News Kultura  |  Video  |  Epika  |  Mitologjia  |  Kanoni  |  Gjuha  |  Letersia  |  Muzika  |  Historia  |  Shoqnia  |  Personalitetet  |  Ekonomia  |  Gjeografia  |  English

Kultura

- Arti

- Filmi

- Teatri

- Fotografia

- Moda/Modeling

 

Kritika Kulturore

- Identiteti

- Gjuhsia

- Tradita

- Humbja e Identitetit

 

Muzika

- Lahuta

- Fyelli

- Koralet

- Vallet

- Malcia & Muzika Magjype

 

Vajtimet

 

Filozofia

- Parasokratiket

- Platonistet

   -  iluminizmi

- Post Filozofia

   - ontologjia

   - hermeneutika

   - postmodernizmi

   - diskursi i fuqise

   - dekonstruksioni

   - egzistencializmi

   - modernizmi

   - strukturalizmi

 

 

 

Kontributi i Elementit Katolik Shqyptįr nė Lįm te Atdhetarķs

Marin Sirdani

Per me mśjt me énd e me kuptue aq sa duhet kontributin e elementit katolik shqyptar nė lįm t'atdhetarķs, duhet me pįs parasysh gjendjen e kombit tón, si nė pikpamje politike, ashtu edhe nė pikpamje fetare qysh nder kóhėt e para tė kristjanizmit e deri nder kóhėt tona. Lypet nji traktim i atķll sepse ēeshtja komtare shqyptare, si ka me u pa, ka qén perhér nė ma tė madhen lidhni me ēeshtjen fetare-katolike. Sikur flirtja e vjeter, thót Shuflai, kje si nji kufi nė pikpamje besimi. Kėtu kufizóhen sot katolicizmi, ortodoksizmi e islamizmi". Āsht pra kjo nji ēeshtje jo vetem e dobishme por edhe e nevojshme me u skjarue mbi veprėn qė zhvilluen nė favor tė komit pjestarėt e njanės nder tri besimet e respekėtueme prej Statutit tė Mbretnis Són.

Po nė nji peshim kohe aq tė gjįt, ku duhen zhvillue jo vetem ndodhķt e rrethanat, por ndonjihér edhe situata e vendit, per mos me shkue teper gjįt, kemi me pershkrue vetem pikat qė vķjn me qķt nė shesh aktivitetin e katolikut shqyptar nė lįm t' atdhetarķs per rreth tė sa shekujve, deri nė kohen e Turqve tė Ri. Prej asįj kohe deri nder ditėt e sodit kemi me e vijue nė nji numer tjeter tė ksįj riviste.

Do dijt se qysh nder kóh tė para tė kristjanizmit edhe nji numer i mirė shqyptarėsh e mori mbrapa ket besim. Ky numer shkoi gjithnji tuj u shtue, kshtuqi nė shekujt e parė tė ktij besimi nder shum gjytete kjenė ngrehė seli ipeshkvnore si per tregim, - n' Amante (ngjat· Vlone) nė vjetė 344; nė Shkoder, 392; nė Matje, 392; nė Durėc, 424; n' Apolonje, 431; nė Bylis, 431; nė Djokle, 451; nė Vlonė, 458; nė Skampa, 458; nė Prezrend, 458; nė Shurdha Sarda, 592,18. Mbas rregullimit politikuer nė shekullrr tė IV e tė V, Salona e ba metropolija e Dalmacis, Shkodra / per krahinen Prevalis, e Durrci per krahinen e Epirit tė Ri. Ipeshkvij e lliris e t' Epirit duken shpesh nė historin e shtatė shekujve tė parė tė kristjanizmit, e sidomos nė historin e Koncileve, si antarė tė fortė tė fes katolike kundra crezive

Gjytetet prej Arbe (Rab) e deri nė Vlonė ishin mje nė tė VII shekull nen influencen kryesore tė Prendimit. Nė ket pikpamje nuk shkaktoi farė shrregullimi e damja e Perandoris Romake (395), mbas sė cilės Dalmacija mbeti nen Prendim nė sa Prevalitanja e Epiri me Lindje. As fakti, se nė vjetin 535 ipeshkvijt e prevalitanjes ran nen metropolin e Justinjanės sė Parė, e prandej nen influencen greke, nuk shkaktoi ndonji pengim.

Nder tė gjitha ato vende, ku qysh motit ishin nen influencen e Prendimit, krishtenimi mbajti nji karakter latin. E mbajti ket edhe atėherė, kur cari Leon Izauriku (732) dau Epirin e Ri e Prevalitanjen bashkė me Italin e Jugut prej kishės rromake, e i shtroi nen patriarkatin e Konstandinopolit. E mbajti edhe atėherė kur u themelue kisha serbe autoēefale (1219). Ipeshkvijt e Dalmacis sė Jugut e tė Shqypnis sė Veriut u ban pshtetje kryesore tė Papės nė luften e madhe kundra ortodoksizmit nė Ballkan nė kohen turke

Kjo lidhni kaq e vijueshme mbrrijti n' apogjen e vet me Balshajt e me Gjergj Kastriotin, e shqyptarėt nuk e dijten vedin kurr per ma Qysh nder kóht e para tė kristjanizmit u perdorote nė vendin t 'onė, si gjuhė zyrtare, shtetnore e kishtare, ku latinishtja e ku greqishtja: nė Shqypnin e Veriut e nė tė mjesmen latinishtja me ndonji perjashtim; greqishtja nė tė jugut. Si ishin dy gjuhė zyrtare tė kishės, ashtu ishin edhe dy rrite, ase menyrė se si me krye zyret fetare: rriti grek e rriti latin, por besimi ishte i njinjishem n'anekand Shqypnin.

 Tė damit e parė fetar nė Shqypni ndodhi nė shekullin e XI kur per shkak tė skizmes s' orjentit, qė dau kishen greke prej asįj tė Romės fiset toske pergjithsisht iu pshteten kishės bizantine, nė sa fiset gege i ndejen besnikė kishės sė romės. Kjo dasi i shkaktoi nji dam tė madh vendit tonė jo vetem kahė feja por edhe kahė kombsija, perse me ket dasi perfituen tė huejt me luejt politiken e vet per dam tė komit shqyptar. Me pasė nji ide tė kjartė mbi ēashtjen nė fjalė do kthye mendimi te situata politike e Shqypnis qysh do shekuj perpara skizmes.

 Si dihet, kahė mjedisi i shekullit tė VII, Herakliu i I, perandori i Bizantit, nziti serbėt, qė ene ishin nė Rumenin e sotshme, me u lshue nė shpinė arave e me i qitė prej Ballkanit. Ktyne, si e ēuen nė vend dishirin e atij perandori, u kjenė lshue nė shperblim, posė vendit qė prej tyne pat emnin Serbi, edhe Bosnja, nji pjesė e Dalmacjes e do vende nė Prevalitanje. Prej kėndej shkuen ma vonė tuj u shperda neper vende tjera tė Ballkanit, e trajtuen disa qandra nen kryesi tė do krenve tė quejtun prej tyne Zhupana. Deri nė shekullin e XI kta zhupana u sundojshin krejt mė veti, po atėherė njifarė Stefan Dobroslaw fitoi njifarė tė drejte mbi tė tjerė, e i biri i tij Mikaeli (1050-80), mori titullin Kral, titull i cili ikje njoftė prej Papės Gregorit tė VII. Nė ket kóh edhe Shqypnija e Veriut me nji pjesė tė Malit tė Zi kishin nji zhupan tė vetin, i cili njofti sypranin e Mikaelit.

Mirėpo as nė Shqypnin e mesme e tė jugut nuk vonoi e u furė nji popull i ri, Bullgarėt (861), tė cilėt mbas do kohe, si edhe Serbėt, mueren sundimin e vendit, por, nė Shqypni, u mbet Serbve, te e mbramja.

Me kto dominacjone elementi shqyptar shkoi tuj bjerrė per herė e ma fort, tuj u slavizue, e me gjith kryengritje, qė ban disa heresh per me u dalė doret, u duelen zakonisht tė pa dobi. Por me gjith mni qė kishte njani element me tjetrin ishte dishka qė deri diku i avitetė: besimi i perbashkėt. Serbėt, qė qysh me tė VII shekull ishin nen ndigjesė tė Kishės Latine, nė vjetė 1288 iu pshteten Kishės Greke. Ktij ndrrimit Shqyptarėt qė gjindeshin nen reje tė tyne nuk iu perkrahen pergjithsisht e kta vlefti per me e mbajtė ma tė gjallė dasin me ta.

Papėt e Romės, per me i vu nji pendė rrymės sė bizantinizmit e slavizmit, e mos me e lanė me ba krejt tė veten kudra kishės shqyptare, u kujdesen qysh me kóh me ēue nierz tė zotėt sidomos me kryesue selit krye-ipeshkvore tė Tivarit e tė Durrcit e me ngrehė qandrra mungarėsh sa ma shum nė vendin t' onė.

Nė tjeter anė edhe kryetarėt e kishės greke, tė perkrahun prej sundimtarve tė Bizantit e tė Serbis, me qandrra Ohrin e Pejen shkuen tuj shkputė prej kishės katolike ku njanin e ku tjetrin djeēez

"Nė metropolln e Durrcit (Shqypni e mjesmedhe e jugut), nė tė XIII e tė XIV shekull, hypja e zbritja e inf1uencės katolike, anasjelltas ortodokse, shko te paralel me ndryshimin e auktoriteteve politikore. Ndermjet Lindjes e Prendimit ndrrojshin mendim nierzt e mdhej civila, ashtu edhe ndrroheshin· ipeshkvijt e njenit e tė tjetrit besim. Me gjith ket, lufta e gjįt e Papatit me Bizantin mbi vendin shqyptar, nuk muer kurr formė tė kėqia. Per fanatizem fetar nuk bahej aspak fjalė: perkundrasi gjinden sheje, qė kėto rise nuk i kanė rrejtė kurr pengimet fetare. Ka sheje tė qarta tė simbjozės sė paster ndermjet katolicizmit e ortodoksizmit.

"Bujarėt e mėdhej shqyptarė pėrgjatė bregut t' Adriatikut ishin katolikė. Por permbrenda, kahė ana e Ohrit, ashtu edhe vetem nė Krue, deri nė t' ardhun t' Anxhovince (1272), sundojnė influenca· greke. - Dekretet e Papės sė vjetit 1…19 tė

drejtueme, me rasė tė kryengritjes sė madhe kundra Serbve, kryetarve tė familjeve princore tė Muzakejve, tė Matarangut, t' Arjanitve, tė Blinishtve, tė Jonimve, i quejnė "dilecti filii" edhe "viri catholici6.

Intelekėtualt shqyptarė t' asįj kohe, pa se popujt kufitarė tuj perzie iden "Religion" me iden "Shtet" po ishin jo vetem anmiqt e katolicizmit nė Shqypni, por edhe tė kombit shqyptar, pse me ndjekė skizmen atėherė ishte rrezik evident me mohue edhe kombsin e me pranue kombsin serbe, greke a bullgare, i vune per ball kishen shqyptare, e me ket mjet luftuen e dikur duelen ngallnyesa. Shofim prandej se aty e mbrapa ēashtja shqyptare e ēashtja katolike shkojnė ngjitas, e mprojsat e kreshnikėt e katolicizmit janė njiherit edhe mprojsat e kreshnikėt e kombit fonė.  

Nji nder ma tė parėt mprojtsa tė ksajė ide kje franēaskani, Gjoni de Plano Carpino, krye­ipeshkev i Tivarit (1248-1252), i cili sajoi "me perba me Shqyptarė nji qanderr tė fortė tė katoliēizmit nė tokė shqyptare". Me ket program i doli ktij prelati me kthye nė prehen tė Kishės Katolike nė vjetė 1250 disa djeēeze tė Shqypnis qandrore.

