News Kultura  |  Video  |  Epika  |  Mitologjia  |  Kanoni  |  Gjuha  |  Letersia  |  Muzika  |  Historia  |  Shoqnia  |  Personalitetet  |  Ekonomia  |  Gjeografia  |  English

Kultura

- Arti

- Filmi

- Teatri

- Fotografia

- Moda/Modeling

 

Kritika Kulturore

- Identiteti

- Gjuhsia

- Tradita

- Humbja e Identitetit

 

Muzika

- Lahuta

- Fyelli

- Koralet

- Vallet

- Malcia & Muzika Magjype

 

Vajtimet

 

Filozofia

- Parasokratiket

- Platonistet

   -  iluminizmi

- Post Filozofia

   - ontologjia

   - hermeneutika

   - postmodernizmi

   - diskursi i fuqise

   - dekonstruksioni

   - egzistencializmi

   - modernizmi

   - strukturalizmi

 

 

 

Vritet Aleks Kekaj
Kryetar i Partis Demokristiane te Malcis Madhe

Kontributi i Elementit Katolik Shqyptár në Lám te Atdhetarís

Marin Sirdani

Per me mújt me énd e me kuptue aq sa duhet kontributin e elementit katolik shqyptar në lám t'atdhetarís, duhet me pás parasysh gjendjen e kombit tón, si në pikpamje politike, ashtu edhe në pikpamje fetare qysh nder kóhët e para të kristjanizmit e deri nder kóhët tona. Lypet nji traktim i atíll sepse çeshtja komtare shqyptare, si ka me u pa, ka qén perhér në ma të madhen lidhni me çeshtjen fetare-katolike. Sikur flirtja e vjeter, thót Shuflai, kje si nji kufi në pikpamje besimi. Këtu kufizóhen sot katolicizmi, ortodoksizmi e islamizmi". Âsht pra kjo nji çeshtje jo vetem e dobishme por edhe e nevojshme me u skjarue mbi veprën që zhvilluen në favor të komit pjestarët e njanës nder tri besimet e respekëtueme prej Statutit të Mbretnis Són.

Po në nji peshim kohe aq të gját, ku duhen zhvillue jo vetem ndodhít e rrethanat, por ndonjihér edhe situata e vendit, per mos me shkue teper gját, kemi me pershkrue vetem pikat që víjn me qít në shesh aktivitetin e katolikut shqyptar në lám t' atdhetarís per rreth të sa shekujve, deri në kohen e Turqve të Ri. Prej asáj kohe deri nder ditët e sodit kemi me e vijue në nji numer tjeter të ksáj riviste.

“Vrasja e Rexhep Qosjes”

Kadareja tentoi me asgjesue karakterin e Rexhep Qosjes me shkrimin e tij “Pabesia e nji Polemisti”. Ai arriti njifár suksesi me shqiptarët e thjésht të cilët kuptójn vetëm gjuhën emocionale, por prej nji kandveshtrimi mâ serioz, gjuha emocionale e Kadarés e përdorun në atë esse ‘asgjeson’ Kadarén, jo Qosjen.

Tue u nís prej fjalës “pabesia”, të përfshime në titullin e asaj sprove, ne shpresojme me u prezentue me nji përson negativ. Dhe Kadare nuk n’a zhgënjen. Qysh në rreshtat e pár të esés, gjuha vulgare e Ismail Kadaresë i përplaset lexuesit në fëtýr.  Ai e quan shkrimin e Qoses “të gját, të merzitshëm dhe po aq të pamoralshëm”.

 

Diskursi i Fuqise
 
Nik Leshai

 

Michael Foucault, filozofi mâ me influencë ne hulumtimin e Diskursit te Fuqise shkruen se sistemet e fuqise (sistemet shtetnore) impozojne praktikat e tyne diskursive dhe jane jo vetem prodhuese, por edhe ri-prodhuese te ketyne sistemeve, por jo ne kuptimin marksist te re-prodhimit te sistemeve shoqnore me qellim shtypjeje te masave.  Ai thote se ndryshimet jane te ngadaleshme, pothuaj te paperceptueshme dhe se ato riprodhohen ne sistemet mbasardhesi teroikisht dhe materialisht.  Ky riprodhim i imponohet shoqnise nepermjet kontraktave specifike ne mes te forcave dominuese politike, shoqnore, dhe ekonimike.

Me reprodhim teorik Foucault nenkupton koncepte te tilla si menyra definitizuese e nji klase apo i nji aspekti shoqnore.  Me reprodhim material ai nenkupton kufizimin i zonave ku jetojne te previlegjuemet dhe jo-te previlegjuemet, kufizimin e zonave ku jetojne popullesi me perspektiva te ndryshme prej njana-tjetres, si, p.sh. delimitizimi i racave, feve, dhe kombeve. 

 

 

Ismail Kadare

Në nji konferencë në Institutin Harriman, New York, e pyeta Ismail Kadarenë nëse ai e pati kuptue se komunizmi pati qenë i përkohshëm.  Per ketë pyetje, në nji intervistë dhânë gezetës “Illyria”, ai me quajti spiun të serbëve, spiun të sigurimit komunist, dhe anti-shqiptar.  Nuk janë shpifjet vulgare që më shqetsojnë aq shumë sa më habitë akuza se un paskam pasë edhe dy bashkëpuntorë—dy djem të ri nga nji 20 vjeç të cilët duhet të kenë qenë tri vjeç kur sigurimi shqiptar falimentoi.

Çunmulaj

E vetmja modele Shqiptare qe jeton me te ardhunat e profesionit te sáj ne prendim

Prelgjokaj

Nji prej artisteve Shqiptár shum te rráll qe jeton me te ardhunat e profesionit te tij ne prendim


 

  Copyright © Malcia 2005-2009. All rights reserved .