dhe shfrytėzues tė
masave tė gjėra tė malėsorėve, āsht gjendja ekonomike e bajraktarėve tė
Kėlmendit, tė cilėn e pėrmendėm edhe mė lart. Vėrtetė nė Kėlmend toka ishte e
paktė dhe njerėzit jetonin kryesisht me blegtori, por po tė ishin bajraktarėt
shfrytėzues, shtypės dhe despotė megjithatė ekonomia e tyre do rritej gjithnjė
e mė tepėr pikėrisht nė kurriz tė varferisė sė pėrgjithshme. Kurse nė realitet
nuk ndodhi kėshtu. Nji farė pasurie vunė ata fshatarė qė trashėgonin tokė mė
shumė, por edhe qė punonin e djerėsinin mė shumė. Si tė tillė mund tė pėrmendim
Nikė Gjon Kekun e Vermoshit, Gjelosh Gjokėn e Gropave tė Selcės, Maē Lucėn e
Gjenoviqit, Zef Sokolin e Jesanovės, Ndue Dragun e Lėpushės etj. Tė gjithė kėta
rreshtoheshin nėn kushtrimin e bajraktarit tė Selcės dhe i bindeshin atij, por
nga ana ekonomike ishin mė tė pasur se ai. Duke e parė me sy tė paanshėm kėtė
realitet, natyrshėm lind pyetja: Ku gjendet kėtu shfrytėzimi i bajraktarit?
Āsht e vėrtetė qė Ahmet Zogu, nė kohėn e mbretėrisė sė tij, u dha grada tė
ndryshme bajraktarėve tė Malcisė dhe jo vetėm bajraktarėve, por edhe banorėve
tė tjerė qė ishin me zė nė bajrakėt e tyre. Si oficerė rezervė, pėr nji kohė,
ata morėn edhe rroga nga Mbreti. Por kjo nuk u prishte asnjė punė malėsorėve. Nė
fund tė fundit nga xhepat e vet nuk nxirrnin asgjė. Duke qenė kėshtu, nė
pėrgjithėsi uronin qė ato rroga tė zgjatnin sa mė shumė dhe bėnin shyqyr qė
krerėt e tyre sė fundi po merrnin diēka, pasi nė shekuj kishin kryer punėt e
shumta nė bajrak pa .. para, sepse ato pagesa qė parashikonte kanuni pėr
pleqnitė ishin vogėlsira. Natyrisht malėsorėt nuk e tirrnin punėn aq hollė sa tė
mendonin se rrogat qė jep shteti pa kriter rėndojnė sadopak nė supet e tė gjithė
shtetasve.
Besoj se gjithė sa thamė janė tė majftueshme pėr tė kuptuar se bajraktari i
Malcisė nuk āsht beu i Shqipėrisė sė Mesme dhe asaj tė Jugut. Ai nuk āsht as
shfrytėzues i masave, as feudal, as despot. Āsht nji prijės i "Malit" tė tij
me dimensionet ushtarake e civile dhe vetėm kaq. Tė tjeratjanė shtesa e
trillime.
Nė konkluzionin, se paria e Malcive nuk āsht diferencuar ekonomikisht
nepėrmjet shfrytėzimit, ka arritur edhe Ismet Elezi duke shqyrtuar tė drejtėn
zakonore penale. Ai vėren: "Nė zonat mė tė thella malore diferencimi
ekonomiko-shoqėror ka qenė mė i kufizuar, mė i vogėl dhe parėsia i ka gėzuar
privilegjet mė shumė nga trashigimia".
Pėr gjysėm shekulli bajraktari diku u identifikua e diku u krahasua me beun. Por
pėrpara se tė bėsh nji krahasim duhet tė zgjedhėsh me shumė kujdes tė dy anėt e
krahasimit. Nuk mund tė thuash, bie fjala, se bora ishte e bardhė si nji natė e
errtė, se vajza ishte e bukur si nji urith, apo se e dashura i bėnte djalit ca
gjeste tė ėmbla si ato tė tigrit.