Sigurue vogjlija se nuk ishin lshue doret. filluen me u marrė vesht njani me tjetrin, e nen prisi tė disa krenve e tė klerit, shkuen tuj u ba reakcjon mbas reakcjonit anmiqve tė fes e tė kombit. Me gjithkta mbretent e Serbis qė kishin qitė ēeken me ba ēmos e me shdukė ēfardo pengimit qė muejtte me u ndalue slavizimin e nenshtetasve tė vet, mbasi nė vjetė 1282-1356 shtruen mbarė Shqypnin, shkuen tuj i randue perherė e ma fort Shqyptarėt nė fe e zakone deri sa nė vjeten 1318 Uroshi i II me qellim me shkimė kombsin shqyptare dha urdhen me ndjekė tė gjithė [shqiptaret] ortodoksin. Shqyptarėt atėherė u mblodhe n per rreth Andre Muzhakės, shqyptarit ma zemrakut e ma me randsi n' at kóh, e mbasi lidhen besė me Filipin e Tarantit, qė zotnojte Durrcin, me Karl Abertin d' Anjou mbretin e Maxharris, me Mladin banin e Boznjes, e ngushtuen mbretin e naltpermendun nė vjetė 1320 me u njoftė tė drejtat e mos me i trazue ma nė fe e zakone.

Nė kjoftė se n' at kóh aq kritike per kombin t'onė u ruejten nalt ndiesit komtare i duhet dijtun fort edhe klerit katolik i cilli s'i u da popullit shqyptar nė kurrnji rasė po me te mjeroi, me te luftoi, me te gzoi. Dy albanolog, nder ma kompetentat nė ket landė thonė se .... nė popullin shqyptar Barit e Kishės Katolike tė ktij populli, para historije, ruejten nalt ndiesit komtare, ndersa ordokst mbeten ma fort indiferenta nė pikpamje nacionale. "Ata qė i ban ball furis greko-serbe­ortodokse,- shkruen Dr. Milan v. Sufflay - kjenė veterant e Kishės Katolike, Benediktint, tė cilėt, tuj ndertue kuvendet e veta j ashta gjyteteve e nė zemer tė popullit shqyptar nder male pshtuen Shqypnin prej ortodoksizmit, si ma vonė Franēeskajt e pshtuen prej islamizmit.

Ket tė vertetė tė patrandshme tė veprimit tė klerit katolik, din Zoti dhe e dishmoi nė ndonji rasė edhe shtypi jonė Fletorja e Tiranės "Vullneti i populli" (v. I. Perjudhė e II, n. 2 (36). fq. 2, v. 1930) "Veprimet e klerit katolik per atddhe janė aqė tė vjetra sa āsht robnija e kombit fonė deri nė diten e Indipendecės" - e nji tjeter e tė njajtit gjytet (Ora. n. 30) dishmote se: ... shkronjėsi i kėtyne radhve ėsht i bindur dhe fort i gėzuar qė tė shpallė an-e­kand qe Kisha Katholike ėshtė e vetmjaia organizatė fetare nė Shqipėri e cilla ka permbqjtur gjithnje tė gjalla traditat shqiptare edhe pasė roberimit tė Shqipėris!"

Levizjet shqyptare per me u emanēipue prej Serbve deri me deken e Car Stefan Dushanit duelen pa fryt e vetem vjeften per me mbajtė gjallė ndiesit komtare, por me deken e tij (1355), qeveritarėt e krenėt e vendit qė kishin pasė sundue n'emen tė tij u dek1aruen princa e dukė nė veti. Nji nder kta Zotn qė i dha ma tė madhin tė trandun perandoris serbjane kje nji kryetar shqyptar i Balesit.  Ky, porsa diq perandori i naltpermendun ban per veti Lekėt e Malķcis e msyni Shkodren, e mbasi qiti prej atij gjyteti Serbėt e antarėt e tyne, mori qeverimin e vendit e u ēfaq dukė nė veti.  Per me shkputė ēdo lidhni me Serb e per me bashkue Shqyptarėt jo vetem politikisht por edhe fetarisht, si edhe per me fitue simpatin e popujve katolikė t' Europės, Dukė Balsha i I me tė bijt, qė ishin ortodoks, nė vjetė 1368 i derguen Papės urbanit tė V, ipeshkvin e Shasit, per me e lajmue se kishin kthye nė prehen tė Kishės Katolike me nji shumsi populli.  Shqyptarėt tė dishruem per liri, mzi qė priten e u bashkuen me at Dukė, e si nė protestė tė zotnimit tė Serbve ata qė paten marrė ortodoksin kthyen nė katoliēizem. I biri i tij, Gjergj Ba1sha i I, tuj ndjekė programin e t' et, mbrrijte jo vetem Gegnin e Tosknin, posė ēameris, por edhe krejt Malin e Zi, nji pjesė tė Dalmacis, deri nė Selenik e Trau, e nji pjesė tė madhe tė Maēedonis. Me fjalė tjera ky ngjalli perandorin ilirjane tė dikurshme, e mprojti Shqypnin prej tė huejve, tuj vu perpara Serbėt, Boshnjakėt, Napolitanėt, Bullgarėt e Turqit.

Qysh me kot kóh e deri qė kje pushtue dheu i jonė prej Turkut, e edhe atėherė shumica deri me 1640 Shqyptarėt tė thuesh mbarė, ishin katolikė ku me rritim latin e ku me rritin grek, e vetem nė Dibren e Siperme ishin edhe Bullgarė ortodoksa e Shqyptarė perzietas.  Biemmi, tuj folė per Svetigradin thonė: "Mirrte mbrapa ky popull besimin e kristenė, por tė prishun prej erezive, e jo mbas dogmave tė Kishės Romane, qė ishin besue prej Shqyptarve.  Ky persuazjon, se Shqyptarėt mbarė janė katolikė, ase kisha e Shqyptarit āsht kisha katolike, i mbetun prej atyne kohve neper Slav ngjati deri vonė. Emzot Pjeter Bogdani nė nė vjetė 1685 (Cuneus Prophetarum) nė parathanje shkruen se Shkiet, per antonomazi fes katolike i thonė ''Arbanaska vera".

"Ipeshkvijt e Krues e Krye-ipeshkvijt e Tivarit luejten nji rroI tė madh nė gjysen e·parė tė XIV qindvjetė si nder perpjekjet per bashkimin me kishen serbe, ashtu edhe nder kundershtimet e hapuna ndermjet tė mbretenve serb e tė papės e nder projektet per luften e Kryqtarvet.

Por tė huejėt, qė nuk e shifshin 'nė sy tė mirė nji perparim aq tė madh tė Shqyptarve, u lidhen ndershej vedit e ban ēmos deri qė u duel me e shpartallue at perandori. Kshtuqi me deken e Balshės sė III, 1422, mund tė thohet se ajo perandori mbaroi, e vendet qė pershijte ajo u dan ndermjet tė feudalve shqyptarė.

Dobit qė i rrodhen Shqypnis prej familjes balshjane kshtu i permbledhė Fan Noli nė historin e vet: "Pėrkundėr, se jo vetem i dha Shqiperisė dy ēliraryes tė shkelqyer, si Balshen I dhe Gjergjin e I, qe zgjuan nė zemer tė kombit spirten e indipendencės, me ndjenjen e forcės sė bashkimit dhe shijen e liris kombėtare, po i lanė si trashigim dhe Kishen Katholike, e cila i solli mprojtjen e Papės dhe perkrahjen e fuqive Katholike tė Prendimit, mbi tė dilat u pshtet me vonė Skanderbeu per tė nisun fushaten e tij tė paharruarshme. "

Mbas pak kohe qė u tokoi Shqyptarve me e shijue lirin komtare, pse u shduk rreziku i slavizmit e i bizantinizmit, iu pertrij nji rrezik i ri e shum ma i damshem. Ky rrezik u vijte prej Turqve Osmanli, tė cilėt nė ket kóh ishin tuj u furė aty-kėtu neper dhena tė Balkanit. Kahė mbarimi i tė XIV shekull (1389), Turqit u shtrijn kah ana e Serbis, edhe nė nji luftė tė madhe nė fushen e Kosovės, afer Prishtinės, luftuen me Serb, tė citėt ndimoheshin edhe prej njaj ushtrije shqyptare nen Balshen e II. Mbas ksajė lufte Balsha i II u kthye me Shqyptarė nė vendin e vet, po edhe atje e ndoqen Turqit e i moren Kosturin, Beratin, Shkodern e Drishtin. Kėtu e mbrapa gjytetet shqyptare shkuen tuj ndrrue zot shpesh e shpesh, e levizjet u ban gja ezakonshme.

Tė trembun prej ktij rreziku tė ri feudalėt shqyptarė tuj mos i pa gjasen me i ba ball veēas, u ngushtuen njani mbas tjetri me kerkue perkrahjen e Republikės Venete, e cilla ishte atėherė e vetmja qė dukej se muejte me u matė me Turk. Kjo republikė u epte gajret e i nzitėte shpesh princat shqyptarė me i ba ball Turkut, por ndonji herė kur s' i shif te gjasen e qindresės e kshillote me ba pagjė me ta. Mė sa tjera herė as nė ket shteg kleri nuk u struk mė nji rrezik kaq tė madh, por ku me princa. e ku me popull i qiten pengim mbas pengimit zgjanimit tė Turkut. Meritimin ma tė madhin qė u bashkuen Koja, duka i Dajės, e Dimiter Jonima, kundra Turkut nė vjetė 140l e pat franēeskani Magister "Nicolaus de Scutaro; i nė vjetė 1405 shkasin ma tė madhin me e qitė ushtrin turke prej Shkodre e dha nji franēeskan tjeter "Frater Franciscus de Scutaro.

Nen kercnimin turk as ndima e Venedikut n' at kóh nuk vjefti aq perse nė vjeten 1410 prej friget mos tė bjerrin tregun u lidh me te me i dhanė nji tribut prej vendet qė kishte nė Shqypni. Princat shqyptarė atėherė s' ipaan pshtim vetit veē me njoftė sypranin e Sulltanit. e per siguri se do t' i rrijshin besnikė e do t' i paguejshin tributin me rregull, pranuen me lanė neper kshtjelle tė veta ushtarė turq, per ndryshej mbetshin tė lirė me qeverisė mbas kanunit e zakonit tė vendit. Me gjithkta, populli, e disa herė edhe princat vetė, qė s'muejshin me pa ushtrin turke nder vende tė veta, u bashkuen e i qiten jashtė, e kshtu u shkakėtuen lufta tė paprashme ndermjet Shqyptarve e Turqve, e si dishmon Gjon Muzhaka (Muzaka, Iiopt, fq. 274), s' kishin mbetun vetem pleqt, se tė rijtė ishin vra tė thuesh tė gjith nder lufta kundra Turkut.

Kshta ishte gjeja e Shqypnis kur nė vjeten 1443 Skanderbeu prej robnije kthehej nė vendlemje. Ky "Defensor fidei" e "Athleta Christi", i bazuem nė programin "Fe e Atdhe" permblodhi edhe nji herė, si parandej Balshajt, Shqyptarėt mė nji, kren e vogjli.

Skandarbegu, thót Baldacci, tuj i dalė zot fes sė tė Parve tė vet, kje ma i pari qė i bani Shqypnān me u njoftė prej botės mbarė, nė mėnyrė qė ēashtja komtare-shqyptare āsht nė mq tė madhen lidhni me ēashtjen fetare". E njimend nen prisi tė tij, per njizet e kater vjet, katoliku shqytar e bani deken si me le tuj u per1a me ushtri tė panjehuna tė Turkut, tė prime prej generalave ma tė mirve e deri prej Sulltanave: ma teper, vuni perpara njiheni dy shtet ma tė mdhat e asįj kohe, Turkun e Venedikun. Kshtu, si shprehet Barleti, u dukshin tė perstrijme edhe nji herė kóht e lumnueshme tė Burrit e tė Lekės.

