|
Identiteti
|
Cdo gja e mire Shqiptareve u vjen prej Shkjeve
Imazhi i shqiptarit-barbar i trashiguem prej grekve antikė, dhe shqiptarit-pirat prej romakve, ka tri mijė vjet qė ri-kthehet nė forma tė pėrafėrta nė tekstet perėndimore. Drejteperdrejtė ose terthorazi definitizimet e fundit janė, anarkik dhe i pacivilizuem nė filmin italian "L'America", lyps dhe kriminel nė filmin grek "Eternity and a Day" , terrorist musliman nė pėrkthimet dhe albanalogjinė amatore tė Robert Elsiet. Ky qarkim i pėrjetshėm i shqiptarit negativ rezulton prej faktit se ata qė shkruajne mbi ne, per ne, ose rreth nesh, janė tė huaj. Ne nuk kemi kapacitet me folė nė emėn tone. Dikush tjetėr flet pėr ne sikur ne tė ishim tė pagojė. Negativizimi i hapsinės e kohės shqiptare at'herė ndodhė sepse ndėrtuesit e imazhit tonė ose nuk na kuptojnė ose kanė interesa anti-shqiptare. Nji stereotipizim i tillė kėrkon destabilizim tė menjihershėm tė ortodoksinave tė tilla anti-shqiptare tė cilat margjinalizojnė prototipin pozitiv shqiptar, ndėrsa
magnifikojnė prototipin negativ shqiptar. Simbas ksajė paradigme,
kontributi pozitiv i shqiptarit nė civilizimin botnor nuk regjistrohet,
ndėrsa shqiptari kriminel, gangster, anarkik, pimp, dhe
s'fundi terrorist shpėrthen nė ekranet botnore.Shembuj e fundit gjinden
nė "The Sopranos", ku
shqiptarėt gjinden vetem tue shitė droga, nė "Casion
Royale", ku krimineli kryesor i Simbas Robert Elsiet ne jemi nji popull fanatik-islamik, i tretun diku nė shkretinat e Ballkanit, nji mbeturinė e Perandorise Osmane, nji pėrzimje e jevgjve, arabve, truqve, dhe ballkanasvePuerto-Rikanėt e Europes. Pėrmatepėr, historikisht, ne kemi qenė tė pėrvluem me ndėrsime terroriste kunder shkjeve tė cilet, historikisht, ai i identifikon me Europen.
Per kete aresye ai e ka
titullue librin "Visaret
e Kombit", "Frontier Warriors". Fjala frontier dmth kufi.
Ky kufi asht ai ne mes muslimaneve shqiptare dhe europes kristiane (sllaveve).
Keshtu deformohet epika nga arti i moralit, tradites, dhe perpjekjeve
anti-anadollake te shqipnise ne nji ushtje anti-kristiane te muslimaneve
terrorista shqiptare. Robert Elsie, jo vetem qe asht i patalentuem, por ai
asht Kriminel e Kultures Shqiptare. Ai punon e shkruen sikur me qene i
paguem nga persona e organizata te cilet jane te interesuem me krijue nji baze
islamike ne shqipni. Krijimi i kesaje baze nuk mund te ndodhi perpa
eliminue kulturen tradicionale Me kaq forcė na ofrohet ne shqiptarėve ky imazhė nagativ saqė edhe ne jemi msue me prezentimin tonė negativ dhe kemi fillue me u sjellė si tė tillė. Ky internalizim i karakterit negativ tė shqiptarit ka ēue nė vet-urrjetje, vet-percmim, vet-demoralizim dhe pritacii kombtare. Prandaj ndodhin edhe fenomene tė tilla si ai i Himares ku shqiptarėt qė kanė internalizue pėrcmim ndaj vetevetit dhe Identitetit Shqiptar, duen me marre nji identitet tjeter, ate Grekose fenomeni i disa pseudointelektualve shqiptarė tė cilt kryqzojnė islamin me marksizmin, mandej vetshpallen supėrpatriotė tė kombit. Gjithashtu vrehen shqiptarė, padyshim kryezgavėr, qė mburren me gangsterėt shqiptarė, me "trimninė" shqiptare, dhe me lidhjet e shqiptarėve me terroristėt islamikė. Ndėrsa pėrsonazhet shqiptare nė tregimet e kohės fluktojnė nga statik, nė negativ, dhe ndėrsa bota nuk u vėn randėsi kėtyne pėrsonazheve dytsore, krijuesit e ktyne imazheve negativepseudo-studiuesit, pseudo-albanologėt, pseudo-shkrimtarėt, dhe pseudo-pėrkthyesit, e gjejnė marketin e tyne mā tė madh nder ne shqiptarėt. Ne jemi blesit mā tė mdhenj tė rrenave e stigmave qė dāmtojnė personalitetin dhe identitetin tonė. Nuk dmth se nji studius nuk mundet me hulumtue, kuptue dhe prezentue nji kulturė tė ndryshme nga ajo e tij. Tė huajt kanė kontribue shum pėr kulturėn tonė. Fjala āsht pėr ata tė cilėt besojnė se kultura e tyne āsht njisi matėse pėr civilizimin tonė -- arrogancė tipike e njeriut mendjeshkurtė. Ata na studiojnė ne sikur tė ishim objekte dhe jo njerz. I njajti stereotipizim ndaj nesh pat ndodhe edhe me shkrimtaret antike por ata e paten marre informacionin rreth Ilireve nga tregime detaresh analfabete ose ushtaresh tė gjymtyruem e tė traumatizuem prej tmerreve qė ata kishin perjetue nė lufte, ndersa shkrimtaret e sotshem kane mundesi me i studiue shqiptaret drejtperdrejt, prandaj edhe nuk u falen negativitetet qė po derdhin mbi nė, nė vecanti shkrimtareve si Robert Elsie i cili shumicen e studimeve tė tij i ka ba edhe nen direktivat, me librat dhe me fondet e shtetit shqiptar -- PPSH. Ai asht nji sharlatani letrar i cili na poshtnon nė librat e tij deri nė mohim tė identitetit, vazhdimesise e egzistences se kultures Iliro-Shqiptare. Etiketat janė si nji virus qė i bajne vend vedit nė cdo qelize tė jetes si SIDA. Dhe etiketat anti-shqiptare e kane ba punen e vet virusale. Nji shembull, KLA! Me kerkue nė google shprehjen terrorist-KLA presentohesh me 3,060 artikuj tė cilet permbajen keto dy fjale nė tė njajtin artikull. Vetem permbajtja e ketyne dy fjaleve nė tė njajtin artikull asht shqetesuese pavaresisht se cka thote artikulli. Me kerkue freedom-KLA gjen vetm 51 pergjigje. Pse? Freedom-KLA asht dicka qė shqiptaret do ta kishin shkrue. Pse nuk shkruajme na per vetvetin? Apo nuk kena cka me shkrue! Jena analfabete! Mungeses e interesit tė shqiptareve ndaj vetvetit ka krijue nji zbraztine tė cilen e kane mbushe tė huajte. Robert Elsie asht ba autoritet shkencor nė perkthimin e artit, gjuhes, letersise, mitologjise, shpirtit e identitetit shqiptar. Si ndodhi kjo? Si ka mundesi qė universitetet shqiptare nuk kane departamente perkthimit nė nji kohe qė imazhi shqiptar po perzhitet nė skenat, ekranet e faqet e librave tė botes perendimore? Ne shekujt e kaluem me qenė analfabet ka pase kuptimin e njeriut qė nuk ka dite me shkrue me lexue. Sot me qenė analfabete dmth mos me pase potencial me prezentue vetvetin nė syte e botes, mos me qenė pronar i informacionit rreth tejet, me u prezentue nė syte e botes prej tė tjereve , me qenė memec nė mes tė Europes. Na nuk flasim per vetvetin dhe keshtu e bajme tė nevojeshme qė dikush tjeter, nji sharlatan letrar apo shkrimtar medioker me shkrue nė emnin tone. Per ma teper nė edhe gicilohena nė shpirt kur nji i jashtem perdhose e korrupton Qenjen Iliro-Shqiptare. Ne i adhurojme tė huajt si zota ndersa hahemi me njani tjetrin si me qenė tė lidhun nė zinxhir. Nji popull me mend do tė bante tė kunderten.
Ne e kena cue nė qiell Bajronin ndersa ai na ka studiue nė sikur me qenė fise
xhunglash qė nė shkallen e evolimit gjinden diku nė mes njerezve e majmunave.
Edith Durham, tė cilen nė e quajme studiuese dhe antropologjiste, por bota i
kategorizon librat e saj si "shenime udhetaresh", shkruan se nė nji fshat
Shqiptar ajo takoi njerez tė cilet i kishin tiparet kaq tė deformueme (simbas
asaj) dhe tė zeza sa ishin pothuaj zezake. Ajo i quan kete njerez tipi i
vogel dhe i zeshket Shqiptar. Simbas Durhamit kjo zezakesi shqiptare
rrejedhe prej faktit se shqiptaret nė kete zone nuk kane pase Perziemje
gjakut me sllavet. Keta njerez tė vegjel, tipa tė zi, krye
rrumbullaket, fetyre shkurte dhe me molleza tė gjana, floke the sy kafe,
gradojne nė erresine e lekures deri nė afersi me zezaket. Vetullat e
ketyne shqiptareve tė zi zgjaten drejt njana tjetres aqe shum sa pothuaj
bashkohen mbi hunde Simbas asaj ky popull tipik asht ndryshe prej tipit tė
bardhe/bjond (fair) qė ajo ka ndeshe nė Malci tė Madhe. Mbretnesha
ose........... e Maleve shkruan se,
The characteristics of the small, dark type are: round head, face short and rather wide across the cheekbones, brown hair and eyes, varying in darkness to almost black; eyebrows level, often nearly or quite meeting over the nose, which is usually short and straight, maybe slightly aquiline, but never has the long, drooping point characteristic of the fair type of Maltsia e madhe . I fancy there is no Slavonic admixture at all in the small, dark Albanian type. There are certainly no Slavonic place-names in the parts where it predominates. (High Albania, Edith Durham, 1909) Kjo udhetare Angleze, pa njoftuni antropologjike, psikologjike, letrare, filozofike a tė ndonji profesioni tė pershtatshem me interpretue karakterin dhe kulturen e nji kombi, ka mbete nė histori si Shkencetare e Shpirtit tė Shqiptareve. Kjo ndodhe vetem nė Shqipni. Ne e cojme nė qiell kete turiste, aboslutisht tė panjoftun nė Agnli, ndersa ajo nuk ka as respektin ma tė vogel per shqiptaret autokton ose shqiptaret e vegjel e tė zi sic i quan ajo. Por ajo nuk asht e vetme. Para pak vjetesh nji shkrimtare amerikane shkruante nė nji reviste amerikane se nji shumice shqiptaresh nė rrethin a Kukesit, rreth 30% simbas asaj, nuk i kane syte e erret, gja qė simbas asaj deshmon mbeturinat e fiseve Kelte nė Shqipni. Ajo shkruan "probably one third of albanians have blue, gray or greene eyes, which is probably a remnant of Celtic genes who roamed these regions for centuries". Keta shkrimtare harrojne nji gja, se nqs shqiptari origjinal nuk asht i bardhe, atehere as Socrates, Sophocles, Plato dhe vete bazat e civilizimit european nuk janė tė bardha. Rracat deri me emigracionet mbas Luftes se Dyte Botnore kane pase vazhdimesi Kohore dhe Hapsinore. Aty ku kane mbarue zezaket kane fillue arabet e hebrejte, aty ku kane mbarue arabet kane fillue tė bardhet (greket e sicilianet)
