VAJTIM

(marre prej librit te Anton Harapit, "Andrra e Pretashit)

 

Mori loke,mori bi?

Ėj!...Ėj!!!

Qyqja e mjera unė n'kėt shpi.

A t'kjaj vedin,a t'kjaj ty?

T'kjaj vllazni' e t'kjaj bajrak,

T'kjaj Malcinė pėr rreth e qark?

Oj zemra e eme bi!

Ėj...Ėj!

Po thrras malin t'gjimojė,

Logu i Cemit n'gjamė t'ushtojė,

Zana e Suk's t'Madhe t'vajtojė,

E Deēiqit, i kjosha true,

T'ndahet katrash, t'kjaj me mue!

N'fund e n'maje le tė lkundet!

Oj e mjera nanė pėr ty!

Ėj!...Ėj!!!

Helm u baftė po uji i Cemit,

I raftė pika tė tanė vendit,

Kur mos pat as dritė, as diell,

Gjithėherė ndejtė tuj njehun fill!

Edhe dita i kjoftė e zezė,

Zjarrm nė votėr mos iu ndezėt!

N'mal e n'vrri a kudo kjoftė,

S'u gjet kush kryet me ma shėndoshė,

Me m'largue gur

Me m'largue dhe

Me hi n'vorr me ēikė tė re;

Atė dekun e mue gjallė,

T'dyja n'vorr t'mblueme me zall,

Loēka e eme bij-ooo!

Ėj...Ėj!...

Ēka ta baj un t'gjallet pa ty?

Si mund t'shoh-o un pa sy?

Si rri n'shpi un pa t'ndie zanė?

Kuku vetėm pa kurrkand.

Veē me kja si qyqja n'gemb!

S'ka pse pres as Kshndellė,as Pashkė,

S'ka pse m'thotė kush: Due me t'dashtė!

Zemėrplasta nanė pėr ty,

Tetanė jeta ma lidhė nye.

O lulja e ballit tem ooo,

Ėj!...Ėj!...

Drita e diellit futė le t'qesė,

Toka qit't bolla e gjarpij,

Era fryftė zjarrm edhe thni,

Bora n'bjeshkė e zezė u ngriftė,

Lulja n'fushė e thate-o biftė,

Asaj kurr mos i ardhėt era,

M'sa pėr loke del prandvera!

Ėj...Ėj...!

Kshtu, moj njome, po t'kjan nana,

E po do t'i njehi tetana,

Po t'percjelli sot nuse s'parit,

Me dy plumbe n'gjoks tė pahit,

Po t'i mbylli t'dy syt e ballit,

Po ta ve unazėn n'gisht.

Po t'i njehi dy vathėt nė vesh,

Petkat t'reja po t'i ngjesh:

Tetanė pajėn tek e ke,

Me tė t'kalbesh pėr nėn dhe,

Oj e mjera un pėr ty!

Ėj...Ėj!...

Po kush t'qet e ta ngjet dorėn?

A thue burri, qi t'vrau Orėn?

Ku i ke krushqit?

Ku asht vllaznia?

T'kan pri para

Atje te hija,

Ke me i gjetė te gryka e vorrit.

Si t'ma lashė dern e oborrit!

Tanė janė dekė

E fikė

E shkue;

Mjer' ai sot me gjith mue

Oj bija eme lokja-ooo,

Ėj...Ėj!...

Edhe 'i punė,o bijė harrova:

Pėr nji punė Zotin s'ta lshova:

Ēka m'i bane ti Bajrakut?

Ēka m'i bane ti mue Fisit?

Ēka m'i bane tanė Vllaznisė?

Cka m'i bane tanė Malcisė?

Burri nusen a ā ndie kund,

M'e vra dekun me nji plumb?

Me hupė ner, me hupė burrni

Si zakon nuk ā n'Shqypni?

Me u thanė sot nepėr tanė bajrakė:

Ē'priti e ē'bani Malcia e ngratė?

E s'kje kush me hi ndėrmjet,

Sokol djalit nuk u gjet,

Me t'marrė n'besė, me t'marrė me ndore,

I madh e i vogėl mbetė me kore!

Oj zemėr! Oj bij!

Ėj...Ėj...

A t'kjaj t'gjallėt, a t'kaj ty dekun,

Qyqja un e mbetun vetun?

T'a kjaj vedin me lot gjakut,

T'i baj gjamėn mbarė bajrakut,

T'i thrras t'dekunt me m'ndihmue.