Historjakėt e vjeter tė Shqypnis e pershkruejn me kto fjalė entuzjazmin e popullit shqyptar t' athershem: "Shprehje gzimi e shendri' u ndieshin anekand, e ishte nji entuzjazem aq i madh sa mzi qė pritshin me ra nė luftė kundra turkut per me provue trimnm e besnikin e u dote ma ba ēmos per me i ndalue qė mos t' u shtyshin nder viset e turkut, pa pasė urdhen. Kur ndiejshin se po kthete Skanderbegu prej lufte, kahdo kalote, populli mbarė i dilte para edhe u pergzote me te: kangė, valle, gjimimi i topave, i trompetave e i kumonve, zotnoshin ajrin prej brohorije.

Nji ndimė tė madhe, morale e materiale, e pat Skanderbegu edhe prej klerit katolik. Kta e ndreqen dy heresh me Dukagjinin: i ndejen perbri per me iu gjetė nė ēėfardo nevojet: u suellen neper dhena tė krishtena per me i bashkue pare e ushtarė; mbajten nalt moralin e popullit; e prej mbarė krishtenimit t'Europės. Nder tjerė Pal Egjllorin, Anden de Meul, Gjergj Kuken, Eugjen Sumen, Gjonin de Albania, Barletin, Tivaradije tė madhe per sherbime qė i ban atdheut n' at kóh.

Me fjalė tjera, po t' i kishte mungue perkrahja e sinēertė e klerit katolik, Skanderbegu, me gjith ato cillsi tė jashtzakonshme qė pat, nuk kishte muejtė me mbajtė nalt moralin e popullit, nder kóh aq kritike, as zani i tij nuk kishte ba aq bujė n' Europen mbarė.

Sa me pa ma kjartas se katoliku shqyptar i asaje kóh nuk kje vetem fetar por edhe atdhetar i vertetė, po ēekim ndonji tregim. Nė mbledhjen e parė tė pergjithtė qė u ba nė Lezhe me 2 Marc 1444, mbasi njaj zani princat e krenėt shqyptarė e zgodhen Skanderbegun per "Kryetar tė pergjithtė t' ushtrive aleate", Pal Dukagjini, nji nder princa ma nė shej t' asįj kohe, kshtu shprehet: "Ishte ajo nji rasė e bukur, me e diftue seicili zellin per tė miren e fes e t' atdheut, tuj mbledhė mbarė nierz tė zot per armė, me ia viu perball Thrkut, e ashtu edhe me numer me muejtė me u matė me te.” Nė luften mandej qė i tokoi Skanderbegut kundra Venedikut, posė Lekė Dukagjinit qė ishte shkaktari, e Pjeter Shpanit e Lekė Dushmanit, qė ishte rrejtė se Skanderbegu kishte pasė gisht nė vrasen e Lek Xakaris, princat e krenėt tjerė jo vetem u mbajten me Skanderbegun, por edhe e nxiten me i deklarue luftė asįj republike, per me ia mbushė menden kujdo se princat shqyptarė nuk bajshin ma me u shkelė vendet e tyne prej tė huejve si kishte ndodhė gjashtė vjetė perpara me tė ngratin Kont Shtjefnin, Zotnin e Ulqinit, tė cilit i kje rrembye zotnimi i tė, parve.  Nji shembull atdhetarijet kundrohet edhe nė testamendin e Lekė Xakaris, princit tė Dejės, e Koronės, princit tė Beratit, qė i lanė vendet e veta Skanderbegut nė trashigim.

Por, mjerisht, kjo kóh e lume per vendin tonė nuk ngjati, pse me deken e Kreshnikut tonė, 1468, mbas njaj mbretnimi prej 24 vjetsh, tė kalueme nė luftė kundra turkut, per lirin e Shqypnis e mprojtjen e Europės, tuj u vorrue nė dhé trupi i tij, bashkė me te u shti nė dhe edhe Shqypnija e lirė.

Me deken e Skanderbegut, Shqypnija mbet pa at pris, i cili jo vetem i pat dhanė shpi tė mdha me nji numer tė vogėl luftarėsh. Pal Egjllori, i cili mbas fjalės sė mbretit tė dekun kishte marrė rejen e sundimit nė vend tė trashigimtarit ene foshnje, ishte i zoti i fjalės, i kshillit e i pendės, por jo i armės. Po tė kishte pasė Shqypnija fatin me pasė nji gjeneral tė zotin me bashkue e me organizue vendin nė ket kóh kur Sulltan Mehmeti i II ishte i xanun me lufta nė Persi, e s' i dilte me e msy dhen tonė me nji ushtri teper tė madhe, patjeter se Shqypnija muejte me qindrue edhe per nji kóh tė gjįt si shtet i lirė. Por tuj i mungue nji nieri i atill me i marrė kamen Skanderbegut, ēdo shpresė per nji fitim te fundshem ishte e kotė. Me gjithka Shqypnija e ligshtueme prej lufte, e vorfnueme prej atij farė burri, e lanė mbas dore prei Europe, muejti me perkrahje tė Venedikut me qindrue kundra kolosit turk edhe per njimdhetė vjet rresht.

Dy herė nė vjetė, nė kóh tė korres e tė vjeles, nė prendverė e vjeshtė, vishin ushtri turke rregullisht perpara Krueje, Durrci, Lezhje e Shkodre, e nė qandra tjera, tuj shkretnue vendin me zjarm e hekur, per me i ngushtue ashtu me iu dorzue, por frymzimi i heroizmit tė Skanderbegut ishte ene aq i gjall nder zemra tė shqyptarve sa s' i lshuen nji pllambė dhe per pa e la perpara mirė me gjak.  Deri tuba vajzash shqyptare, mblidheshin rregullisht krye tetė ditve mbi kshtjellet ku ky kishte mbretnue, e nė mjedis t' ushtimit tė topave e tė nierzve tė vram kndoshin nė valle kėngė trimnijet mbi Skanderbegun, per me u dhanė gajret tė vetve me luftue e me dekė si burrat, njashtu si paten luftue e dekė tė parėt e tyne.

Nder tė gjitha kta tė msyme na kanė mbetė tė pershkrueme vetem dy rrethimet e Shkoders (1474, 1479) e aj i Krues (1477). Nė vjeten 1474 nji ushtri e madhe turke nen komanden e Sylejman Pashės hini nė Shqypni edhe mbrrijti drejt nė Shkoder, e e rrethoi nė tė gjitha anėt. Po Shkodra, megjithse nuk i erdhi ndihmė prej kurrkahi, qindroi aq trimnisht, sa mbasi Sulejman Pasha bori pjesen ma tė madhe t' ushtris, u bajtė prej Shqypnije.

Shi nė ket vjetė, 1474, Princ Gjon Kastrioti i III, trashigimtari i fronit tė Kastriotve, nuk dihet se per ē' arsye lanė nen mprojtje tė Venedikut shtetin e vet, me konditė me i a lshue kur do ta shif te me udhė me kthye, vojti me t'amen nė trani (Itali). Kshtu nji pjesė e Shqypnis hini nen mprojtje tė Venedikut, e shka ishte e pushtueshme prej Turkut u vu nen qeverim tė njaj nipi, prej motre, tė Skanderbegut i bamun muhamedan.

Tuj iu dukė Sulltan Mehmetit tė II turp e marre me zatetė para nji vendit aq tė vogel tė Ballkanit, nė sa Europa mbarė dridhej prej tmerrit ushtris sė tij, me 1477 u nis vetė me nji ushtri 150.000 vetėsh edhe mbrrijti afer Kruje. Fitimet e para u dukshin kahė shqyptarėt, por mbas tremdhetė muejsh rrethim, mprojsat e atij gjyteti tuj mos shpresue ndimė prej kurrkahi iu dorzuen me 15 Qershuer 1478, me konditė me i lanė tė lirė me dalė me armė e me plaēka. Sulltani i pranoi konditat, porse, marrė dorzimin e fortesės, bani me ther burrnimin, e grat e fmit kjenė ēue rob nder dhena tė Turkut.

Prej kndej Sulltan Mehmeti i II, lshohet me urdi tuj djegė e tuj shkretnue vendin kundra tė vetmit baluard qė krishtenimit i kishte mbetė nė Shqypni, kundra Shkoders. Ky gjytet ket herė ruhej vetem prej njaj ushtrije tė vogel 1600 vetėsh. Turqit me tė msyme tė padame u rreken me marrė muret e gjytetit, por tė rrethuemt kundershtuen sulmet turke me trimni tė pashoqe. Bahej nji luftė qė deri m' at herė s' i ishte pa shoqja: nierz tė dishpruem luftojshin kundra njaj ushtrfje qė turrej me dishprim me u rrasė nė gjytet. Tė msymet e bame me 22 e 27 Qershuer kjenė per tė dyja lagjet ma tė mndershmet: tuj kapercye mbi trupen tė shokve tė dekun, mbrrijten ushtrit anmike me shti nė dorė nji copė tė murit ku ngrehen flamurin e Turkis. Romanin (Storia documentata di Venezia, vol. IV, fq. 382) dishmon se me 27 Kallnduer t' asįj vjete kishte pasė ardhė nė ndimė tė Krues edhe Princ Gjon Kastrioti. Nė mjes tė mprojsave tė gjytetit tė rrethuem ishin edhe dy rregulltar, Domenikani, Pater Bartolomeu e sidomos Franēeskani Pater Pali, prej Matit, tė cilit me fjalė tė zjarrta e me tregim ndizshin zemrat e luftarve, perkurret aq me hov kundra tė parit qė ishte tuj ngulė flamurin, sa ia rrmen prej dore, ēon "jeniēerin" shul perpjetė edhe e plandosė dekun nė fund tė murit tė kalas. Mbas tregimit tė tij mprojsat e kshtjellės ran si bisha n'anmik e u duel me la lesh me ta; kaq, sa, posė tė varruemve mbeten dekun 12 000 Turq, nė tė rrethuem vetem 400. Per me ligshtue fatosat e Shkoders nuk i vjefti Sulltanit as ngushllimi qė pat nė muejin e Gushtit tuj shti nė dorė Drishtin. Mprojsat e ktij gjyteti mbasi paten qindrue si burrat tuj pague mirė vedin, mbeten dekun deri ma i mbrami tuj u perla me turq. Krent e tyne u bajten nė shpata e heshta rreth mureve tė Shkoders per me demoralizue tė rrethuemt, por nuk i lshoi zemra e vijuen nė qindresė edhe do muej tė mirė, e shka deri grat qė si luanesha luftojshin perbri tė vetve.