Biologjia Socio Politike e Shqiptareve Dikush mundet me thane se ngjyra e syve, flokeve dhe lekures nuk kane randesi. Gja qė asht e vertete per disa dhe e pa-vertete per disa tė tjere. Por per kete shkrim ngjyra natyrale e cfaredo objekti, qofte ai objekt edhe nji person i gjalle, asht e parandesishme. Asht ngjyra socio-politike ajo qė ka randesi. Shqiptareve u asht dhane nji ngjyre e zeze nė aspektin socio-politik. Keshtu cdo gja e bardhe, blue dhe e verdhe qė simbolizon Evropjan "Arian" shihet si dicka e huaj nė trupin e Shqiptarit, ndersa gjithcka e erret dhe e zeze qė perfaqeson Perandorine Muslimane shihet si autoktone shqiptare. Ky pershkrim i prototipit biologjik shqiptar bahet me qellime specifike socio-politike, jo biologjike, as prej paragjykimeve fetare. Qellimi asht me klasifikue shqiptaret si jo-european prandaj edhe asht esenciale me analizue kuptimin e kesaj tendencie tė zezakesimit shoqnor tė shqiptareve.. Domethanja e kesaj zezakesie shqiptare ka nji kuptim specifik. Shqiptari nuk asht autokton nė shqipni, ai asht kolonizator i tokave tė bardha europeane qė ka ardhe nė Ballkan gjate pushtimit turk. Shqiptari asht Turk, arab, jevg, gabel, magjyp, por jo i bardhe. Bardhesia e shqiptarit asht e mujtun vetem, simbas Edith Durhamit, kur ai perzihet me Shkjete. Kjo atehere do t'u jepte tė drejte Serbeve e Milloshevicit me na spastrue prej Kosovet e deri prej Shqipniet sepse simbas kesaj teorie na kena zaptue tokat e tyne gjate hyqymit tė padishahit. Edhe greket pretendojne tė njajten gja per gjithe tosknine, pra se tosknia asht toke e pushtueme prej kolonizatoreve arabo-turq gjate pushtimit Osman. Keshtu qė edhe nė syte e Grekeve krejt Tosnkia asht nji perziemje arabesh, turqish, jevgjesh e magjypesh qė simbas tyne ka pushtue Vorio Epirin. Kjo asht edhe teza e Serbeve se Kosovaret janė pushtues arabo-turq qė kane pushtue Kosoven, zemren e Serbise. Simbas ketyne tezave atehere janė tė verteta thirrjet se Europa e Amerika po ndihmojne terroristet tue ndihmue Kosoven sepse, simbas ketyne tezave, e gjithe shqipnia qenka nji shtet i nji race tė perzieme me fise jo-tė-bardha (ashtu sic janė Puerto Rikanet nė Ameriken Veriore) Edhe ata pak shqiptare tė bardhe qė paten egzistue nė kohen para se Shqipnia me u putue prej Turqeve, simbas kesaj teze, kane mbete tė izoluem nė malet shqiptare ose kane humbe se janė perzie me rracen e zeze. Kjo perzuemja raciale, gjithnji simbas ketyne tezave, ka ba qė shqiptaret me u tjetersue si european dhe me ju bashkangjite interesave tė perandorise Turke e cila e ka mireprite Shqipnine, i ka dhane asaj force dhe mandej Shqipnia e ka perdore kete force per me qite Kosovaret prej Kosovet, Greket prej Toskniet, dhe Malazezet prej Shkodret. Por e gjithe propogande anti-shqiptare injoron ato ngjarje tė vitit 1913 ku gjysa e Shqipnise ju dha Grekeve e Shkjeve. Sikur turqia t'a kishte dashte Shqipnine ajo s'do t'a kishte coptue. Kesaj i duhet shtue edhe fakti se per 500 vjet Turkia nuk investoi nė Shqipni nė gja tjeter pervec Kazermave ushtarake dhe Xhamijave, ndersa vazhdoi me mbledhe taksa dhe me marr nė ushtri djemte shqiptare tė cilet diqen diku nė shkretinat e arabise tė therun si me qenė kafshe sakrificet.
Feja = Raca Cdo shqiptar qė jeton nė New York asht perballue me nji person i cili e ka dvete shqiptarin: A flet Arabisht. Megjitheate, asht fakt biologjik, tė pakten ishte para emigrimeve masive tė 30 vjeteve tė fundit, qė tue fillue nė Arabi, sa ma afer t'i afrohesh veriut/fiseve gjermanike, aq ma tė bardhe dhe ma t'e gjate bahen njerezit . Pse shqiptaret identifikohen me Arabet? Pse jo Greket? Qipriotet? Armenasit? Feja! Kjo asht Pergjigja! Feja. Asht e pamujtun per nji njeri perendimor me e konceptue nji musliman si tė bardhe. Keshtuqe erresimi biologjik i shqiptarit vjen prej tendencise me identifikue fene me racen. Ky asht edhe parimi i ketyne shkrimtareve "hulumtues" tė rraces shqiptare tė cilet po krijojne imazhin e shqiptareve si kolonizatore tė Ballkanit. Kjo pikpamje na zhvate nė vazhdimesine Iliro-Shqiptare dhe na veshe pa-vazhdimesine e nomadit dhe tė uzurpuesit tė ballkanit me origjine turko-jevge-arabe-vllehe.