Pėr me njehė e me mjerue,

T'u kallzoj si mbetėm shkret,

N'vendin tonė si t'im n'gėrbet!

Kemi mbetė si vend pa zot.

Kemi vojtė si prralla n'mot;

Nji krajl hin e tjetri del,

Ai na rrah,

Tjetri na shkel!

Toka e fortė

E qiella e naltė,

Kemi mbetė si kali n'baltė!

Njeh po t'ramet,

Struku mbrendė,

S'kemi burra me u pėrmendė :

Hiq kanu

E mos ven ligjė,

Kemi mbetė si vathė pa grigjė,

T'gjith sa jemi dekė pėr s'gjalli,

Me u mbajtė mend-o djalė mbas djali!

Besa e burrit

E ndera e grues

Lanė mbas dore

Kemi mbetė mos Zot ma keq!

Porsi t'ki'm pėrbri ndoj dreq,

Qi pret ditėn me na marrė

Pa na lanun kurrkund farė;...

Bija e eme nėn dhe t'zi!

Ėj,Ėj!...

Me ty lokja edhe 'i fjalė ka:

Se pėr s'shpejti don me u da,

Me u da tejet pėr gjithmonė,

Dersa t'shifemi m'Tenzonė!

Kur tė shkojsh n'at jetėn tjetėr

Ke me ndeshė ndėr burra t'vjetėr

Babė e vllazėn e kusherij,

M'i merr ngrykė-o nji kah nji!

M'u kallzo si shkojmė na jetėn:

Shndosh e mire me dishrue dekėn!...

Qyqja unė, pa t'keqe tande,

Me mbetė vetėm, pa ty sonte.

T'kam pasė bij e t'kam pasė motėr,

Qyqja nanė, pa djalė nė votėr!

T'kam pasė shej,

T'kam pasė ne zemer,

Un e mjera mori nanė!

T'deshtėn miq e

T'deshtėn t'huej,

Nuk m'je kanė e keqja e kuj;

Kush t'ka njoftė veē e ka dijtė

Si t'kam msue e si t'kam rritė.

Me lot lokja t'ka shujtue

Me dashtni nana t'ka mblue.

Bir e bi ti kje pėr mue!

T'rrita shtatin me thoj t'duervet,

T'mbatha kambėn me lkurė ftue,

T'lmova kryet si djalė dėshirit,

Erdhe e u rrite si ma s'mirit!

Nderė e urti si pamė pėr piri,

Me i lanė babės, me i lanė vllaznisė,

Qi t'lanė mbrapa pėr nderė t'shpisė!

Ti m'u rrite si mollė n'gemb,

Per pashi edhe per mend:

Bukurija e dheut me u pa,

N'ēika tjera n'shej me u da!

Mbajte Bese e mbajte nder

Ti m'u kje lule nė prandverė!

Pėr ty s'pat kush fjalė,as halė,

Ti m'kje zojė pėr pese Male!

Nuk don nana me t'miklue.

Je pėr dhe, nuk je pėr mue!

Nuk flet nana sot pėr ty,

Flet gjithkush t'pat pa me sy

T'dishron vendi

Te dishron Kelmendi,

T'lypė bajraku

T'lype Malcia,

Po nanė lokja s't'ka te shpia!

Ėj,Ėj!...

T'pėrciell lokja der t'u gropa,

Ėj,Ėj!...

Zemra e nanės ba copa-copa,

Ėj,Ėj!...

T'shtron do bar

E t'ven do gur,

Mos me t'pa un ma ty kurr!

Ėj,Ėj!...

 

 

 

___________________________

 

DHIMBJA PER TE DEKUNIN

 

"Mori loke, mori bi?

Qyqja e mjera unė n'kėt shpi,

A t'kjaj vedin,a t'kjaj ty?

T'kjaj vllazni' e t'kjaj bajrak,

T'kjaj Malcinė pėr rreth e qark?"

 

Dicka tjeter pervec dekes se vajzes ka ndodhe.

Kur vajtorja thote: 'A t'kjaj vetin a t'kjaj ty..", ajo dmth se dhimja e lokes per vajzen asht e krahasueshme me tragjedine e dekes se vajzes.