Te mbramja, Shkodra, ngushtue prej ujet, me 25 Kal1ėnduer 1479, mbas njaj rrethimi pesėmdhetė muejsh edhe mbas njaj mprojtje heroike, kapitulloi me konditen qė garnizoni edhe banorėt tė dilshin lirisht me armė edhe me plaēka tė veta. E kur ēeta fatose - katerqind e pesdhetė luftarė mbetė gjallė prej 1600 vetve sa ishin kenė kur u ndrynė per me qindrue, e 150 nder gra, fmi e pleq - duel prej kshtjelli, me armė, municjon e plaēka, duelen edhe dy rregulltarėt, e nji nder ta ba palė, barte nen sjetull flamurin nen hije tė cilit, ata qė kishin mprojtė Shkodern, kishin pasė luftue me aq trimni. Sulltan Mehmetit, ket herė nuk i duel me hanger fjalen, pse komandari venecjan Antonio da Lezio kerkoi edhe mori prej atij disa vetė, si peng besnikijet. Shkodranėt riskgjat, me perkrahjen e Republikės, u venduen nder dhena tė Venedikut. Rrethimet e Shkoders e tė Drishit i ban me bjerrė Turkut 45000 vetė. Me t'marrmit dorzimin e Shkoders, Sulltani e plotsoi mposhtmin e Shqypnis, pse edhe ato skele qė mbeten edhe do kóh nen Venedik, Durrėc, Ulqin, Tivar e Vlonė, nuk kjenė tė zojat me i ba nji reaksjon tė qindrueshem. Amirali, Ahmet Gjedik Pasha, me fis shqyptar, me njė flotė me 1480, ky gjytet iu dorzue. Autoriteti i Apulis atėherė per mė i shporrė andej sa ma parė bani nji kundersulmim mbi Vlonė, Kaninė e Himarė. Veprimet ushtarake i drejtote "Constatino Musaehi Carli", nipi i Skanderbegut (fratello consobrino del figlio di Scanderbecco). Fiset shqyptare tė Himarės e tjera ishin grumbullue mbas tij. Nė nji ndeshje me ushtri turke i vuni perpara (prapoi) tuj mbytė 1600 turq e 1005 xunė rob.  Edhe i biri Skanderbegut, Princ Gjon Kastrioti i III, i thirrun prej shqyptarve kishte ardhė nė ket shteg prej Italijet nė Shqypni, edhe me ndimen e himatjotve theu nji ushtri turke qė u dergue kundra tij, e shtiu nė dorė nji pjesė tė madhe tė mbretnis atnore. Kryengritja u perhap nė Veri e nė Jug edhe mėzi u fashit ubas disa vjetėsh, edhe atėherė ky u ngre e me nji popull tė madh vojti n' Itali. Mbas tregimit tė Princ Gjon Kastriotit tė II, edhe familje tjera tė para tė Shqypnis merguen nder dhena tė krishtena e me ta nji numer fort i madh vogjlije, sa gjytetet e katundet mbeten shqimit tė shkretnueme, pse edhe ato qė nuk merguen mueren malin per mos me ra nė dorė tė Turkut, e ēdo shej gjytetnije u zhduk. Gjon Muzhaka (Hopf. fq. 276), mbasi dijton hikjen e vet, thót se “…dosi aneo quell' altri Signori d' Albania chi fuggi e chi si fe Tureo; il tutto ando in roina".

Gjendjen e mjerė tė shqyptarve t' asįj kohe kshtu ia kjan Shejti At Papė, Pali i II, Filipit, Dukės sė Borgonjes: "Shqyptarėt disa janė mbetun nė luftė dekun, disa rrethue gjithkahė prej mjerimesh. Gjytetet qė parandejshin per ne nji murojė kundra turkut ran nder duer tė tyne. Popujt e aferm, qė banojne bregun e Adriatikut, tuj pase parasysh rrenimin e plote, dridhen. Gjithkund frigė, gjithkund vajė, gjithkund dekė e robni kemi parasysh. Āsht mjerim me ndie, se si āsht ēatrafilue gjithshkahja. Nuk mund t'i shofin nieri pa derdhė lot lundrat e ketye refugjatve qė msyjnė limanet e Italise, familje tė zhguluna prej votrave tė veta, tuj ndejė buzės sė bregut tė detit, ēojnė duert kah qiella, e mbushin dhėn me vajė e ankime

Qysh me ket kóh, qė u zhduk tė thuesh faret aristokracija e naltė, influenca e kishės u ba shum e madhe. "Priftent e ipeshkvijt vetė atėherė ishin luftarė tė rrebėt, qė iu pershtatshin ēarkut tė vet. Prej maleve tė Zetės deri ne Oher e nė Himarė shifen prova tė shformimit tė fiseve tė organizueme nė fuqi hjerarkore shtetnore”.

Kjo influencė e klerit vijoi per gjith kohen qė mbretnoi Turku nder ne. Edhe nė kohen e mbrame tė ktij regjimi per ēdo punė me randsi nė Malsin e Madhe u lypte perkrahja e Emzot Serreqit; per Dukagjin e Imzot Shllakut, e per Mirditė e Emzot Doēit. Vetem fjala e Emzot Shllakut bani qė nė vjetė 1921, t'u shpartallote aty per aty lidhja e Dukagjinit, me Serbi, e Marka Bozhit, nenprefektit tė Gucis, iu desht, per me pshtue kryet, me dalė jashta kufinit, me gjith agjentat e vet, mbrenda 24 orve . 

Po me gjith kta mjerime shqyptarėt nuk ia dan luften turkut, sidomos Mirdita, Dukagjini e Malet e Mdha nė Gegni, e Himara nė Toskni i qiten aq trazime sa te e mbramja e ngushtue Sulltani me ra nė padi me ta me kto kondita:

1.      liri tė mbrendshme fetare e qeveritare pa kurrnji nderhymje tė zyrtarve a t'ushtris turke;

2.      nė shej se njifshin sypranin e Sulltanit, ka njiqind pare per tym krye vjeti,

3.        nė rasė lufte me tė huej, do t'i dergojshin ka nji sojmend per shpi, me kryetar e flamur tė vet.

Kto tė drejta tė naltpermendura u ruejten deri diten qė u bajtė Turku prej Shqypnije.

Me kondita t' atilla shqyptarėt filluen disi me u perpjekė me Turk, e tuj kenė gjytetet e katundet e pabanueme, nepermjet tė disa krenve qė kishin marrė islamizmin, u venduen kokrra kokrra familje tė krishtena, me konditė mos me i trazue nė fe e zakone.

N' e parė qeveria turke e sundoi vendin me qeveritarė turq, e kishin garnizone nė se cilen qander. Banorėt e ri tė gjyteteve, me tė perpjekun me ushtri, e sidomos per me pshtue prej mnis sė tyne nder rasa qė kishin ngatrresa e lufta me tė krishtenė, filluen aty-kėtu me marrė besimin e tyne.

Perpjekjet e lidhjet e shqyptarve me turk ishin atėher sa per faqe, pse s'muejshin me e hjekė mendjet amelsin e njaj atmes sė lirė. U bajshin mbledhje, u mirrshin vendime, u sajoshin plane per me i dalė doret. Lidhja shkoi tuj marrė aq tė hapėt sa nė vjetin 1593 pershite krejt elementin kristjan tė Ballkanit. Papa edhe disa Fuqi tė Mdhaja tė Prendimit ishin tė perzieme n'at lidhje. Zjarrmi kryesuer i levizjes ishte Shqypnija e kryeqandra Lezha. Nė krye tė krejt levizjes ishin princat kishtarė: metropoliti i Ohrit, ipeshkvi i Lezhes, patriarku i Pejės e ipeshkvi i Korculės, e Kshilli i pleqve ishte dora e djathtė (ndima ma e madhja) e tyne. Nė kshillet e fiseve bashkpunojshin pranė kryetarve, edhe kleri, i nalti e i ulti (1602 due vescovi, il ministro e frati Osservanti, preti vecchi et primati di questo regno d'Albania).

Edhe per vendimet e mavonshme, shum ma tė randsishme, e mueren nisjativen prelatėt; ktyne ua ngarkuen edhe zbatimin.

Kulmi i kėtyne lidhjeve mbrrijti nė vjetin 1620. N' at vjetė (me 11tė Nanduerit) u bashkuen, se do tė paguejshin teloznen, nė Beograd mbi Tunen, vojvodėt e Likės, tė Poljicės, tė Malit tė Zi; mandej u bashkuen edhe krytarėt e Kuēit, tė Dukagjinit e tė Kelmendit, qė do tė vendojshin per lirimin e tė gjitha viseve tė pushtueme, me ndihmen e Hispanasve e tė Papės.

Rrolin kryesuer, sikur pa1ci i athershem i shqyptarve katolikė, e luejten kelmendasit nė fundin e tė XVII qindvjet kur ushtrija austriake (1689) kishte hym thell nė Ballkan. Atherė me fitimin e shqyptarve kundra turqve, meritimet ma tė mdhajat i pat franēeskani Toma Rospasari; edhe drejtuesi i kryengritsve serb kje patriarku i Pejės Arseni i III. Nen drejtimin e tij u krye levizja e madhe e serbve.

"Nuk mund tė jet pra dyshim, se influenca e kishės, perveē mnis kundra turkut, kishte per qellim, qė ksenofobija edhe ēashtja e pa fre e njisivet tė vogla bujare, tė muejte me u kapė edhe nė qellime ma tė nalta. U krijuen edhe lidhje tė mdhaja, tė cillat tė perkujtojn lidhjen gadi tė njikohshme t' Irokezve (1560) n'Ameriken e Veriut, qė u kėnduen prej Longfellovit nė "Song of Hiawatha" nė za.

Nepermjet lidhjeve qė u mbajten nė kambė per sa shekuj, tė kryesueme gadi perherė prej pjestarve tė klerit katolik, shqyptarėt bane ma se njizet kryengritje tė mdha nė vendin tonė, verte se u la vendi me gjak, e s' u muejtė kurr me i dalė qellimit nė skaj, gjithnji vjeften per me mbajtė gjallė nė popull per gjįt sa shekujve dishirin e liris komtare. Nder tė gjitha ato kryengritje kėtu po permendim vetem tri tė cillat paten perfundime ma tė mdha per Shqypni. E para kryengritje e madhe u ba nė vjeten 1571. Shqyptarėt me shpresė se do tė kishin ndimen e popujve t'Europės, porsa ndien se turqit ishin mujtun nė nji luftė tė madhe prej austriakve, u ēuen kundra tyne. Por, tuj mos pasė ndimė prej s'jashtmi u struken persri me dishprim. Nėsa vjeten mbrapa, 1572, nuk ishte shue shqimit ajo kryengritje, katolikė e muhamedan tė krahinės sė Shkoders, tuj mos iu ba me durue nji qeveritar turk mbi veti u ēuen peshė kundra ushtris turke. Ky gjytet, si edhe gjytetet tjera atėherė, mzi qė kishin fillue me marrė hije gjyteti, e Shkodra s' njehte ma se katerqind tyme, por e lidhme me male e katunde katolike, permblodhi njizetmi luftarė, tė cillt nen komanden e Brahim Beg Begollit, thyen ushtrin anmike tė primun prej Pasvan Agollit. Mbas ksajė lufte tė madhe iu mbush mendja Sulltanit se Shqypnija do tė qeverisej me kryetarė tė vendit, prandej tuj lanė nji ushtri turke me komandar turk nė seieillen qander, shenjoi ka nji shqyptar muhamedan me qeverisė gjytetet e krahinat e Shqypnis. Po per siguri ma tė madhe, Sulltani i la shqyptarėt tė daheshin, si ishin kenė edhe ma para, nė principata tė vogla edhe s'prate me shtij fitme e grisa per me ngatrrue njanin me tjetrin, kshtuqi Shqypnija s' u ba tjeter veē nji lām lufte ku njani beg luftoj te me tjetrin. Kto lufta tė mbrendshme i mbajten nė kambė per gjith at kóh tė gjįt qė zotnoi Turku nė Shqypni. Disa nder kta kryetar shqyptarė per me fitue simpatin e Turqve e tė Sulltanit u ban mashė e verbėt e tyne, e ngatrruen muhamedan e kristj n, prishen e rrenuen ēdo shej kulture e perparimi. Nji kryengritje tjeter kje ajo e vjetės 1689. Mbasi Gjon Sobieski, mbreti i Polonis, i thei Turqit per rreth Vienet, ushtrija e krishtenė i vuni gjithkund perpara turqit, e shkoi tuj ndjekė deri mbrenda disa viseve shqyptare. Krishtenimi i Shqypnis atėherė iu perkrah Austris, por ushtri tė reja turke me Zherajin qė kishte me vedi 100.000 Tartarė ia mbrrijten nė ndimė tė tyne e i dbuen Austriakėt prej Shqypnije. Nenshkrue traktati i paqės ndėrmjet tė Turkut e t' Austris (1683) nė Carlovitz,  Zheraji i ra kryq e terthuer me ushtri tartare Shqypnis mbarė tuj rroposė qė me themel ēdo shej krishtenimi. Kje ndjekė kleri. ndalue veprimet fetare e deri ku mbrrijti me u shty turri i tij kjenė shtergue tė krishtent me marrė muhamedanizmin a me sharrue. Nė ket rasė u zhduk gadi shqimit katolicizmi nė Gash. Krasniqe, Lumė, Has, Mat, Diber, Bendė e Shpat. Gaspari (1671) ndifton neper kto vende gra tė krishtena. - Marin Bizzi, 32 katunde prej Lezhje e n' Elbasan tė krishtena. Nder kėto vende kjenė ba edhe shum muhamedan per me pshtue prej teloznes.