Shqipnia Post-Sllave = Neo-Kolonializem Tash-per-tash duket se Greket s'mund tė kene pretendime rreth Tosknise dhe se Kosova asht tashma de-fakto nė periudhen post-serbe. Si atehere ndikon ky zezakesim i vazhdueshem i shqiptareve? Errsina fizike qė projektohet nė tipin autentik shqiptar prej tė huejve shitet me qellim me identifikue shqiptarin me erresinen shpirtnore tė terrorizmit, gangsterizmit, prostitucionit dhe injorances. Ky zezakesim i shqiptareve ka per qellim me krijue nji shtrese tė ulte nė Ballkan e Europe e cila do tė perdoret per pune krahit, do tė shfrytezohet nė pune qė Greket e Shkjete i refuzojne, ndersa vajzat (e tash edhe djemte e ri) do tė shfrytezojen si objekte kenaqesiet seksuale ose si sherbetore shtepiash e restaurantesh. Shqiptaret do tė bahen rrace Skllave e rraces Sllave.
Legacia e pershkrimit tė Shqiptareve si Race e Zeze prej Edith Durham vazhdon.
Sot Robert Elsie shkruen per authenticitetin tone sikur ai me qenė vete Lek Dukagjini. Ne fjalorin e termave tė librit tė tij Songs of Frontier Worriors (SFW), Kange Kreshnikesh ("KK") ai refuzon me e identifikue Gjeto Basho Mujin si hero i mitologjise shqiptare. Ai jep vetem reference per emnin Mujo. Gjithashtu Ai refuzon me identifikue Sokol Halilin si Sokol, dhe jep vetem referenca per Halil (SFW, 370). Areseja qė ai refuzon me i identifikue keta dy emna kaq popullore nė Malcine e Madhe, Rugove, Dukagjin e Kosove asht se kjo do ta shtynte autencitetin e Epikes drejt burimeve shqiptare, cka asht e papranueshme per Elsien. Ne spjegimin e Mujit, tue lane mbas doret fjalen shqiptare me mujte, Elsie thote se emni Mujo vjen prej emnit Mustafe. (Ai e permende kalimthi se shqiptaret thone se emni Mujo/Muji vjen prej fjales me mujte por e kalon kete fakt si dicka tė parandesishme -- natyrisht kur shqiptaret flasin per vetvetin s'u duhet vu mendja). Elsie shkruen se emni Gjeto asht huajte prej fjales Turko- Serbe ćetobaśha, kryetar cetet (se sa tė aferta janė serbishtja e turkishtja dihet), ndersa Basho asht marre prej emnit BylykBashi, nji titull Turk. S'parit, fjala ēete, pavaresisht se nga vjen, asht fjale shum e perdoreshme shqiptare dhe askush, me mende nė krye, nuk ka si e ngaterron emnin Gjeto ose Gjeke ose Gjoke ose Gjon ose Gjin, ose Gjovalin, me emnin Ēete. S'dyti, pa permende se si u zhduk Bylyku prej emnit Bylykbash. Si u ckap bashi dhe ju ngjit ēetes e keshtu nga fjala ēete the bylykbash u formua emni Gjeto Basho Muji. Ēete + Bylykbash = Gjeto Basho Muji ??!!! S'treti, si u shkri Mustafa nė Gjeton e Bashin? S'katerti, si hini Bylyku nė hierarkine e cetave tė Jutbines pa sjelle me veti edhe oficerat e tjere tė ushtrise turke? Sikur Cetat e Jutbines me pase perdore hierarkine Turke tė ushtrise, atehere ata do tė kishin perdore edhe emna tė tjere eproresh e vartesish Ottoman dhe cetat nuk do tė kishin jetue nė kudha, nė lugjet e verdha, por nė gazerma turke prane ndonji lumi. Nji njohje kaq a mire e shoqnise turke nga ana e rapsodeve do tė kishte sjelle edhe personazhe turke nė Epiken Shqiptare. Por i vetmi personazh turko-arab asht Balozi i detit i edhe cili asht vetem personazh metaforik. Ideja e bajlozit personifikon njerezit e zi qė vine prej detit(Turqit) dhe kerkojne taksa, vene, ushtare, e vajza, gja qė ashte e vertete sepse ushtria turke u ka dhane tė drejte ushtareve tė vet me plackite dhe me perdhunue grate e vendeve tė pushtueme -- robinat sic i kane quajte ata. Nji shembull i tille asht edhe Pasha Boshnjak qė u pat betue se ose Malcia do t'i japin atij Noren e Kelmendit ose ai do t'a bante Malcine shkrumb e hi. Ne nji shembull tjeter edhe ma tragjik: nė Kruje egziston nji vend i quajtun Guri i Vashes ku vajzat Krutane janė lidhe dore per dore dhe kane kecye nė humnere nė menyre qė mos me ra nė dore tė ushtareve turq. Lidhja dore-me-dore asht shum simbolike sepse secila vajze do tė kishte mujte me e leshue doren e vajzes qė hidhej nė humnere dhe keshtu me e pre vargun e vetvrasjes kolektive, por vargu ka vazhdue deri sa tė gjitha kane ra nė humnere. Por simbas Robert Elsie, Balozi nuk asht Turk. Ai asht Italian. Specifikisht Ambasador Italian. Ambasador! Gjergj Elez Alia nė anen tjeter asht Turk -- simbas Robit. Tash pse Gjergji, nji Turk, ka pase emen Katolik shqiptar nuk dihet. Por "humori" i Elsiet nuk mbaron me kaq; Balozi simbas Elsiet asht nji Ambasador Venecian nė Stamboll (SFW, 367). Natyrisht ketu na del faqe edhe nji tjeter problem --Gjergji asht i Zi (Turk) ndersa Balozi i Zi asht i bardhe (Italian). Keshtu qė titulli i kanges duhet me qenė jo Gjergj Elez Alia dhe Balozi i Zi, por Gjergji i Zi dhe Balozi i Bardhe. Gjithashtu asht e cuditeshme se si Ambasadori Venecian me sherbim nė Stambolle paska ardhe nė Shqipni e kerkue vene, gra dhe desh tė pjekun. Me siguri qė Ambasadori Venecian, pra Balozi i Zi i Robert Elses, do t'e kete qenė Bosi Origjinal Siqelian. Spjegimi i Elsiet per Balozin e Z nė anglishti, "...the word baloz derives from Ital. bailo, the title of the Venetian ambassador to the Sublime Port... (SFW 367)." Spjegimi i Elsiet per Gjergj Elez Aline nė anglisht, ".. Gurz Ilyaz, would seem to be an historical figure. He first appears in Turkish land registers as a landowner in the year 1455... (SFW 369)."