Por kur vajtorja thote:

"T'kjaj vllazni' e t'kjaj bajrak,T'kjaj Malcinė pėr rreth e qark?", atehere ne kuptojme se dicka tjeter ndoshta ma e madhe se deka e vajzes ka ndodhe. Ne kete pike ne nuk dime gja se ku asht fjala. Ne mendojme se vajza mundet me qene nji udheheqese e Malcise ose dicka tjeter - prandej edhe aresyeja per tane malcine me qa.

 

NATYRA SHERBEN SI METAFORE PER VAJTOREN

 

"Po thrras malin t'gjimojė,

Logu i Cemit n'gjamė t'ushtojė"

 

Gjama e vaji jane rituale te vdekjes ne malci. Zakonisht burrat duhet me qindrue, por grate qajne jo vetem nga dhimbja, por edhe sepse asht tradite. Ne nji fare menyret vaji i grave tregon dhimbjen per anetarin e komunitetit.

Ne vajtimet dhe kanget e kreshnikeve, malcoret jane mjeshtra te metafores. Ushtima e lumit te Cemit dhe bubullimat e maleve jane shprehje metaforike me tregue se lotet qe rrokullisen pergjate faqeve te vajtuesve nuk jane asgja ne krahasim me dhimjen qe njerezit ndjejne ne shpirt.

Lotet kallzojne vetem siperfaqen e dhimbjes se tune.  Shpiriti i vajtuesve asht si lumi i Cemit i lagun nga shiu dhe ushtima e maleve munden me tregue se sa dhimje egziston ne zemren e lokes per bijen e saj.

Me mjeshtri te rralle vajtorja ban tranzicionin nga vaji aktual perpara te vdekunit ne metaforen e natyres. Ne kete menyre natyra e zymte, me bubullimat e saj, lumi i Cemit duke sjelle me veti uje te turbulluem nga shiu krijon nji gjendje te rande shpirtnore e cila e ban jo vetem lexuesin e ketij vaji por edhe natyren si pjestare te zise te kesaj deke.

 

Vaji dhe mjerimi ne metaforen e malcoreve asht jashtzakonish i vecante. Te kujton epiken dhe mitologjine e grekeve te vjeter.

Nji nga vecorite e kangeve te vajit asht edhe nama. Duke leshue namen ndaj natyres vajtorja aludon mjerimin e saj, kotsine e egzistences tash qe njeriu i dashtun nuk jeton ma:

"E Deēiqit,i kjosha true,

T'ndahet katrash,t'kjaj me mue!

N'fund e n'maje le tė lkundet!

Oj e mjera nanė pėr ty!Ėj!...Ėj!!!

Helm u baftė po uji i Cemit,

I raftė pika tė tanė vendit...."

 

PERDORIMI I THANJEVE POPULLORE

 

Ma poshte shohim nji perdorim gjenial te alegorise.

"Si mund t'shoh-o un pa sy?"

Perdorimi i alegorise ketu asht kaq i stilizuem sa lexuesi mundet mos me ja vu menden. Por per nji njeri qe din traditen dhe gjuhen e malcorve e kupton se me kete rresht autorja aludon te thanja: "Te due si syte e ballit" Pra dhimja asht aq e madhe sa lokja ndjehet sikur ka humbe driten e synit

 

"Kuku vetėm pa kurrkėnd.

Veē me kja si qyqja n'gemb!"

 

Natyra asht vazhdimisht pike e references se

vajtores.

 

APOKALIPSI

(Vekja e te afermit merr permasa te mbinatyrshme) - Keto pershkrime groteske te dhimbjes pasqyrojne mjerimin qe komuniteti ndjen per humbjen e anetarit.

 

"Toka qitėt bolla e gjarpij,

Era fryftė zjarrm edhe thni,

Bora n'bjeshkė e zezė u ngriftė,

Lulja n'fushė e that-o biftė,

Asaj kurr mos i ardhėt era,

M'sa pėr loke del prandvera!Ėj...Ėj...!"

 

MARTESA

Vajza malcore nuk mundet me u perceptue pa martesen e saj.

Natyrisht sot ky nocion asht i vjetruem sepse ne boten perendimore familja po shprishet dite per dite. Por ne nji shoqni agrare sic ka qene pjesa ma e madhe e perendimit (dhe shqipnia) derin ne gjysen e pare te shek 20 ka qene nevoje egszistenciale. Me punue token asht dashte me pas nji familje te tane ku burri ka ba punet e randa dhe gruaja ka punue ne shpi dhe ka rrite femijte te cilet ma vone kane ndihmue ne punimin e tokes dhe mirmbajtjen e bagetive - ne ate kohe nuk ka pase supermarket. Pra nga pikpamja reale e jetes martesa e gruas ka qene shume e nevojshme per jeten e saj ekonomike dhe si rezultat shoqnore dhe personale.