Nė vjetė 1737 Austriakėt nė luftė me Turk msynė rishtas Shqypnin e paten nė ndimė edhe Lekėt e Malsis nė luften e pergjakshme qė u ba nė Valjevė, prej 20,000 malcorve e serbve qė u gjeten perbri austriakve nuk pshtuen veē 1.000 nder tė cilit 500 kelmendas qė nuk mujten me kthye ma nė vende tė veta por ngulen nė tokė t'Austris ku mandej perban do katunde nė veti. Levizja ishte ndezė edhe mbrenda nė Shqypni, e Turku bani dy vjet per me e shue tuj perdorė mndyrat ma barbare, tuj shkatrrue vendin e tuj qitė faret nierzit.

"Kto kryengritje, e veēan tė dyja tė fundit (1689, 1737), patne nje perfundim fort tė math per Shqipėrinė. Pasi u mbytne kryengritjet, Turqit nisne tė mundonin rendė ata qe ishin berė shkak e ata qe kishin marrė pjesė nė kėto kryengritje, dhe ata tė mjeret s' panė nonje udhė tjeter per tė zbutur zemren gjakpirėse tė turqve veēse duke perqafuar fenė myslimane ... Me kėtė mėnyrė nisi tė perhapet feja muhamedane nė Shqiperi ner lufterat e

kryengritjeve kundra Turqve. Per fat tė keq kjo ngjarje u bė shkak per nje ndarje per fitim tė Turqisė e per tė perdorė ca me teper shqiptarėt.  Po āsht per t' u vu oroe se, me gjith dhelpnit, fitmet e grisat qė shini Sulltani nepermjet agjentave tė vet, per me mbajtė lerg njanin element me tjetrin. idea e dashtnija e kombit i bani shqyptarėt me luftue sėbashku pa ndryshim feje, kundra turqve, slavėve e grekve.

Kta sėbashkut me Brahim Beg Begollin nė vjetė 1572 e ngushtuen sulltanin me ndrrue mendim e me e qeverisė Shqypnin me qeveritarė. E kur pjestarėt e ksajė familje u ban masha e Sulltanit i rrxuen e perkrahen Bushatlit, tė cillve iu gjeten ndihmė kundra Turkut e Malit tė Zi.

Nji kontribut atdhetarijet ēfaqen katolikt shqyptarė edhe nė kohen e Kongresit tė Berlinit, e tė tanė pa perjashtim perkrahen "Lidhjen e Prezrendit". Porsa u muer vesht se posė krahinės sė Tivarit qė ma ishte nė dorė te Malit tė Zi, Kongresi kishte vendue me iu lshue krahina e Plavės e Gucis, Lekėt e Malcis jo veē u lidhen me banorėt e atyne krahinave, por me pushkė nė dorė i ban gardh natė e ditė kufit e jo veē nuk e lanė me u pershkue neper ta, por me anen e Dukagjinit shkuen e u bashkuen me ta per me iu gjetė ndimė, kshtuqi para gjith atij mori luftari Mali i Zi ngurroi e nė vend tė tyne lypi e u shnderruen me krahinen e Podgoricės e Ulqinit.

Po edhe nė ndihmė t' atyne krahinave rrani Shkodra, Malcia e Madhe, Dukagjini e Mirdita, nen kryepari tė Preng Bibė Dodės, Princit tė Mirditės e tė Hodo Begut. Me gjith at mori katoliksh ishin edhe tre meshtarė: D. Ndue Shllaku, prift Shkodre, e P. Gjon Grumeli e P. Luigj da Coriano franēeskaj.

Ankimet e Malit tė Zi para perfaqsuesve tė fuqive tė mdha ia mbushen menden se ishte nji lidhni e mshefėt ndermjet shqyptarvet e Turkis, e Lord Grandville, Ministri i Inglis, bani qė me 22 tė Qeshorit 1877, t' i epej ultimatum Turkis, qė t' iu dorzoshin mbrenda tri javėve malazezve visja e bregut tė detit prej Tivarit e deri nė Grykė tė Buenės.

Per me e forcue ket vendim fuqit e mdha banė nji demostratė morale nė lima t' Ulqinit, e shqyptarėt nė msym prej malazezve e prej 30.000 turqve tė primun prej Dervish Pashės mbas sa ndeshjesh, nė vjetė 1880, tuj mos pasė kurrfarė ndime prej Lidhjes sė Prezrendit, u shpemdan nder vende tė veta, e Dervish Pasha hini n' Ulqin e ia dorzoi Malit tė Zi. Kshtu malazezt u shtrin prej Tivarit e deri nė Grykė tė Buenės e andej per buzė tė liqenit tė Shasit, neper Krajė, nė Podgoricė, Zhabjak, Fundinė e Triepshė. Nė caktim tė mbrame tė kufive me Mal tė Zi, perfaqsuest e Fuqive tė mdha e kishin lanė vjerrtas krahin qė prej liqenit kalon kah Podgorica e Mali i Zi lypi e iu pranue me u shty deri nė Prrue tė That qė ēan per mjedis Malsin e Madhe. Kjo punė ndezi nji kundershtim tė ri e nė vjetė 1883, Malet e Mdha, Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati e Shkreli u betuen me u shkri me rob e robi para se me i lshue tokėt e veta nė dorė tė Malit tė Zi.

Rrypina e lypun prej Malit tė Zi nuk kishte nji randsi sa me ēue peshė Europen, prandej Mali i Zi, tuj mos ia pa gjasen me e shtrue me fuqi, s' i dha punės pertej e kufini kje cakėtue nė breg tė Cemit.

Mbasi mbaroi ēashtja e kufinit, Sulltani megjithse vetė n' e parė i kishte nxitė me trajtue Lidhjen e Prezrendit, me shpresė me perfitue nė shpinė tė shqyptarve, tuj e pa se me at lidhje ishin ngjallė ndisit komtare e dishiri i emancipacjonit ishte perpajnue nder zemra tė shum shqyptarve, xuni e intemoi Preng Pashen e tė gjith kryetart e asįj lidhje. Per me da mandej elementat njanin me tjetrin dergoi me qeverisė Shqypnin qeveritarėt ma fanatikėt, ēili nji numer tė pamatun meitepesh, dha leje me u ēilė shkolla me propagandė e gjuhė tė hueja e shqypja jo vetem u peIjashtue, por i kje mohue tagri. Njaj propagande aq tė damshme per kombin tonė u munduen me i ba reaksjon sidomos kolonit shqyptare tė Rumanis, tė Bullgaris, t' Amerikės e t' Italis me shkrime e propagandė, e mbrenda Shqypnijet kleri katolik mbrrijti me shti neper shkolla tė veta edhe gjuhen shqype.

Kemi pershkrue deri kėtu ma fort se tjeter atdhetarin qė ēfaqi katoliku shqyptar neper fuqin e armve, po tashti po pershkruejm, sa ma per sė shkurti, vepren e tij tė zhvillueme nepermjet tė shkrimit, me tė cilen bani me u njoftė historija e gjuha e jonė nder popuj tė gjytetnuem. Verte nė ket degė nuk mund tė pritet shum prej tij pse per sa shekuj nen zgjedhė tė nji populli qė: - T’ardhurė prej Azisė (Turqit), mbetėn tė huaj nė Europė, nė vendin e Qafiravet, nė ket Dar-ylqyfr, Day-ylqyfr, Dar-yl-Harb, me pushkė nė dorė, kordha ēveshurė, mbi shalėn e kalit. Nuk muarėn asnje gjė prej gjytetėrimit tė rilindjesė, s' kuptuanė asnjė gjė nga nevojat e ra tė jetesėsė. Mbetnė vetem, tė izoluarė, tė huaj me fqinjet dhe me rajatė lumturė nga injoranca e thellė e tyre, injorancė qė e pshehėnim me kėnaqesinė qė u epte arroganca e tyre dhe nje kujtim i mjegulluarė i pushtetės dhe i madhėrisė sė shkuarė.

E pra edhe me nji dominacjon aq tė mnishem katolikun shqyptar nuk e lshoi zemra, po nė mėnyrė tė vijueshme punoi pėr historin e gjuhen e vet.

Tivarasi, Barleti, Dimiter Frangu e Anonimėt na trashiguen historin e kohve tė lume tė kombit t'onė –

Buzuku, Bardhi, Bogdani, Vinēenc Zmajeviqi e Jul Variboba na trashiguen giuhen shqype tė kóhs sė vet.

Mbas gjurmės sė tyne nji numer i madh katoliksh botuen vepra nė gjuhen tonė, qė per shka dijm deri mė sod mund tė rend ohen kshtu:

Prej vjetės 1555 deri nė vjetė 1700 njofrm 16 vepra e 14 autorė nder tė cilIt āsht Buzuku, Matranga, Bardhi, Budi, Bogdani, Tivarasi, Barleti, Dimiter Frangu, Anonimėt, Gjon Muzaka etj.

Prej vjetės 1700 deri nė vjetė 1800 kemi 15 vepra, 13 autorė e 6 dorshkrime, nder kta P. Franēesk da Lecce O. F. M., Zmajeviq (Kuvendi i Arbnit) , D. Gjon Kazazi, Jul Variboba etj.

Prej vjetės 1900 deri nė kohen e turqve tė Ri gjejm 40 vepra, 10 autorė. Dahen nė shej: P. Gjergj Fishta, D. Ndoc Nikaj, D. Ndre Mjeda, P. Anton Xanoni S. J., P. Shtjefen Gjeēov O. F. M.

Do shenjue, se Emzot Preng Doēi, Abat i Mirditės, tuj i ba ball vshtirsive qė asokohe ndeshte, prej anet tė Qeveris sė Stambollės, nė vjetė 1899, themeloi nji shoqni letrare, mbrenda Shqypnije me emen "Bashkimi"; e pak mbrapa, Don Ndre Mjeda, nji tjeter me emen, "Agimi". Kto dy shoqni posė qė ban me u botue tekstat per shkolla fillore, botuen edhe shum libra per dobi tė popullit.

Nji send qė bjen nė sy āsht se veprat e tyne janė pergjithsisht me landė fetare, po kta ndodhi per dy arsye; sė parit pse ashtu muejshin me pasė perkrahjen per botim prej Selis Shejte, sė dytit pse veprat e tyne ishin tė kufizueme me kenė tė lexueme vetem pri meshtarve e nji numer tė vogel katoliksh qė u kujdesojshin me xanė e me lexue gjuhen e vet, mbasi shkollat nuk ishin as nder gjytete. Se qellimi i tyne nuk ishte vetem fetar por edhe patriotik na e dishmojnė edhe ata vetė disa heresh nder shkrime tė veta.