Na jena me fat qė Elsie nuk ka studiue herojt e tjere sepse ai do ta kishte qite
edhe Prenk Calin turk. Dhe kjo do tė kishte qenė shum e lehte sepse Prenk Cali
āsht pas ardhs i Memes Smajlit. Robi do te gjenti ndonji idiot turk
me mbiemnin Smajli dhe keshtu Preka do te na bahej turk ne duert e Robit.
Ku bjen Jutbina? Simbas Elsiet Jutbina asht qyteti Udbina nė Kroaci, afer Lumit Lika, 50 km nė verilindje tė qytetit tė Zadarit. Po atehere pse nė SFW nuk permendet as Zadari as Lumi Lika, por permendet Kotorri, vendi ku ka qenė kufini i shkjeve para se mu u ule e me zhvate tokat shqiptare perrreth Podgorices e Tivarit. Gjithashtu permenden Bjeshket e Namuna dhe nallbanet e Shkodres por jo tė Zadarit. Elsi e pershkruen Jutbinen si nji vend musliman, por percudi nė harte ai e gjene Jutbinen nė nji vend katolik, nė Kroaci. Si kane jetue muslimanet dhe aget musliman nė zemer tė Kroacise Katolike nuk spjegohet. Per ata qė kane lexue Kanget e Trimnise/Epiken ata e dine se Muji e Halili jetojne nė Lugje tė Verdha dhe se Jutbina nuk asht ndonji qytet tregtar apo baze ushtarake Turke buze lumit, por emni i perbashket i Lugjeve tė Verdha ashtu si Malcia e Madhe asht emni i Perbashket i shtat Maleve --Hotit, Grudes, Kelmendit(plus Rugova, Vuthajt, Martinajt), Kastratit, dhe Shkrelit, Trieshit, Kojes Kucit. Sikur Jutbina me qenė qytet, atehere cetat e Jutbines nuk kane nevoje me shkue nė qytet me ble as me mbathe kuajt. Gjithashtu kur shkjete vine nė Jutbine ata nuk ndalen as prej policise se qytetit, as princit tė qyetit, as pashes as ushtareve turq. Ata hijne ne nji zone Malore e cila ruhet vetem nga tradita dhe ligji i vendasve - Kanuni. Nqs Jutbina qenka nji qyte fushor prane nji lumit, atehere ku janė aniet dhe ku asht porti. Prej ku erdhen Lugjet, qė thjeshte dmth lugina nė male. Prej ku erdhen Oret, Zanat e Shtoizovallet, tė cilat jetojne nė pyje dhe jo prane lumejve fushore. Po dhite e egra si jetuekan ato nė Jutbine? -- Ne Qytet? I paskan zbute edhe dhite e egra? Edhe do t'i mjelin me siguri! Dhe ushqejne Robin me ate tamel bjeshkes. Kjo mund te jete aresyeja pse Robert Elsie asht i Ēmendun. Puna e dhive edhe mund te rregullohet. U duhet nderrue emni nė Dhi tė Buta me brina Ashtit dhe jo Brina Arit... robi i zotit.
Krahina Fjala Krahine simbas Elsie vjen prej fjales sllave krajina. (Krajina. CSF, 370). Nji fjale kaq shqiptare dhe me etimologji kaq tė thjeshte si fjala krahine bahet problematike per Elsien -- krah asht gjymtyra e njeriut. Kur dikush pyet se ka shkohet, p.sh., nė Jutbine, pergjigja shoqnohet me nji gjest tė dores qė tregon drejtimin se ka bjen Jutbina. Kjo kerkon edhe levizjen e krahit. Prandaj kemi edhe shprehjen nė nė ate krah. Xhesti i krahit ka evolue nė forme linguistike dhe asht ba krahine, pra nė ate krah. Krahina nuk asht toponim egzakt si p.sh. Prishtina, por nji pergjithesim i nji zone, si p.sh. Krahina e Tepelenes. Tepelena dihet se bjen diku nė jug tė Shqipnise (nė ate krah) dhe se popullohet prej fiseve Labe por vendi egzakt nuk percaktohet me fjalen krahine. Vetem gjasimi i fjales Krahine me nji fjale shkjenishte merret automatikisht prej Elsiet se nė e kemi perla edhe kete fjale prej shkjeve. Pavaresisht se prej ka vjen, fjala Krahine, ajo asht aq shqiptare sa asht fjala Shqiptar.