 

"Po t'percjelli sot nuse s'parit,

Me dy plumbe n'gjoks tė pahit,

Po t'i mbyllė t'dy syt e ballit,

Po ta ven unazėn n'gisht.

Po t'i njeh dy vathat nė vesh,

Petkat t'reja po t'i ngjesh:

Tė tanė pajėn tek e ke,

Me tė t'kalbesh pėr nėn dhe"

 

FEJA ILIRE

Mitologjia, kanuni, dhe menyra e jeteses se malcoreve kane qene te pasuna mjaft me i ba ball influkseve te huaja kulturore. Megjithe disa referenca te fete moderne (Kristianizmi/Islami) krijimtaria malcore dominohet nga shqiptarizmi dhe feja e ilireve.

 

"A thue burri,qi t'vrau Orėn?"

 

Simbas fese ilire, cdo njeri ka nji ore qe perkujdeset per te. Ne kristianizem ora asht zevendesue me shejtin mbrojtes (guarding angel), kurse ne fene ilire Ora asht imazhi i nji vajze te bukur - ne fete gjermanike dhe keltike kjo do te ishte e perafert me Fairy Lady

 

DASMA KTHEHET NE FUNERAL

 

Ne traditen malcore nji nga tiparet me dominuese asht gjakmarrja. Natyrisht sot kjo duhet me qene dicka qe i perket te kaluemes, por fatkeqesisht disa njerez prape vazhdojne me vra e me pre ne menyre shtazarake.

 

Simbas tradites, kurshqit kur shkojne me marre nuse duhet me ra ne nji rruge dhe

ne nji rruge tjeter kur vine te shpia e djalit. Kjo bahet me qellim me evitue vrasjen e ndojanit nga dasmoret qe mundet me qene ne gjak. Kthimi i dasmes ne funeral ka ndodhe shpesh dhe referenca ne kete vajtim asht nji tregues.

 

"Ku i ke krushqit,ku asht vllaznia?

T'kan pri para atje te hija,

Ke me i gjetė te gryka e vorrit."

 

Ose procesioni i funeralit i kujton Lokes procesionin e dasmorve.  Lumtunia e bashkimit te ciftit, i fillimit te nji jete te re i kthyem ne tragjedi

 

TURPI

 

Simbas kanunit asht turp me vra gra e femi. Me duhet me permende edhe nji here se njerezit qe vrasin ne emen te kanunit sot jane ma shume te ndersyem nga aresye personale ose fatkeqsisht jane pishem ose ne droga. Ketu vajtorja fillon me sulmue ata njerez shperdorues te kanunit te cilet kenaqin impulset e tyne shtazarake dhe ne fund te fundit thone se e bana per nder.

 

Rreshtat e maposhtem ndajn NDERIN nga TURPI.

Kanuni asht libri i Nderit

Impulset shtazarake (si p.sh. me vra gruan e vet) jane tregues i injorances e si rezultat shkojne perkunder Kanunit dhe tradites shqiptare.

 

"Burri nusen a a ndie kund,

M'e vra dekun me nji plumb?

Me hupė nder, me hupė burrni

Si zakon nuk a'Shqypni?"

 

PERGJEGJESIA PERPARA SHOQNISE

 

Simbas kanunit dhe tradites, cdo njeri qe ban marre, turpnon jo vetem vetin dhe familjen por edhe bajrakun.

 

"Me u thanė sot pėr tanė bajrakė:

Ē'priti e ē'bani Malcia e ngratė?

 

BESA

 

Simbas kanunit njerezit munden me marre ne bese gra e femi.

Ne raste te tilla kur nji vajze Kelmendase asht duke u keqtrajtue nga nji mashkull i huej, kelmendasit duhet me nderhy me ndihmue Motren e tyne. Kjo asht e perligjun nga kanuni dhe ai qe kerkon me marre vajzen nore (ne bese) nuk duhet me u preke nga burri i saj sepse ai po mundohet jo vetem me qetesue zemerimin e djalit por ka edhe pergjegjesi sic thame ma nalt ngaqe cdo njeri bjen marre ose nder ne te gjithe bajrakun me sjelljen e tij/saj.