Bogdani, nė vepren "Cuneus prophetarum etc. (nė parathanje)" shkruen nder tjera ... "E madhe dobij e frujt anshtė pra, me ndequn ket shkallė furtijs e me tė shkruem bukur me shqyretuem e me dijtun se si duhet nierit tė temelitun me u percjellė sa anshtė mbė ketė jetė me frujtit e shpirtit tė vet ende tė popullit, tė mos lanė dijen e gjuhen e dheut me u dvarun; porsi lefton gjithė dheu e shekulli per tė veten ... Tė lutemi pra, letrari i em i urtė, tė mė ndiejsh, ndė gjeē fjalė, qė tė trazon veshėt. Perse as djelli pa hie, as hana pa tallaze mbė faqe nuk anshė; po ven roe se kush na ka pushtue e ndė kuejt dhé jemi, ani me zemer anko, posi tha Ovidi (Lib. 3, Elega 1.): Si qua videbuntur casu non dicta latine, in qua scribebam, barbara terra fuit.

 

Nė vjetė 1703, Papa shqyptar, Leshai i XI, urdhnoi me u ba nė Shqypni nji konēil provincjar. Aktet e ktij konēili lypi t’iu paraqitshin shqyp e latinisht, tė cillat bani me i'shtypė nė vjetė 1705. Nė letren percjellse, Emzot Zmajeviqi thote edhe: " ... Nden hie tande, o i Lumnueshmi At, po gėzon dheu i arbėneshė; e mbas tė sjelltit e motit ngrihet, po si disa mot tė kishte kjenė mbulueme ndė njegull, tashti nden Papė Arbėneshė,- qė latinisht do me thanė tė bardhė, - āsht dalė mė dritė; e me zemer tė mirė shkathon me mėrri mbė lumeni tė shkueme. Ndierse mendja e Atit, e cilia āsht ma e madhe, se rrethi i shekullit buron me tė dashunit tė Tinėzot ketė lumėni tė dheut s' inė.

Don Jul VaIiboba nė poemin "Gjella e S. Mėris Virgjer" shkruen nė parathanje: "Qė ti, qe gjavasen (lexon) mos xe fill nani tė qeshnjesh e tė gjellinjesh dhunė (tė vije marre), njota se edhe gjuha arbreshė do tė hinje nder qiell e tė xer fill edhe ajo kangjli' e sajė (kangen e vet} ... Vure kree se kto ehoa kan t' i pelqenje, nė mos arbreshvet, mos tjater Shenė Mėris. Pse eshtė nje kenkė nė nje gjuhė, qe po sa di un, nuk ka nxjerrė ndonjo eho shejtė ... "

Nė kóh ma tė kndejshme, 1870, Emzot Preng Doēi i shkruete shkrimtares shqyptare nė za, Dorės d’Istrjes, per me e nxzitė me punue per tė miren e atdheut:

Dheu i em! me trima plot nji herė, si pyll,

E vetme tash, ēo ballin t'and, mos kjaj

Shkelzen ne e mbram mbi ty nji i dritshim hyll,

E djelmve t'u kallxon gjithėkėto travajė.

Per gėzimin t'and gjith malet kanė lulzue

Kerset kadal, kadal per ty nji prrue.

………………………………………

Kjo s'ā, jo s' āsht kėjo mendja e Dores són!

Ēoi zan Helena, por kafolė tu msha,

Kafolė nė vajtim, e zani u da. Fort vonė

Do tė ndalet aj: Gjith token ka perla.

Ai za s'ā vajė! Bumbullon gjithkahė si rrfe.

Bumbullon. Ah! Nė Qiellė luftohet prap per ne?

Ah! Dorė, mba zā’n e kthe nė gushllim, n' uzdajė,

Vajtimin tand, pse ti per kėta ke le.

Mendo se vllazent t' tu janė bamun rajė!

Janė shkelė gjithėkund, gjithėkund vu

nė shej e pre!

Na jemi hupė! Prej sė naltes qiellė harrue!

Nder sy tė gjithėve: popull i mallkue!

Ip doren, ip Shqipnis, e nalta Dorė!

Do tė ēohet prap prej baltet, do tė lulzojė.

Ip doren, Dorė, gjindes sate.  Nji kunorė

Po tė falim na, po tė njohim tė gjithė per Zojė.

Mennerin tė dhenun: mbi nji kājkė ma tė ranė

Ka nisė per nipat namin tand nji Zānė."

 

Prej entuzjazmit qė ndie te Don Ndue Bytyēi per larimin e gjuhės amtare i ēote nė vjetė 1874 P. Leonard De Martinit ket tingllim:

Ēėfarė zani kyne, qė nė Troshan tuj nisun

U hap nė Shkoder, nė Prezrend, e mrrini

Deri nė Pejė t' eger, e nė zemer mė hini

Me mekam t' amel tė fjalve nė kangė ujdisun?

Kush muejti giuhen nė harresė tė braktisun

Nė rybe me e rritė kaq fort? e kush e mshini

Marren prej neve, qė der sot na ngini,

E napat lanun nė terrinė tė braktisun?

Ti, o Leonardo; zani i yt po ndihet

Porsi bylbyli, qė kendon nė prendverė

Kur soset dimni, e aklli e bora shkrihet.

Zanin pra, ēoje qė e ke nisė kaq marė,

Byblyl i ri, ty kanė Shqyptarėt me tė nderė

Nder bejtaxhit bejtaxhi ma i parė!"

Nder ma tė mbramėt per kóh, por ma tė gjallėt per ndiesi komtare njifen P. Gjergj Fishta, Don Ndre Mjedja, P. Vinēenc Prennushi e P. Shtjefen Gjeēovi, tė cilėt me vepra tė veta i dhanė nji shkas tė madh lavrimit tė gjuhės shqype, e trajtuen nji numer tė madh tė pionerve t' indipendecės komtare.

Prandaj Shqypnija, nė kje sod e palavarshme, do t' i a dijė fort veprimit tė klerit katolik, qė sidomos neper studim tė gjuhės, e vuni n'udhė tė perparimit nji popull, qė per sa e sa shekuj i ndej lerg ēdo veprimit tė perjashtem.

Ket meritim tė klerit katolik pergjithsisht edhe kombi mbarė jau njef. Fletorja "Shqiperija e Re" me 19 Kallnduer tė ktij vjeti thote botnisht e tekstualisht njikto fjalė: .,. "Kurse tjetėr klerkė tė Shqiperis mallkonin shqipen dhe Shqiperin, Kleri Franēaskan derdhte gjak, dirsė edhe inteligjencė per tė zhvilluar gjuhen dhe ndjenjat konlbetare".

Prej shka āsht vu oroe deri kėtu rezulton se feja katolike i dha Shqypnis mprojsat ma tė mirėt, kreshnikėt ma tė mdhejt, inteligentat ma nė shej, e ma tė mdhejt e ma tė shumėt ku1tora tė gjuhės komtare. Perveē ksajė, nė malet katolike tė Shqypms sė verit, u ruejten ma tė pastra doket e ligjtė qė, gojdhanė mbas gojdhane, u kapen deri nder kóh t'ona. Nder ta u ruejtė edhe ma e spikatun gjurma karakteristike shqyptare; ma e gjallė ndisija komtare, e prej andej duelen nji numer imirė pionersh per indipendencen shqyptare.

Mbas Kongresit tė Berlinit, nė sa Shtetet e Ballkanit nisen me u mkambė e me perparue, Turkut iu dha aq teposhtja sa te e mbramja Fuqit e Mdha te Europės ran nė mendim se si me e coptue faret. Tuj iu kujtue ktij rrezikut edhe turqt vetė u ēuen e themeluen nji Komitet qė e quejten "Bashkim e Perparim", e vedit ia ngjiten "Turq tė Ri" e me 10 Korrik 1908 ngushtuen Sulltan Abdyl Hamidin me dhanė Kostituten. Me ket hap besuen pjestarėt e atij Komiteti se e pshtuen atmen e vet, e se Shtetet e Europės nuk do tė kishin ma shkak me iu perzi nder ēakla, mbasi aty embrapa edhe mbretnija e tyne do tė qeverisej mesistemin europjan.

Komet qė per sa qindra vjetėsh kishin vujtė nen robni turke u gzuen per sė forti tuj mendue se po fillonte edhe per ta nji jetė e re, e shqyptarėt, posė tjerve, ke s' kishin kurrnji shtet tė madh mprojs, prej friget mos tė bishin nė njė robni ma tė dhunshme, iu perkrahen atij Komiteti me mish e me shpirt. Ky persuazjon permirsimi u depertue aq nė zerner tė gjithkujė sa deri malsorėt u vullnuen me dorzue armėt, shka me fuqi nuk kishte mujtė me e ba turku as atėherė kur mbarė Europa dridhej prej frigės sė tij.

Por s'vonoi e u kujtuen shqyptarėt se ishin pshtetė nė nji drrasė tė kalbėt: e pan ēiltas se regjimi i ri ishte per ta ma i rrezikshem se aj i perparshmi. Turqt e Ri porsa mueren nė dorė rejen e qeveris harruen rrezikun qė u gercnohej e nisen me marrė neperkamė komet e ndryshme tė mbretnis: i penguen nė ēdo nisjativė komtare, shtijn fitme ndermjet muhamedanve e kristjanve, ēarmatisen dhen, e lypen sherbimin ushtarak e pagesa edhe nder vende ku parandej ishin kenė tė lira. Me gjith lirin e ēpa1lun prej tyne lypen muej e muej per me xjerrė lejen e botimit tė njaj gazetės shqype nė Shkoder, e vetem nė Kallnduer 1910 muejti Dom Ndue Nikaj me mkamė nji shtypshkroje tė lirė e me botue nji gazetė shqype me emen "Bashkimi".

Barbarsit, mandej, tė kryeme prej Gjavid Pashės e Shefqet Turgut Pashės per me shtypė shqyptarėt ēuen peshė zemrat e shumkujė, e Lekėt e Malsis qė nuk ishin kenė msue me u ba raja e kuejė, tuj e provue se vetem arma muejte me u sigurue gjan, mallin, nderen e tė drejtat qė kishin pasė gzue per qindra vjetėsh edhe nen Turki nisen me u lvisė. Qysh nė prendveren e vjetės 1910 shifen faqe sheje paknaqsije: t' arratisunt shtohen e nė krye tė ēetave kryengrttse āsht "Kreshniku i Malsis", Dedė Gjo' Luli. Ky e Kolė Toma, Bajraktari i Velės, ishin tė vetmit nė krahinen e Shkoders qė tuj mos zanė besė njaj permirsimi me djelm tė vet e kushriat nuk kishin dorzue armėt e ishin arratisė.

Kaloi gjith ajo vjetė pa ndonji ngjaIje me randsi, por me 24 Marc 1911 zuni fill nji luftė e vertetė kundra Turkut. Populli mbarė i Malcis i lidhun me kryengritės, me pushkė e pa pushkė msyni njiherit tė gjitha postat qė gjindeshin mbrenda kufinit tė Malcis Madhe, e me at yrysh n' e nesre, pushtuen edhe Tuzin, e ashtu tė foreuem me armė e me municjon u drejtuen kahė Shkodra e u qandrruen nė Koplik. Mali i Zi, i cilli mzi qė pritete me pa pshtjellime nė Turki, tuj e pa se Malcorėt ia kishin nisė punės pemjimend, u vu me i mprojtė e u la kufirin lirė me hi e me dalė.

Lajmi se Malcia e Madhe  ishte ēue peshė e dojte me msy Shkodern e qiti nė mendim Bedri Pashen, valin e atij gjyteti, e me shkak se ishte Dini nė rrezik rrejti muhamedanėt e vendit, e kush kje i zoti i armve u bashkue me asqer e duel nė luftė kundra malcorve.