Dikotomite e Robert Elsie: Krahine vs. Krajli Islamik vs. Kristian Shqiptar vs. Sllav Ēete vs. Shoqni civile Bandit Shqiptar vs. Qytetare Sllave I zi vs. I bardhe Jo-european vs. European Cete terroriste muslimane shqiptare vs. Qytetaret European (shkjete)
Per Robert Elsie, Krahine dmth Territor Musliman. Ai ngulmon nė skemen e tij anti-shqiptare me personifikue gjithcka shqiptare si authentikisht-jo Evropjane dhe gjithcka sllave si Evropjane. Krahina edhepse simbas atij asht nji fjale shkjenishte, prapeseprape perfaqeson popujt musliman (?), terrorista tė Jutbines Krahine asht e kunderta e fjales Krajli qė dmth territor kristian. Pra Jutbina asht nji vend Islamik ku jetojne shqiptaret ose boshnjaket--Muji e Halili s'e bashku me bandat e tyne terroriste islamike, ndersa Krajlia asht nji vend Kristian ku jetojne Shkjete e civilizuem. Keshtu Robert Elsie arrin qellimin kryesor tė tij, ate me paraqite Cetat e Jutbines si banda terroristesh muslimane qė vjedhin, plackisin e perdhunojne vendet Kristiane tė Europesn (Krajline). Ky asht kulmi i idiotizmit. Nqs Jutbina asht ne Kroaci ajo do te ishte zone Katolike. Atehere pse u kendohet me kaq pasion "muslimaneve terrorista". Si u kenduakan kroatet muslimaneve terrorista qe sulmojne kroacine e serbine? Gjithashtu sikur keta muslimanė te luftonin kunder shkjeve me kaq pasion, atehere ku jane turqit te cilet duhet patjeter te ishin forca kryesore dhe ndersyese e bandave shqiptare. Turqit nuk egzistojne ne epike. E vetmja kohe qe gjinden turqit asht perdhosja e epikes qe u bahet nga kangetaret muslimane shqiptare. Por epika perdhoset edhe me cifteli. Disa, kristian dhe musliman, e kendojne epiken me melodi ciftelie e shargie. Nganjihere e shoqnojne ate edhe me cifteli. A mos do te thote kjo se Epika e paska prejardhjen nga kanget me cifteli e shargi, dhe si rezultat nga turqia e afganistani?
Nė kanget e Epikes nuk gjenden referenca fetare Mbiemnat musliman nuk tregojne perkatesi muslimane nė Shqipnine Verilindore. Kelmendi, krahina qė s'bashku me Rugoven janė zemra e herojve dhe heroinave tė Epikes dhe gjithashtu shpirti ma krijues i Mitologjise Shqiptare ka nji shumice familjesh me mbiemna musliman si Elezi, Alia, Sulejmani, Selmani, etj. Ndersa shum familje muslimane nė Shqipni, sidomos nė Diber, Lume e Mat, kane mbiemna katolike si Gjoni, Doda etj. Islamizimi i Epikes Shqiptare nuk perkon as me sjelljen dhe menyren e jeteses se Ageve. P.sh. pse Muji e merr fuqine prej Zanave dhe jo prej perendive muslimane. Pse Aget e Jutbines i luten Oreve dhe jo Allahit. Si ka mundesi qė Aget e Jutbines nuk shkojne asnjihere nė Xhami. Si nuk takohen asnjihere me hoxhen? Si ka mundesi qė nuk i mbulojne grate me perce? Si martohen me shkje dhe si bahen vllazen-gjakut me shkje? Te gjithat keto pyetje munden me u ba edhe nė lidhje me fene katolike? Aget e Jutbines nuk kane as prift as kishe. Nuk mbajne as kryqa as nuk e marrin fuqine prej zotave kristian.
Lugjet e Verdha Elsie refuzon me i quajte Lugjet e Verdha tė verdha. Ai i quan ato tė gjelbra sepse keshtu u thokan shkjete. (CSF, 370).
Frontier Warriors Frontier Warrior āsht simbas Elsiet fjala qė i pershkruan kanget e Mujit e Halilit. E verteta asht se ata qė i kendojne keto kange, nė Malci e Rugove nuk i kane quajte ato Kange Kreshnikesh, por Kange Trimash. Fjala Trim nė keto zona ka kuptimin e fjales angleze Gentlemen dhe jo tė fjales Trim (Guximtar). Trim asht menyra se si grate e Malcise dhe Rugoves u drejtohen mashkujve. Kurse mashkujt u drejtohen grave me fjalen Fisnike-- fjale qė i afrohet fjales Lady. Fjalet Trim & Fisnike kanotojne prejardhje fisnike/nobel, pasterti gjakut - prej fisit tė mire P.sh. kur nji grue kalon perbri burrave, ajo u drejtohet atyne, Ai ini trima. Burrat i pergjigjen, A je Fisnike. Por nė perdorimin specifik tė Epikes fjala Trim (Kange Trimash) i afrohet ma shum fjales Kalores, kjo sa per aventurat e tyne sa edhepse Aget s'mund tė imagjinohen pa kuajte e tyne. Trim=Knight Kange Trimash = Knight Tales .
Interesant asht edhe pershkrimi i Kulles, shtepiave tipike 2-3 kateshe tė Malcoreve e Rugovasve. Simbas Elsiet kjo fjale vjen prej Persiet dhe dmth Maja e Malit (Mountain Summit, top, SFW 370). Se si lidhet fjala persiane mal me fjalen Shqiptare shtepi 2-3 kateshe nuk dihet, por Elsi vazhdon me perpjekjet e tij me gjete gjithcka shqiptare nė Lindje tė Mesme. Personalisht une nuk e kam vizitue as Persine, as Turkine as Arabine, por fotografia e nji kulle qė e psonisa nė internet nuk me duket shtepi tipike e Lindjes se Mesme dhe nuk i perngjan Majes se ndonji Mallit qė une kam pa deri sot.