 

"E s'kje kush me hi ndėrmjet,

Sokol djalit nuk u gjet,

Me t'marrė n'besė,

Me t'marrė me ndore,

I madh e i vogėl mbetė me kore?

Oj zemėr!Oj bi!Ėj...Ėj...

A t'kjaj t'gjallėt,a t'kaj ty dekun,

Qyqja un e mbetun vetun?

Ta kjaj vedin me lot gjakut,

T'i baj gjamėn mbarė bajrakut"

 

SHOQNIA

 

Ne vargjet e maposhtme vajtorja i ban koment gjendjes politiko-shoqnore te shqipnise. Ajo perdore ne menyre mahnitese fjalorin dhe ritmin e vajtimit. Sic shihet fjalori dhe struktura e tradites malcore e mohueme ne 50 vjetet e fundit jane te pakten aq te pasuna (ne mos ma shume) sa asht e ashtuquajtuna gjuhe e unisueme.

 

 

"Kemi mbetė si vend pa zot.

Kemi vojtė si prralla mot;

Nji krajl hin e tjetri del,

Aj na rrah, tjetri na shkel!

Toka e fortė e qiella e naltė,

Kemi mbetė si kali n'baltė!

Njeh po t'ramet,struku mbrendė,

S'kemi burra me u pėrmendė :

Hiq kanu e mos ven ligjė,

Kemi mbetė si vathė pa grigjė,

T'gjith sa jemi dekė pėr s'gjalli,

Me u mbajtė mend-o djalė mbas djali!

Besa e burrit e ndera e grues

Lanė mbas dore

Kemi mbetė mos Zot ma keq!

Porsi t'ki'm pėrbri ndoj dreq,

Qi pret ditėn me na marrė

Pa na lanun kurrkund farė;..."

 

"Hiq kanu e mos ven ligjė"

 

Deklarimi i kanunit nga komunistet si dicka e mbrapambetun ka ardhe jo vetem si rezultat i injorances se komunisteve ne lidhje me vlerat e kanunit, por ka qene nji nga pikat kryesore ne perpjekjen komuniste me cshqiptarizue shqiptaret ne favor te "njeriut te ri" - pra Marksistit Internacional.

 

Vajtorja me ket rresht deklaron gabimin e madh te qeverive te sotme shqiptare te cilat nuk kuptojne nji fakt te thjeshte: Si gjithcka shoqnia, ligjet, kultura, gjuha, etj. evolojne ne nji menyre natyrale duke iu pershtate e nenshtrue rrethanave ne te cilat ato zhvillohen. Heqja e kanunit nuk mundej me u zevendesue me ligjet marksiste spese ligjet marksiste jane dicka e jashtme dhe psikologjia e njeriut i percepton gjanat ne menyre traditionale nuk mundet me i "nderrue marrshat" sa here Kozaket e Rusise te nderrojne mendjen.

Pra nuk asht fjala se nuk ka ligj, por se ligji nuk i pershtatet shqiptarit. Ligji nuk ka arrite me depertue ne thellesine e shpirtit shqiptar sepse ligji nuk ka thellesi per vetveti. Zevendesimi i kanunit do te ishte i mujtun vetem me prumjen e nji ligjit qe ne menyre natyrale, jo me urdhen, zevendeson kanuni - ky soj ligjit vjen vetem nga evolimi shoqnor i nji shoqniet.

 

"Kemi mbetė mo Zo' ma keq!

Porsi t'ki'm pėrbri ndoj dreq,"

 

Nji fjale e urte thote: Kur ke dreqin kojshi, te del djali i zi (i zi ketu nuk dmth. zezak por njeri me "pune te zeza")

 

Referenca ketu asht e qarte - Dreqi perfaqeson Shkjaun ne nji ane dhe Grekun ne anen tjeter. Besoj se kjo nuk ka nevoj per koment

 

NDERI DHE RESPEKTI

 

Nji randesi te pazevendesueshme ka nderi dhe miresjedhja. Pra sa respekt kane pase njerezit per ty? A e meriton ti kete nder qe po te bahet ne funeral? Shih se si e zgjidhe autorja kete:

 

"T'deshtėn miq e t'deshtėn t'huej,

 

..."T'dishron vendi e Kelmendi,

T'lypė bajraku edhe Malcia,..."

 

 

TRADITA KALON NGA BREZI NE BREZ

 

"Si t'kam msue e si t'kam rritė"