Kta [Malcoret] per me i diftue Fuqive t'Europės e shqyptarve qe1limin e kryengritjes ban me 30 Marc nji Mbledhje nė Cetinė e i ēuen nji "memorandum," Fuqive tė Mdha e Malit tė Zi. Nė ket Mbledhje posė krenve tė Malsis mueren pjesė e u lidhen me ta edhe disa kren me randsi tė vendeve tjera, tė krishtenė e muhamedanė.

 

Me ket "memorandum" kta lypshin:

l) Token shqyptare tė paprekun;

2) Gjuhen shqype per gjuhė zyrtare nder kater vilajete e porsi gjuhė msimit nder shkolla, nder zyre, nder gjygje etj.

3) Tė gjith sunduesėt e Shqypnis t' ishin shqyptarė me komsi, e qė kjo komsi tė njifej zyrtarisht prej Qeveris sė Stamollės;

4) Tė himet e prodhimit tė Shqypnis tė shpenzoheshin per dobi tė ktij komi;

5) Ushtarėt qė mirreshin prej Shqypnije mos tė kalojshin kufinin e Shqypnis, per posė tė ndonji luftės me Qeveri tė hueja

.

Ky "memorandum" kje i nenshkruem pose prej dy kryetarve tė kryengritasve, Dedė Gjo' Lulit e Sokol Bacit, edhe prej

Muharrem Beg Bushatit (n' emen tė Shkoders),

Isa Beg Boletinit e Abdull Agės (n'emen tė Kosovės),

Kapidan Preng Marka Kokės (n'emen tė Mirditės) e

Mehmet Shpendit (ne' emen tė Dukagjinit).

 

Nji lidhje e atill, dy elementash, dukej n' e parė se do tė prodhojte nji dobi tė perbashkėt, por muhamedanėt e Shkoders vijuen me u mbajtė me qeveri turke, e kta me asqer u nalen sulmin malsorvet derisa u erdh nė ndimė Shefqet Turgut Pasha me shtatėdhetė bataljona.

Lufta e Malcis me gjith at mori ushtrije vijoi per do muej tė mirė, por te e mbramja ushtrija u rras nė male e nė vrri tuj djegė e tuj ba fani vendit. Me gjithkta Lekėt e Malcis nuk i la zemra, e sigurue shumica, robt e gja mbrenda kufinit tė Malit tė Zi, ban luftime tė thuesh dita me ditė, e aq tė rrebta, sa me ēuditė boten mbarė. Fletoret europjane t' asįj kohe i pershkruejn trimnit e tyne porsi ata tė herojve legjendarė tė kohve tė hershme. Bashkė me malcorė ishin edhe tė gjith famullitarėt e tyne qė i kshillojshin e mbajshin nalt moralin, me shpresė me fitue prej asįj lufte tė drejtat jo vetem per ato male, por per Shqypnin mbarė. Per ket ēashtje u ipte gairet e i nxitte edhe Ordinari i tyne, Emzot Serreqi, e shum zotni shkodranė katolikė.

Nji nder tė msymet ma tė disprueme kje ajo e Deēiēit. Dedė Gjo' Luli me nji ēetė tė zgjedhun malcorėsh me 6 Prill bani nji sulm kundra atij malit tė forcuem prej turkut. Me nji trimni tė pashoqe malcorėt u rrasen mbrendė, e kapėn fytafyt me asqer, s' lanė gjallė nji per be, e vunė nė vend flamurin kuq e zi.

Per nji kóh tė mirė Lekėt kjenė tė vetem tue i ba ball ushtris turke, por kahė mjedisi i majit u erdhen nė ndihmė njimi vetė prej Shalet e Shoshit e tetėqind tė Nikaj e Mertur. Edhe bajrakėt e Pukės e Mirdita u ēuen fjalė se ishin tė njaj mendimit me ta, por nuk ia shifshin gjasen per nji herė me ia nisė luften turkut. Kshtu mbarė katolikėt e krahinės sė Shkoders ishin tok njaj mendje e zemre me luftue per tė drejta komtare.

Tuj i pa Shefqet Turgut Pasha se po shkojte puna gjįt, me 28 Qershuer ēoi nji komisjon nė Podgoricė me u ndreqė me malsorė. Nder perfaqsues tė Maleve ishin edhe Luigj Gurakuqi e Sokol Baci. Porsa u permenden amnisti e konēesjone prej perfaqsuesve tė Turkis, Dedė Gjo Luli n' emen tė Malcorve u pergjegj se as nuk do tu xishin nė gojė fjalė te atilla. "Turku, thojte aj, kundra ēdo tagrit nderkomtar kishte hi e shkretnue vende qė s' ishin tė tijat. Malet tona qysh me Kongresin e Berlinit edhe prej Turkut i kjenė lshue Malit tė Zi. Na me armė nė dorė kemi ruejtė lirin tonė jetike perballe Malit tė Zi e tėTurkis e nuk jemi ba kurr tė tyne. Sa pse na, si popull i vogel, jemi kenė ngushtue me ndejė nė lidhje miqsore me Turk kundra anmiqve tė perbashkėt, e kemi ba vetem kur na ka interesue, por kurr me zor't. Jemi kenė perherė tė lirė e autonoma nder kto male, prandej kurdo qeverija turke ka me dashtė me shtrue kuvend me ne, s'do tė permendin amnisti e konēesjone, por autonomi, e ket jo vetem per ne, se na e kemi pasė edhe mandej, por per mbarė Shqypnin."

Fjalėt e theksueme prej kryetarit tė kryengritsve u vran veshin perfaqsuesve tė Turkis, e tuj e dijtun se qeverija e tyne nuk ishte kurrkund gati me dhanė nji autonomi aq tė hapėt, u dan pa muejtė me perfundue kurrgja.

Fuqit e Mdha prej frigės mos tė ngatrroheshin Mali i Zi e Turkija, e urdhnuen Malin e Zi me qitė jashta kufinit tė gjith kryengritsit. Lufta me gjithshka vijoj poené edhe me ma furi deri nder ditėt e para tė gushtit, por atėherė, tuj e pa malcorėt se ishte e kotė per nji herė me folė per Shqypnin mbarė, mbasi nuk luejte kush per sė gjalli, ran nė godi me Turki me kto kondita:

l)  Me dhanė amnisti tė pergjithtė;

2) Me u lanė armėt;

3) Mos me iu perzie nė kanun, fe e zakone;

4) Me u ēilė shkolla shqype nė seicillin bajrak;

5) Me u pague damet e luftės; 

6) Me u dhanė bereqeti i njaj vjeti.

Ky kje perfundimi i njaj luftės sė pergjakshme tė sa muejve. Verte malsorėt nuk muejten me ia dalė qellimit nė skaj, por mbrrijten me ia mbushė menden Turkis se me shqyptarė nuk u luete, e formuen opinjonin publik n' Europė se edhe shqyptarėt meritojshin lirin komtare si popujt tjerė tė Ballkanit.

Pajtimi i Malsis me Turki kje sa per faqe, pse edhe malsorėt kishin mbrrijtė me kuptue se pshtimi i vertetė do t'ishte vetem atėhere kur t' u trajtote nji Shqypni e lirė. Pritshin prandej rasen me pertri tė pergjithtė. Me 22 Qershuer 1912 malcorėt e Bregut tė Matės kjenė lajmue se shi m'at ditė do tė kalojte andej Kajmekani i Lezhes me 500 asqer, e mbasi pritshin rasen me u kacafytė me ushtri turke, u mueren vesht me shoqishoqin e dan me ia nisė pushken tė dalė si tė dalė. U ba nji luftė pak orėsh, por e pergjakshme. Kajmekani mbet dekun me 187 asqer, prej malscove mbeten dekun e varrue 19 vetė. N' at luftė u dan nė shej Gjeto Coku me tė vllan, Deden, Pjeter Sokoli i Llesh Nikė Dakės i quejtun prej disa "Leonida i Bregut tė Matės". Plaēka qė mueren n' at ditė permbahej nė katerdhetė kual e mushq tė ngarkuem me fishekė, mitroloza e nozull ushtrije. Me ket hap tė bām kundra qeveris turke, malcorėt u bajten me rob e robi e gja e u rrasen mbrenda kufinit tė dymdhetė bajrakve tė Mirditės  Ky guxim i diftuem prej malsorve u muer me simpati prej shumkuj e menjiherė u bashkuen te Kuvendi franēeskan i Rrobigut krent e Kurbinit e disa persona me randsi tė krahinės sė Krues e tė Tiranės, Avdi Beg Toptani e Gjin Pjetri i Skurajve, posė tjerve, dhanė shpresė tė madhe per nji bashkim tė vertetė ndermjet tė dy elementave, kristjan e muhamedan. Prodhimi i ksajė lidhje kje e ēuemja e Avdi Toptanit e tė Kapidan Marka Gjonit nė Kongres tė Shkupit, dhe msymja e Lekve me ngrehė flamurin komtar nė Durrėc, por tė dyja tė daluna pa dobi. E para pse nė Shkup delegetent tonė nuk gjeten ambjentin e gatuem per me lypė nji autonomi e ma pak nji pamvarsi; dhe e dyta mbaroj tuj ba fli disa atdhetarė nė Rushkull, shi nė fund t'Erzenit. Kta kjenė Kolec Marku, Gjokė Doda, Zef Harapi e gjashtė vetė tė tjerė; Dedė Coku kje varrue let, e Llesh Nikė Daka, hini nė vorr me 29 Gusht, prej tri varrve qė pat marrė at ditė. Por edhe kundershtarėt e paguen shtrejt tradhtin pse mbeten tetė tė dekun e kater tė varruem. Kjo vllavrasje, shi nė nji tokė ku ishte nisė nji bashkim elementash, e ma fort pse u xu e shkakėtueme prej ndonjanit nder Toptaj, si edhe perfundimi i paknaqshem i Kongresit tė Shkupit, ringjalli mendimin e kundershtimit qė vjeten perpara kishin pasė prej muhamedanve shkodranė, e fashiti ēdo entuzjazėem per kahė levizjet komtare. Nder tjerė Emzot Serreqi e Emzot Doēi u munduen me e fashitė at pabesim ndermjet tė dy elementave, por ishin fakte teper tė freskta e nuk u duel me qetsue zemrat e pezmatueme, prandej paten formulue nji "memorandum" fort me randsi por delegetent e krahinės sė Shkoders nuk e pan me udhė as m' e paraqitė n' at Kongres, mbasi nuk e gjeten ambjentin nė favor t’autonomis.

Kshtu tuj u gjetun Shqyptarėt tė dam mbeten ndermjet dy zermoreve pa dijtė kahė me ia mbajtė. Disa u vun me perkrahė Turkin, disa Bal1kanasit, e tjerė u struken. Ushtrija turke e pagatueme per nji luftė t' atille u dermue gjithkahė, e Ballkanasit, ta pershkuen vendin tuj ba mizori tė ēuditshme. Kto ngjarje ia mbushen menden shqyptarve se, a atėherė a kurr, do tė bashkoheshin e do tė lypshin pamvarsin komtare. Atdhetarėt mbrenda e j ashta Shqypnijet ēėmos kurr perdoren te gjitha mjetet per pshtimin e Atdheut prej nji rrezikut aq tė madh. Gjithkah mbledhje, gjithkahė marrveshje, e shum herė me krye nė gershanė. Nji meritim tė madh pa dyshim, si ndėrmjetės mbledhjesh, perpjekjesh e marrveshtjesh, si atėherė, si edhe do vjet mbrapa, e pat P. Pal Dodaj.