Lahuta Fjala Lahute asht e veshtire per Elsien. Ai asht i detyruem me e pranue se asht fjale shqiptare dhe se nuk ka rrjedhe prej shkjeve ose prej tartareve. Megjithate simbas Elsiet, affiniteti i fjales Lahute me fjalen Lute nuk ka ndonji lidhje me Kanget e Trimave-- ai kambngule nė origjinen Islamike tė Epikes dhe vete popullit shqiptar, cka nuk duhet ngaterrue me fene origjine islamike per Elsin dmth se shqiptaret janė biologjikisht jo tė bardhe, se ata kane ardhe si kolonizator me ushtrine turke, feja asht dicka personale. Sikur fjala Lute me qenė boshnjake apo turke, me siguri se Elsie do tė kishte arrite nė konkluzion se nė e kemi perla edhe kete vegel prej tyne, por Lute na con nė Europen Perndimore dhe kjo asht e papranueshme per Elsien spese nė shkojme nė Europe/Realmin e Kristianeve vetem si terrorista tė Krahines Muslimane tė quajtun Jutbine, pra terroristeve Islamike. Cfaredo lidhjet e shqiptareve me boten para islamiko-turke asht e papranueshme per Elsien sepse kjo do t'i bante shqiptaret autokton nė Shqipni dhe jo kolonizator prej arabiet. Ne spjegimet e tij tė duket sikur nė nuk kemi egzistue nė Shqipni perpara se me ardhe turqit por kemi ardhe bashke me Janicieret e Anadollit sikur jevgjit e gabelet.
Kotorri i ri, simbas Elsiet (dhe torollakut Stavro Skendi) nuk asht Kotorri i Malit tė Zi por nji qytet nė Kroaci prane Zadarit. Simbas gjysmakut Skendi, shqiptaret e kane ngaterrue fjalen Ravni (fushe) me fjalen e Re, tė Reja e keshtu kane arrite nė fjalen Kotorr i Ri???. Keshtu ndodhe kure Lalucėt si Skendi mundohen me shkrue historine e Malcoreve. Shume shqiptare qė kane kendue me lahute nė Malci tė Madhe e Rugove kane fole edhe shqip edhe shkjenisht se e ka lype puna e tregtia. Prandaj asht idiotike me ardhe ne perfundimme kesi zgjidhjes torollake.
Bjeshket e Namuna Elsie e len jashte pershkrimin dhe vend ndodhjen e Bjeshkeve tė Namuna sepse ato ndodhen mbrenda territorit shqiptare. Kjo per aresye tė dituna. Si ka pase Halili me dale prej nė Jutbine nė Bjeshke tė Namuna? Simbas Elsiet kjo do tė nenkuptonte nji udhetim prej nė Kroaci nė Shqipni, mbrenda dites. Gjithashtu ai nuk reagon tė itenerari i Halilit, i cili ngjitet prej nė Lugje tė Verdha nė Bjeshke tė Namuna, nji itinerar tipik i Rugovasve e Malcoreve tė cilet ose per pune ose me cue bagetine nė kullota verore janė detyrue me u ngjite prej luginave, ku ata jetojne, nė Bjeshke sepse atje ka kullota ma tė mira gjate veres.
Simolet e Epikes Nji prej simboleve ma kryesore nė kanget e epikes asht edhe tamli i gjinit. Libri i Elsiet fillon me kangen "Fuqia e Mujit". Ne kete kange Muji, adoleshent nė moshe, pajton femijet e Zanave tė cilet ai i gjene tue qajte. Per shperblim Zanat i japin Mujit force qė ai me qenė i afte me mujte shoket e vet tė cilet e tundojne. Kete Zanat e arrijne nepermjet tamlit tė gjinit. Per Robert Elsin kjo mundet mos me qenė e randesishme, por per shqiptaret Tamli i Gjinit ka randesi tė madhe sepse vete Kalaja e Rozafatit ka nė themel tė saj nji grua qė kerkon me ja lane jashte gjinin e djathte me ushqye femine e saj. Na kala tė Rozafatit del nji uje i bardhe tė cilin shum njerez e konsiderojne sherues. Se a asht sherues apo jo "uji i bardhe" nuk ka randesi. Ajo qė ka randesi asht lidhja nepermjet tamlit tė gjinit e Rozafes, gruas se murosun nė kala, me Zanat qė fuqizojne Mujin.
Nji simbol tjeter i Kangeve tė Epikes Shqiptare asht edhe Dhia e Eger, zakonisht tė permenduna si tri dhite e egra me briena arit. Zanat e marrin fuqin prej ketyne dhive. Dhia e eger ka domethanje themelore nė mitologjine, historine, shpirtin e kulturen shqiptare. Para s'gjithash Dhia e Eger, simbas Malcoreve e Rugovasve, asht e paprekeshme. Ajo zotnon nji fuqi magjike qė e bane ate imune ndaj forcave tė djallit. Keshtu edhe Zanat arrrijne me mposhte forcat e erreta tė natyres cka I ban ato edhe e kunderta e shtoi-zo-valleve tė cilat perfaqesojne forcat e erreta dhe misterioze tė natyres. Ma e randesishme asht se vete Heroi yne Kombetar Gjergj Kastrioti e ka perdore Dhine e Eger si simbol tė principates se tij.
Dielli, Oret, Zanat, e Shtoi-zo-Vallet, Gjarpni, Shqiponja (Dietite e Epikes) Oret, Zanat e Shtoi-zo-Vallet janė edhe sot si dieti nė Malci tė Madhe e Rugove. Vrafte Ora, dekte Ora, e bukur si Zana, zanin si Zana. Me ndeshe, dmth me shkele nė pasunine (kryesishte sofren) e shtoi-zo-valleve. Edhe sot besohet me qenė aresyeja pse disa njerez qe ēmenden. Sikur me perdore kete shprehje ne lidhje me Skendon dhe Elsien, atehere duke iu referue sharlatanizmit, idiotizmit, dhe perversionit qe ata i bajne Epikes e Mitologjise shqiptare, mund te thuhet se ata "KANE NESHE NE SHTOI-ZO-VALLE" dhe jane marrose. Malcoret e Rugovasit thone, ka ndeshe ose ka hase. Nji imazh tjeter qė gjindet nė Kanget e Trimave/Epiken shqiptare asht edhe gjarpni cili asht ora e shtepise. Nji njeri qė beson nė mitologjine shqiptare (Nji Malcuer i Vertete) kurre nuk e vret nji gjarpen afer shtepise se tij sepse besohet se gjarpni ruan shtepine dhe asht vete ora e shtepise. Ne shum heroj verehet mbas dekjes se tyne se ata kishin gjarpnin (oren) mbrenda ne trup.