Krahasime tė tilla nuk tė bėjnė dot as pėr tė qeshur. Ato shumė- shumė mund tė
zgjojnė kuriozitetin pėr tė ditur se nė cilin spital neuropsikiatrik janė
sajuar. Kėshtu, pra, nėqoftėse tė lind ideja qė, nė mėnyrė figurative, tė
krahasosh Malcinė e Madhe me nji "ēiflig", duhet tė dishė se ky "ēiflig" nuk ka
qenė askurrė i asnjeriu, pėrveēse nji "ēiflig" i tė gjithė malėsorėve. Malėsori
āsht tepėr krenar pėr tė qėnė nji "ēifēi" i mirėfilltė. Ai me zor kajetuar nė
shkėmbenjt e tij, por ama ka j etuar si nji shqiponjė e lirė e jo si nji
zvarranik. Ai ka qenė zot i kullės, tokės, njerėzve dhe i bagėtive tė tij. Ato
kanė qenė tė paprekshėme sa kohė qė ai nuk i ka bėrė asnjė dėm lagjes, katundit,
bajrakut apo Malcisė. Dhe kur ka qenė i ndėrgjegjshėm se dikujt i ka shkaktuar
dėm, ky malėsor kaq krenar, ka shtruar pengun dhe i āsht pėrgjegjur deri nė nji
gjyqit tė paanshėm tė pleqve tė kanunit.
Malėsori i ka zbatuar me ndėrgjegje normat kanunore qė i ka vendosur vetė
populli i kėsaj krahine qė nė lashtėsi. Pamvarėsisht nga emrat e kanuneve qė
shpesh mbajnė emėrtime individėsh tė famshėm, nji lėgjislacion popullor kaq i
gjėrė, qė e pėrfshin jetėn deri nė detajet mė tė imta, nuk mund tė jetė vepėr
individuale e dikujt, pėrveēse vepėr e nji populli tė tėrė, bile e brezave tė
tėrė tė nji populli. Kėtė mendim ka edhe Edit Durham e cila shpreh kėtė
konsideratė pėr ligjet dhe kanunet:
"Ligjet dhe kanunet qė i atribuohen Lekės, duket qartė se janė mė tė hershme se
shekulli XV, pra se koha kur thuhet se ai ka jetuar. Ndoshta atyre ligjeve ujanė
bindur luftėtarėt e panjohur me armė bronzi qė dalin nga varrezat
parahistorike".
Sigurisht nji lashtėsi e tillė ligjesh āsht marramendėse, por padyshim ato janė
pėrmirėsuar gjatė shekujve nė pėrshtatje me zhvillimet qė nuk kanė qenė tė
pakta. Por nji gjė nuk ka ndryshuar kurrė, bindja e malėsorėve ndaj kėtyre
ligjeve dhe vetėm ndaj tyre. Malėsori e ka respektuar "parinė" e vet, tė cilėn e
ka zgjedhur vetė pėr tė zbatuar kėto ligje. Por askurrė nuk ka pranuar tė jetė i
shtypur e i shfrytėzuar prej "parisė" sė tij. Nė kėtė kuptim ai ka lindur, ka
jetuar dhe ka vdekur si nji "mbret" nė pronėn e vet tė vogėl, po tė shtrenjtė.
Kjo āsht e vėrteta e pamohueshme. Tė tjerat nuk e di se ēfarė janė.
Sė fundi, pėrveē kodeve tė kanunit malėsori ka edhe kodin moral qė āsht i
painjorueshėm. Ai e respekton plakun e ēdo rangu, por kur ky plak nukjep
drejtėsi tė paanshme dhe ankesat ndaj tij bien nė vesh tė shurdhėr, nė instancė
tė fundit bėhet vetė plak pėr pronėn dhe njerėzit e tij.
Pronėn e tij, tė drejtat e tij dhe njerėzit e tij nuk guxon t'ia nepėrkėmbė kush
malėsorit. Ai ka krijuar pikėrisht pėr kėtė institucione tė ndryshme apeli, deri
te institucioni i pakorruptueshėm i "vogjėlisė". Nėqoftėse asnjė nga kėto
institucione nuk i jep drejtėsinė, gjė qė nuk āsht e mundur, nuk duhet harruar
qė malėsori ka edhe nji "institucion individual" qė āsht pushka. Por tek ky
"institucion" i fundit ai shkon vetėm atėherė kur thika i ka mbrrijtur nė koc
dhe nuk ka ku tė vejė mė.
Pas ēlirimit tė atdheut, siē duket, kėrkohej nji "eureka" pėr ta kriminalizuar
emrin e bajraktarit tė "Maleve". Dhe "eureka" u pėrhap si
nji metastazė nė tė
gjithė literaturėn shqiptare, deri tek tekstet e "kėndimit" qė kishin nė ēantat
e tyre femijėt e vegjėl tė shkollave. "Eureka" kishte hapur,jo thjesht rrugėn e
krahasimit tė bajraktarit me beun, por edhe atė tė njėfarė njėsimi tė kėtyre dy
figurave krejtėsisht tė pangjashme. Koha āsht e ēuditshme, ajo heq e vė baltė
sipas interesave tė atyre qė janė lart.
_______________________
Copyright © Malcia 2005-2009
|