Para ktij rreziku tė madh komtar, Esad Toptani kje kshillue disa heresh prej disave tė klerit katolik, e ikje premtue ndima e tė gjith katolikve tė vilajetit tė Shkoders, mjaft tė ngrehte nė kthtjellin "Rozafat" flamurin e Shqypnis, por ky s'i vuni vesh kshillit tė tyne, e ashtu s'u ba kurgja. Nė ket nderkóh Ismail Qemali i Vlonės, i siguruem prej Austrije e prej Italije se do ta mprojshin, me njė tubė atdhetarė duel nė Vlonė e me 28 Nėnduer proklamoj indipendencen shqyptare. Vepra e tij u prit me entuzjazem prej tė gjith atdhetarve, e perbri tij, edhe katolikėt, megjithse Shkodra, qandra morale e intelekėtuale e tyne, ishte e rrethueme, paten, nder tjerė, dy ftyra tė shkelqyeshme: Emzot Nikollė Kaēorrin, qė kje i pari nenkryetar i shteti tė ri shqyptar, e Luigj Gurakuqin, qė kje dora e djathtė e Ismail Qemalit.

Nuk ishte marrė vesht ene mirė ēpallja e indipendencės, e me 2 Dhetuer bahet nji mbledhje e madhe te Kuvendi Franēeskan i Rrobigut. Aty mueren pjesė posė krenve tė dymdhetė bajrakve edhe Gjin Pjetri i Skurajve e Emzot Koleci e disa pari tė Zadrimės. Emzot Doēi, qė kryesojte at mbledhje, paraqiti projektin, qė kje pelqye prej tė gjithve, me mkambė nji qeveri tė perkohshme nen kryesi tė Prengė Pashės, e cilla do tė permblidhte gjith njat vend, qė shtrihet qė prej Urės sė Drojės e deri nė Liqe tė Plavės. Kshtu do tė kshilloheshin me ba edhe tė gjitha krahinat tjera tė Shqypnis tuj cakėtue nji qeveri tė perkohshme per me trajtue· tė gjitha sbashkut nji lidhje tė pergjithtė.

Nevoja e bashkimit komtar ndoshta ma fort se ngjeti u ndiete nė Shkodem e rrethueme. Edhe aty mbrendė kishin fillue perpjekje e marrveshje, e Hasan Riza Pasha, kryekomandanti i ushtris turke, tuj e pa se Shkodra nuk do tė mbette ma e Turkis, mbas kshillit tė mikut tė vet, P. Gjergj Fishtės, dau me e pshtue at gjytet prej Malit tė Zi, tuj ngrehė nė kshtjell flamurin e Shqypnis. Por nė sa ishin tuj u ba lidhje e marrveshtje me Malsi me i ra gjith njiherit anmikut, Esat Toptani nshķni e mbyti at kryekomandant, e marrė aj krye sundimin, me 23 Prill ia dorzoi gjytetin Malit tė Zi.

 Mendimi i sajuem qysh me Hasan Rizan me i ra Malit tė Zi e me pshtue Shkodren kishin marrė dhen: kushtrimi kishte dalė prej Oroshit tė Mirditės e kryetar i lidhjes qė do tė bahej nė Lezhe ishte vetė Abati i Mirditės, Emzot Doēi. Ket mbledhje tė prekun per sa kóh nuk e ndaloj as tė ramt e Shkoders nė dorė tė Malit tė Zi, e ndėr ditėt e para tė majit u mblodh kuvendi nė Lezhe ku mueren pjesė Mirdita, Mati, Gjakova, Puka, Shala e Shoshi, Malcija e Madhe, Kthella, Kurbini, Bregu i Matės, Zadrima e tjera, qė u lidhen besabesė me msy Malin e Zi e me e qitė prej Shkodert. Por per me e realizue ket tė msym nuk u duel kóh, pse pa organizue planin e luftės Mali i Zi u bajtė, e me 14 Maj mueren dorzimin e atij gjyteti Ushtrit Nderkomtare. Kshtu Shqypnija u gjet e dame trish, pse posė Ismail Qemalit nė Vlonė, me 13 tė Korrikut edhe Esad Toptani kishte ngrehė nji qeveri nė vedi nė Durrėc. Fuqit e Medha atėherė mbasi kishin pasė vendue qysh nė muejin e Dhetorit, 1912, nė Konferencen e Londers, me e njoftė mbretni nė vedi, emnuen Princ Wiedin per mbret tė Shqypnis, i cili me 7 Marc 1914, erdhi nė Durrėc e muer rejen e sundimit nė dorė.

Po s'vonoj e Esad Toptani, ke dojte per fas-et-nefas me e ba Shqypnin tė veten, shtini ngatrresa e pshtjellime, e antarėt e tij, qitėn m'anesh nderen komtare, permysen flamuri komtar e nė vend tė tij u vu nė vendin tonė Turkija, e qė prej Bregut tė Matės e nė Vlonė u fashit ēėdo e mirė qė kje nisė e vetem mbi kshtjiellin "Rozafat" valvitej ene flamurin komtar. Per me ndalue ket shkandull, kishin rranė nė ndihmė tė mbretit, posė tjerve edhe Prengė Pasha me ma se 10.000 katolikė nder tė cilėt edhe shum djelm zotnish Shkodret, por kje e kotė, pse kryengritja kishte marrė teper tė hapėt, e pse ishte rrezik me shtue ma fort anmiqsin ndermjet tė dy elementave.

Nė ket kóh, P. Gjergj Fishta, per shkak tė shkrimeve qė botojte nė tė perkohshmen "Hylli e Dritės", tuj qitė nė shesh qellimet e t' interesuemve per ato ngatrresa, kje dnue per mergim.

Kto pshtjellime e ky pabashkim vijoj se vijoj edhe gjith kohen e luftės europjane, e dymdhetė bajrakėt e Mirditės e do tė Pukės kjenė shkretnue prej esadistavet. Nder tė gjitha ato luftime, pos sa burrave tjerė, Gjon Shkurt Lufi i Selitės e Pal Ndue Berhani i Pishkashit, i lanė nam vedit e bajrakut tė vet per kreshniki qė diftuen.

Edhe bajrakve tė Dukagjinit u tokoj nė vjeten 1915 me psue shum. Tė msym kta prej njaj ushtris sė madhe tė Malit tė Zi u shtrenguen me qindrue. Lufta e bame nė Qafen e Kolēit e ajo e Lugut tė Shalės janė tė rralla nė historin tonė. E para, pse nji numer i vogel komite theu me dām tė madh ushtrin e madhe malazeze; dhe e dyta, pse shaljanėt ban me ra nė dorė 1500 ushtarė, e nė shej robnijet me u pershkue tė gjith nen armė. Para se tė hijte ushtrija malazeze nė Shalė, Mehmet Shpendi bashkė me do kren i duel perpara ushtris per me u marrė vesht me ta, por kta per me ngushtue vendin mos me u vu pushken i mueren me vedi me hi nė Dukagjin. Mehmeti athere, megjithse e dijte vedin e shokėt tė shkuem, u ēoj lajmin bajrakve qė mos tė mendojshin per jeten e tyne, por tė kryejshin detyren tuj mprojtė vendin prej tė huejve, e ashtu ky me gjith shokėt e vet kje ba fli prej malazezve, posa krisen pushkėt e para kundra tyne. Shpirti i ktyne dy luftave kjenė franēeskajt P. Ēiril Cani, famullitari i Shalės; P. Leonard Shajaku, famullitari i Nikajve; e P. Ber­nard Llupi, famullitari i Rajės, tė cilėt jo vetem se nxiten popullin kundra Malit tė Zi, por mueren pjesė, sikomita, nder tė msymet ma tė rrezikshmet.

Nuk āsht per ta qitė nė harresė as aktivitetin e katolikve tė Kosovės, ku s'bashkut me muhamedanė, nder ēashtje komtare, kjenė edhe ata me gjith kler. Veprimet e P. Kelmend Mirajt nė Pejė e tė Dom Shtjefen Krasniqit nė Gjakovė ene nuk janė harrue. Nder katolikė te asįj krahine u dan nė shej kryetarėt e komitės katolike: ZefI i Vogel, Pjeter Qeli, Pjeter Ramaja e Zef Gjin Doda. Atje u ban fli per atdhe, posė sa e sa katolikve, edhe dy franēeskaj, P. Luigji Paliq e P. Shtjefen Kostantini Gjeēov.

Mbasi muer fund lufta europjane, u ba paqa, por kufijt e Shqypnis nuk ishin ene tė siguruem. Propagandat e hueja ishin gjithnji nė kambė e u dojte guxim e therori per me i dhanė fund atij shkandulli tė sa vjetve. Do shqyptarė tė shitun slavit kishin ba parti e dojshin me ia lshue Serbis n' Ujė tė Matės e perpjetė.  Ēeta serbjane perzietas me shqyptarė partizan tė tyne kishin hi mrenda kufinit tė Shqypnis e msyjshin Shkodren. Para ktij mendimit tė ri rranen muhamedanėt e katolikėt e Shko ders , e bashkue me malsorė, u kundershtuen me armė nė dorė derisa te e mbramja i shtyn pertej kufmit. Bashkė me popull luftoj shin kundra shkjaut edhe P. Ēiril Cani, franēeskan, e Dom Loro Caka. Ky i mbrami kje aj qė kishte marrė pjesė edhe nė tė shumten e levizjeve komtare qysh nė kohen e Turkut.

Vien me u dijt se edhe kur nė vjetin 1921 Mark Bozhi, nenprefekti i Gucis, kishte ba per vedi Dukagjinin e mendojte me msy Shkodren, fjala e Emzot Shllakut e e P. Ēiril Canit bani me e zhgatrrue at bashkim qė kishin pasė lidhė me Serbi.

Por per me sigurue kufijt e pamvarsin shqyptare nuk mjeftote vetem arma, u dojte edhe penda. Edhe nė ket pikė katolikėt shqyptarė ia lanė dalė tjerve. Si prej viseve tjera tė Shqypnis ashtu edhe prej krahinės sė Shkoders, katolikė e muhamedanė, ēojnė protestė mbas proteste nė Lidhje tė Komeve kundra atyne qė dojshin me prekė nė token shqyptare. Ma teper, ku nė Lidhje tė Komeve perflitej se nuk ishte mirė me e lanė Shqypnin shqimit tė pamvarshme per shkak se tuj pasė hegjemonin nė dorė muhamedanėt, nuk do tė mujte me perparue ekonomisht e moralisht nji shtet kostituejonal, kleri e populli katolik deklaruen, nepermjet Emzot Bumēit, qė asokohet ishte kryetar i dergatės shqyptare para Konferencės sė Paqes, se ata muhamedanėt shqyptarė i mbajshin vllazen, e prandej me ta dojshin me e gzue Shqypnin. Kshtu edhe nė vjetin 1921, kur ēohet nji komisjon shqyptarėsh katolikė e shkon nė Gjenevė e lypė prej Lidhjes sė Komeve, qė Shqypnija e Eperme - nė Mat e perpjetė mu qitte kanton i pamvarshėm nė vedi, kleri katolik mėnji protestoj telegrafisht kundra asaje kerkese edhe i deklaroj Lidhjes se Komeve se muhamedanin e mbajta vlla per kahe komsija e politikisht.  Ket deklarate e banin edhe ne vjeten 1923 kur njifare Lambertit lypte prej Lidhjes se Komeve, qė Shqypnija te dahej e te qeverisej ne kantone.

Perfundojme per shka u shenjue deri kėtu, se kleri e populli katolik kjene nji nder ma te paret faktore moral te ndertimit te shtetit shqyptar.  Kta e kryen ma se mirit detyren e vet per atdhen, a ban fli interesat e veta, ma se nji here, per nderen e komit e per te miren e perbashket.

 

Ēunmulaj

E vetmja modele Shqiptare qe jeton me te ardhunat e profesionit te sįj ne prendim

Prelgjokaj

Nji prej artisteve Shqiptįr shum te rrįll qe jeton me te ardhunat e profesionit te tij ne prendim


 

  Copyright © Malcia 2005-2009. All rights reserved .