Origjina e Epikes Ne filmin "Niebelungen" tė Fritz Lang rapsodi Gjerman kendon me luten gjarmane nė tė njajten menyre sic kendojne rapsoded nė Malci tė Madhe e Rugove, pra ulun kambekryq, lahuten nė mes tė kambeve dhe tue i ra me hark. Arkeologet dhe historianet e botes deshmonje se Iliret kane jetue perbri Gjermaneve e Kelteve deri nė shekujt kur Sllavet u dynden nė jug. Shume besojne se Austria ishte nji hapsine Iliro-Kelte. Lahuta dhe trashigimia kulturore e Gjermaneve deshmon per nji tradite para-sllave, para-turke tė epikes. Tradita rapsodike mundet me pase ardhe prej grekeve, nė Iliri dhe mandej nė Teutoni (fiset gjermane) ose ndoshta edhe e kunderta. Nuk asht e vertete se Epika ka fillue nė shekujt 16--17 sic thote Robert Elsie. Ajo ka fillue shum ma pare dhe themelet e saje janė para-kristiane, para-islamike.Ne i kemi kendue me lahute qyshese nė i jemi Lute Ores. Lahuta frymezohet nga Zanat dhe jo Bibla apo Kruani. Tryeza e Shtoizovalleve dhe territori i Tyne asht vendi i truem per Malcoret dhe jo , Hada, Ferri a Xhehnemi.
Influencat Natyrisht qė Epika asht influencue perj kohes nė tė cilen ajo ka egzistue. Agajt, p.sh., janė tituj musliman. Ne kohen e Turkise katoliket kane qenė tė persekutuem dhe nuk kane pase poste drejtimit (si nė kohe tė Enverit e Nanos) Keshtuqe autoriteti, zotnia tipik Shqiptar, sidomos nė veri tė Shqipniise, asht quajte Agė ashtu si sot dikush mund tė quhet Boss, ndersa nė jug zotnia ka qenė Beu i fshatit ngaqe ne jug nuk ka pase qytete te mirefillta --gjithashtu edhe ky titull Turk. Titulli Agė ka qene titull zyrtar vetem ne Toskni. Ne gegni Agė dmth Zotni. Ne vecanti ne shqipnine veri-perendimore, ngaku Epika vjen, nuk ka Agė. Ne Shqipni ka pase dy klasa tė nalta, ate tė aristokracise vendase pjese e tė ciles kane qenė tė ashtuquajtunat Familje tė Medha, Bajraktaret e Vojvodet dhe to Ageve tė cilet janė ata persona tė pasunuem rishtas nepermjet turqve si aget e gegnise dhe bejleret e tosknise -- kjo klase mund tė jete nji analogji per borgjezine perendimore. Mbiemni i Jutbinasve si Age tregon influencen e kohes por gjithashtu edhe respekt per Jutbinasit sepse Agė perdorej si titull nderi ne Veri (jo si titull zyrtar si ne Toskni) . Ne tė vertete edhe sot ka njerez musliman qė e perdorin titullin aga si rrespekt nė veri tė Shqipnise nė menyre tė ngjashme sikur nė sistemin mafioz tė Siqelianeve tė Amerikes perdoret titulli Boss. Kushdo mundet me u quajte Boss ashtu si nė Shqipni kushdo mundej nė ate kohe mundej me u quajte Age. Asht e natyreshme qė 500 vjet turkizem e kane influencue Epiken Shqiptare, por sic shihet, prape-se-prape nuk ja ka hjeke as edhe nji ashkel. Kujtoje pak hapjen e Lahutes se Malcis, ku Malcoret e Malcis Madhe, tė cilet pretendojne me qenė tė vetmit njerez nė Shqipni qė nuk e kane pranue Pushtimin turk, dmth kane ruajte gjuhen, ligjin, muziken, historine, traditen, dhe racen, betohen se janė gati me deke per mbretin e Stambollit.
Ne Epiken Shqiptare
simbolet dhe idete kryesore i referohen koheve
Epika nuk asht sllave Ne Epiken Shqiptare mungojne Gjobaret, Pleqte, Vojvodet e Bajraktaret te cilet jane tituj te sistemeve shoqnore te europes Lindore.
Perfundim Etiketimet Barbare dhe Pirate ndaj Iliro-Shqiptareve gjinden edhe sot nė fjaloret e gjithe botes. Meghitheate, sic shihet nga harta e maposhteme (jo e bame nga nji shqiptar) nė vitin 530 Para Krishtit (PK), Iliret ishin tė fuqishen dhe e kishin shtri territorin e tyne nė Italine lindore perkrah Etruskeve the fiseve Italike. Sikur Iliret me pase shkrue historine e kohes Romake, jo vetem qė iliret nuk do tė ishin paraqite si barbar dhe pirate, por as romaket nuk do tė ishin pershkrue me aq madheshti sa e pershruajne ata vetvetin. Gjate mesjetes Arbnia ishte e zhvillueme dhe integrueme nė nji sistem tė njajte me Europen, gja qė vertetohet nga shkrimet dhe arti i Rilindasve (Humanisteve) shqiptar qė emigruen nė Itali mbas pushtimit Turk- Barleti, Becikemi, Karpaci, Frangu, aktiviteti diplomatik i Kastriotit, puna e pakrahasueshme antropologjike e Dukagjinit dhe iniciativa Reformiste e Buzukut. Sidoqofte nė syte e disave nė ishim po ai popull barbarik e pirat i definitizuem prej Grekeve e Romakeve dhe do tė vazhdojme me qenė tė tille derisa tė arrijme qė etiketa e shqiptarit tė jete MADE IN ALBANIA _______________________ Copyright © Malcia 2005-2009 |