News Kultura  |  Epika  |  Mitologjia  |  Kanoni  |  Gjuha  |  Letersia  |  Muzika  |  Historia  |  Shoqnia  |  Personalitetet  |  Ekonomia  |  Gjeografia  |  English

Letersia

Dekalogu i Turpit

Lahuta 100 Vjetori

Kritika e Librit


postModernizmi Shqiptar nė Kafazin e Kafkės
Nik Leshai

 

Per modernistin, asht koha qjo perkufizon te verteten; per postmodernizmin asht hapsina ajo perkufizon te verteten dhe kohen.

Ne librin e tij, "Dakalogu i Turpit", Ridvan Dibra ban dy gabime, 1) ai mundohet me spjegue postmodernizmin nepermjet nji modernisti, Kafkes, ēka rezulton ne "kafazizimin" e "panteres postmoderne shqiptare", 2) ai harron tiparin kryesor te postmodernizmit – KU?  Pra nqs modernisti pyet se KUSH po flet, postmodernisti pyet se PREJ KU po flitet?

Ne lidhje me artin, letersine, kulturen, traditen, gjuhen dhe ligjin Shqipnia Etnike asht e pandashme.  Nuk asht fjala per patriotizem; por per fakte.  Prandaj, me fole per letersine bashkkohore shqiptare dhe me bā sikur Kosovaret e Tetovaret nuk egzistojne, asht e papranueshme per cilindo, ne veēanti per nji postmodernist i cili pretendon me qene i hapun ndaj prumjeve te hapsinave te margjnalizueme. 

Me fole per letersine bashkkohore shqiptare dhe mos me fole per gjuhsine shqiptare asht thjeshte lajthitje sepse nji shumice e kosovareve dhe tetovareve nuk e kuptojne letersine e Ridvan Dibres dhe shkrimtareve te tjere bashkkohore shqiptare sepse ata nuk mund t'a digestojne gjuhen shqipe ne ate nivel sepse Standardi '72 e ka eliminue te tolmen e tyne prej letrave.

Pjesa kritike e ketij libri, rreth 80% e tij, i perket nji botkuptimi modernsit simbas te cilit njeriu modern ishte i zhgenjyem prej arsyes, racionalizmit, historise e logjikes.  Kjo perpsktive u pat popullarizue mbas luftes Ire botnore, si nji afirmim se progresi ne metodikat e logjikes e arsyes jane zhgenjyese kur vjen puna per t'u zbatue ne realitet.  Tue pa se njeriut i mungonte aftsia racionalizuese, modernistet shpresonin se e vetmja menyre per t'a shpetue boten porej kaosit, dhunes, e vulgarizmit ishte arti. 

Por sic tregoi Lufta e IIte, as arti nuk e shpetoj boten prej kaosit apo prej irracionalitetit te vete njeriut.  Prandaj, me te drejte, postModernisti tallet si me anarkine, si me zemerimin e modernistit ndaj anarkise, si edhe me idene e modernistit se po na egzistueka nji art ose nji letersi e nalte e cila qenka e vetmja menyre per te shpetue boten prej apokalipsit. 

 

Kritika e Librit


Parathānje pėr 100 Vjetorin e Lahutės
Zef Pllumi

 

Pak histori kombtare

Fillimi i shekulllit njizetė.

Si gjindej Shqipnia nė atė kohė? Nė kulmin e mjerimit. Jo vetėp:t qi; nuk kishte zhvillim ekonomik e kultural, por nė s'mmicėn e popullsisė nuk dukeshin kurrkund as ndje'1jat e natyrshme njerzore tė lirisė, barazisė e ato kombėtare. Gjumi letargjik i injorancės ma tė mbrapametun e nėnshtrimi shekullor ndaj robnisė e kishin marrakotė krejtėsisht kėt vend e kėt popull. Tempujt e bukurisė kombėtare e europjane ishin rrafshue per tokė ashtu si edhe kishin dalė nga kujtesa luftat heroike legj~ndare qė dikur ishin zhvillue pėr mbrojtjen e lirisė e tė nderit kombėtar e tė kulturės sė lashtė. Pushtuesit e huej kishin synue qė me anėn e ndrrimit tė bindjeve e tė ndėrgjegjes ta shndrronte kėt popull jo vetėm nė njė rob tė thjes1.tė, por f'1Q tepėr nė nji shėrbtuer besnik, e pėrkrahės tė zfllshėm nė shtypjen e lirisė sė popujve tė tjerė. 

Pėr t'i shpėtue robnisė pjesa mā e kamun e ktij populli kishte ikė c strukė atje ku mund tė ruente traditat. Ndėrkaq nji pakicė e vogėl, kalue ndėr male shqiptare, e vazhdoi luftėn me pushtuesit pėr jetė a vdekje. Pionierėt e kėsaj qendrese kjen kryesisht klerikėt katolikė qė nėpėrmjet fesė mendonin me shpėtue kombin e gjuhėn e tij, si tipari kryesor, doket e traditat e lirisė. Edhe sot mbeten emnat e ktyne pionerėve: Buzuku, Matranga, Budi,Bardhi, Bogdani, Kazazi, etj. etj., tė cilėt me anė tė ndėrgjegjes fetare dhe tė kultivimit tė saj, qė nė atė kohė ishte ma emocionale se ndjenja komėtare, menduen me shpėtue jo vetėm lirinė, por edhe dashuninė pėr kėt tokė. e pėr kėt popull.

Me kalimin e kohėve, atje nė Europė, tashma tė largėt pėr ne, u zhvillue pėrveē ndėrgjegjes fetare edhe nji ide e re: Iluminizmi, ose i quejtun ndryshe ndėrgjegja e mendimit tė lirė. Iluminizmi - besimi i mendimit tė lirė, pothuej u shpall si fe e re. Ky besim i ri nuk kishte si tė mos ndezej nė gjinin e nji populli tė shtypun nė robni. Dikund atje i strukun ndėr malet e largėta tė Vithkuqit shpėrtheu "fenomeni Voskopojar". Nji aleancė e ngushtė me shokun e vuejtjeve, popullsinė Vllahe, populli shqiptar krijoi mrekullinė e re me themelimin e qytetit tė Voskopojes, qendra e iluminizmit shqiptar. E qėllimi kryesor kje: mendimi i lirė i 'mbrujtun pėrmes kulturės. Mendimi i lirė do tė ēonte pa tjetėr ne veprime tė lira. AkadeMia e Voskopojės nuk kje nji ēfaqje e huej, por thJeshtė kombėtare. Ajo jo vetėm qė vuni pėrpjekje me qandra tė Europės perendimore, por mendonte me e shtri kulturėn edhe nė vise tė tjera tė Shqipnisė, sepse besonte se vetėm 'kultura mund tė sillte lirinė. Atje u kultivuen talentet shqiptare nė shkencė, letėrsi e arte, gjurmėt e tė cilave, pėr fat tė mirė, kan teprue gjithnji atje.

Mjerisht nuk do tė vononte qė drita e mendimit tė lirė, e iluminizmit kombėtar, tė vriste sytė e pushtuesit qė pėrfaqėsonte errsinėn dhe injorancėn. Ky tue shfrytėzue forcat e fanatizmit atavik e shkatrroi me zjarm e shpatė qandrėn e kulturės sė re shqiptare. E gjithēka u shue. Errsina marrakoti pėrsėri kombin qė nuk piptinte ma as ndėr malet e Verit as tė Jugut.

 

 

 

_______________________

Copyright © Malcia 2005-2009